Shqipëri/ Sot nis vaksinimi, e para vaksinohet doktoreshë Najada Çomo

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Në Shqipëri nis sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19. 975 është shifra e dozave të siguruara dhe ditën e sotme do të nis vaksinimi për mjekët dhe infermierët e spitaleve COVID në Shqipëri.

Procesi i vaksinimit do të zhvillohet në 60 sportelet e vendosur në “Air Albania Stadium”.

E para që do të marrë vaksinën do të jetë doktoresha e spitalit infektiv në QSUT Najada Çomo.

“Mjekja Najada Çomo do të jetë e para që do të bëjë vaksinën, ndërkohë që sot mes mjekëve dhe infermierëve që pritet të vaksinohen janë edhe doktori Tritan Kalo, Pëllumb Pipero”, u shpreh Kryeministri Rama gjatë konferencës që zhvilloi me gazetarët.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.