Mjeku shqiptar në Greqi Vasil Llajo flet mbi situatën aktuale në shtetin fqinj përsa i përket situatës së pandemisë së koronavirusit.
Ai thotë se ka pasur një rritje të rasteve pas festave çka solli rritjen e masave të lockdown përfshi edhe kufizimin e lëvizjeve dhe rregullat në kufijtë e vendit. Përsa i përket kufirit me Shqipërinë mjeku është për një lehtësim të masave rigoroze.
“Masat çdo shtet i gjykon sipas nivelit të të prekurve, fluksit të hyrjeve dhe daljeve dhe unë mendoj që masat janë shtrënguese, dhe ka akoma mundësi që të bëhen më të pranueshme për të dy krahët. Dhe pala greke të lehtësojë disi kalimin e njerëzve dhe jo vetëm të lehtësojë po të shtojë numrin e njerëzve që kalojnë kufirin gjatë ditës për arsye se të gjithë ata që janë me teste të kryera PCR nuk ka pse të vërë në dyshim rezultatin e tyre që vijnë nga Shqipëria. Për më tepër që ata bëjnë një testim të dytë në kufi. Nëse del ndonjë rast pozitiv i testeve të shpejta, nuk mendoj se është faji i testeve të kryera PCR në Shqipëri. Problematika duhet të gjendet te testet e shpejta që kryejnë në kufi”, tha Llajo.
Përsa i përket rasteve në Greqi të asaj që quhet koronavirus britanik, mjeku Llajo thotë se ishte e pritshme të shënoheshin raste edhe atje pasi nuk kemi një mbyllje totale të kufijve.
“Mutacioni i ri patjetër që do të pritej dhe në Greqi sepse ndërprerja e qarkullimit të njerëzve nuk është bërë mënyrë të menjëhershme dhe supozohet që ky mutacion ka shkuar para muajit dhjetor. Ai u diagnostikua në dhjetor por ekzistenca e tij ka qenë disa muaj më parë, që në shtator. Kështu që lëvizja e lirë e njerëzve e ka transmetuar në shtete të ndryshme dhe si e tillë as Greqia nuk ka qenë jashtë këtij fokusi. Lockdown ka qenë tri ditë dhe pas datës shtatë është bërë një javë për të gjithë shtetasit që vijnë nga çdo shtet jo vetëm nga Anglia”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.