Oficerja Koordinuese për Diasporën në Athinë Joneda Dodaj së bashku me përfaqësues të ambasadës shqiptare në Athinë janë takuar me të rinj të Qendrës së Posaçme të Paraburgimit për Rininë në Avlona.
Pas takimit me drejtuesin e institucionit, Spiridon Patsogianni, dëgjuan prej të rinjve të qendrës kërkesat, ankesat dhe nevojat e shprehura. Të rinjve iu shpërndanë dhurata simbolike për festat e fundvitit dhe iu shpreh angazhimi i Ambasadës për t’iu ardhur në ndihmë duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion.
“Biseduam për pjesën e nevojave të të rinjve shqiptar. Gjuthashtu dhe mundësinë t’ju ofruar libra letrare. Ju dërguam dhurata simbolike për festat dhe në përgjithësi ishin në gjendje të mire shëndeti dhe nuk kishin ankesa për mënyrën se si i trajtonin”, thotë Joneda Dodaj, koordinatore për Diasporën në Athinë.
Vizita kishte në fokus shtetasit e rinj të cilët vuajnë dënimet ose që janë në pritje të dënimit të tyre, të drejtat e tyre si dhe mundësinë për ndihma materiale që mund t’iu ofrojë shteti shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.