Prej ditësh tashmë Shqipëria dhe rajoni janë përfshirë nga reshje të dendura shiu çka ka sjellë dhe një situatë problematike dhe përmbytje tokash.
Situatë problematike paraqitet në disa qarqe të Shqipërisë si në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, etj.
Deri më tani raportohet për mijëra hektarë tokë të përmbytur, si dhe rrugë të prishura e shtëpi të “pushtuara” nga uji, ndërsa informacionet zyrtare bëjnë të ditur se situata është më kritike në Obot të Shkodrës dhe në Lezhë ku uji rrezikon disa banesa, por ekipet e shpetimit janë në gatishmëri.
Emergjencat Civile ndodhen në terren prej ditësh dhe po punojnë për t’iu ardhur në ndihmë familjeve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë njoftim zyrtar mbi gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug. Në Kukës dhe Tropojë ka pasur rreshje bore gjatë natës, por tani qarkullimi vazhdon normalisht.
Ndërkohë në aksin Elbasan-Librazhd ka patur rënie inertesh, por qarkullimi tashmë bëhet me dy kalime.

Edhe në Berat-Çorovodë dhe Strelcë-Moglicë ka patur probleme, por tani qarkullimi vijon normalisht teksa po punohet për pastrimin e plotë të të gjitha akseve.
Ndërkohë, hidrocentralet e liqeneve po punojnë me kapacitet të plotë. Korporata Energjetike Shqiptare, thekson se shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe Komanit, nuk ndikojnë në zonat e nën Shkodrës.

Përsa i përket furnizimit me energji elektrike grupet e avarisë së OSHEE po angazhohen pa ndërprerje për rikthimin e normalitetit në furnizimin me energji në zonat e prekura nga defektet.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
Prej ditësh tashmë Shqipëria dhe rajoni janë përfshirë nga reshje të dendura shiu çka ka sjellë dhe një situatë problematike dhe përmbytje tokash.
Situatë problematike paraqitet në disa qarqe të Shqipërisë si në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, etj.
Deri më tani raportohet për mijëra hektarë tokë të përmbytur, si dhe rrugë të prishura e shtëpi të “pushtuara” nga uji, ndërsa informacionet zyrtare bëjnë të ditur se situata është më kritike në Obot të Shkodrës dhe në Lezhë ku uji rrezikon disa banesa, por ekipet e shpetimit janë në gatishmëri.
Emergjencat Civile ndodhen në terren prej ditësh dhe po punojnë për t’iu ardhur në ndihmë familjeve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë njoftim zyrtar mbi gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug. Në Kukës dhe Tropojë ka pasur rreshje bore gjatë natës, por tani qarkullimi vazhdon normalisht.
Ndërkohë në aksin Elbasan-Librazhd ka patur rënie inertesh, por qarkullimi tashmë bëhet me dy kalime.

Edhe në Berat-Çorovodë dhe Strelcë-Moglicë ka patur probleme, por tani qarkullimi vijon normalisht teksa po punohet për pastrimin e plotë të të gjitha akseve.
Ndërkohë, hidrocentralet e liqeneve po punojnë me kapacitet të plotë. Korporata Energjetike Shqiptare, thekson se shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe Komanit, nuk ndikojnë në zonat e nën Shkodrës.

Përsa i përket furnizimit me energji elektrike grupet e avarisë së OSHEE po angazhohen pa ndërprerje për rikthimin e normalitetit në furnizimin me energji në zonat e prekura nga defektet.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.