Arban Domi, Drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë “Geovax”, bëri të ditur se sipas të dhënave të fundit sistemi imunitar i personave që kanë kaluar Covid, ruan një mbrojtje deri në 8 muaj pas kalimit të sëmundjes.
Në këtë kontekst, Domi tha në emisionin “Opinion” se për personat që e kanë kaluar Covid nuk është i nevojshëm aplikimi i vaksinës.
“Ai që e ka kaluar nuk është e nevojshme të vaksinohet. Të dhënat e fundit, jo më shumë se 1 apo dy javë përpara, kanë treguar se edhe pas 8 muajsh sistemi imunitar ka një mbrojtje të mjaftueshme.
Prova më e madhe është që të infektuar në botë janë 10 milionë, kurse riinfektimet janë me gishtat e dorës. Por nuk ka asnjë gjë të keqe për ta bërë vaksinën. Për mua është një humbje e dozës ta bëjë dikush që e ka kaluar”, u shpreh Domi.
Më tej mjeku shqiptar në SHBA, tha se vetë virusi tek personat që e kalojnë lë imunitet më të mirë se sa vaksina.
Përsa i përket vaksinave të tjera, si ajo kineze dhe ruse Domi tha se do të ishte dakord për çdo vaksinë që është aprovuar nga FDA amerikane apo EMA evropiane.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.