Mjeku shqiptar në Londër, Dr. Adrian Fandi, mjek i urgjencës, në një intervistë tregon për mutacionin e ri dhe situatën e koronavirusit në Britaninë e Madhe, si dhe për situatën e komunitetit shqiptar në Londër.
Fandi ka thënë se ky version i ri ka vendosur në rrezik jetën e të rinjve, një grupmoshë që deri më tani mjekësia mendonte se ishin të paprekshëm nga virusi.
“Gjendja ka nisur të përkeqësohet që përpara vitit të ri, kur vumë re që përveç shpërndarjes së shpejtë të virusit të ri, u rrit ndjeshëm numri i të sëmurëve në mosha të reja 25-35 vjeç. Virusi filloi të prekë edhe të rinjtë, që mendonim se ishin të paprekshëm apo që e kalonin pa simptoma. Pamë një rritje të rasteve me pneumoni bilaterale që kërkonin oksigjen, këtu u rrit alarmi dhe këtu filloi të përhapet te moshat e reja. Trajtimi nuk ka ndryshuar. Është i njëjtë me virusin e vjetër, të njëjtat ilaçe asteroide dhe antibiotikë, oksigjen terapi dhe fizioterapi kur i japim oksigjen për të mbajtur mushkëri të hapura. Një pjesë e mirë e të rinjve arrijnë ta përballojnë, por një pjesë tjetër kanë përfunduar të intubuar ose kanë humbur jetën”, tha ai.
Ai flet edhe për vaksinat kundër Covid-19 dhe procesin e vaksinimit. Dr. Adriani thekson se edhe pse jeni imun të vazhdohet të mbahet maska sepse nuk i dihet nëse imuniteti mund të mund virusin në sasi të mëdha. Maska është njëfarë filtri për të zvogëluar sasinë e viruseve që mund të merren.
“Rritja eksponenciale e humbjes së jetëve në Angli është në drejtim të kundër me të gjithë numrave që shikojmë në Evropë apo në Shqipëri, ku numrat janë shumë inkurajues. Këtu është rritur shumë numri i të prekurve dhe i të vdekurve”, tha më tej dr. Fandi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.