SHBA/ “Janë më të mëdha benefitet”, infermieri shqiptar merr vaksinën e Moderna

E diel, 29 Qershor, 2025

Andi Hajdari është një infermier shqiptar që jeton në shtetin e Floridas i cili është pjesë e ekipit mjekësor amerikan që ka marrë vaksinën anti-COVID të Moderna.

Ai ka rrëfyer për Ora News eksperiencën e tij. “Gjithçka fillon me një regjistrim në internet në faqen në punën ku jam unë kemi një faqe dhe pas kësaj të thërrasin të thonë do të vish në këtë orë. Si proces pasi shkon atje plotëson një formular me të dhënat e tua, ke apo jo alergji nga vaksinat. Procesi më pas është i njëjtë si të gjitha vaksinat. Ndryshimi fillon pasi mbaron vaksinën. Qëndron për 15 minuta në observimin dhe qendrat e vaksinimit janë të gjitha me aparatura te oksigjenit, aparaturat për matje tensioni etj. Për njerëzit që e kanë pasur alergji nga vaksinat observimi është 30 minuta. Dhe nëse nuk shfaq alergji në këto 30 minuta je i lirë të shkosh. Unë kam marrë vaksinën e Moderna pasi Pfizer kërkon që vaksina të transportohet në një temperaturë shumë të ulët dhe jo të gjitha spitalet e kanë këtë lloj makinerie”, thotë ai.

Hajdari tha se nuk duhen patur dyshime për bërjen e vaksinës pasi sipas tij benefitet që merr janë më të mëdha se rreziqet

“Benefitet që merr nga vaksina janë më të mëdha sesa rreziqet. Janë gati 70 mijë njerëz që janë testuar nga vaksinat e Phiozer dhe Moderna. Ka pasur zero vdekje. Ka pasur 6 persona që kanë bërë vaksinën e Phizer që kanë shfaqur alergji, dy nga të cilët kishin pasur alergji të mëparshme ndërkohë që katër të tjerët janë shprehur që do e marrin dhe dozën e dytë, sepse rreziku është më i madh nga infektimi me Covid sesa nga vaksina”, përfundon ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.