“Shqiponjat e Mëndafshta” në Bari, dhurata e libra për fëmijët shqiptarë

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Shoqata shqiptare në Bari “Le Aquile di Seta” (Shqiponjat e Mëndafshta) zgjodhën që festimet në Konsullatën e Përgjithshme të Barit t’i realizojnë me fëmijët, pjesën më më delikate në këtë situatë.

Duke respektuar rregullat e masat anti-COVID, së bashku takuan shqiponjat e vogla të cilët morën dhurata edhe librat me përralla në gjuhën shqipe si dhe fletore pune, të cilat do t’i ndihmojnë deri në fillimin normal të klasave të gjuhës shqipe në Bari.

Ky takim është shoqëruar me tingujt e violinistes së talentuar Anila Bodini.

Shoqata e grave shqiptare “Shqiponjat e Mëndafshta” e krijuar këtë vit synon të mbrojë dhe përmirësojë historinë dhe të kaluarën e Diasporës Shqiptare në Itali, duke parë të ardhmen e komunitetit. Gratë shqiptare të Barit duan të jenë një risi me një frymë bashkëpunimi, duke mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe duke u përpjekur të ndërtojnë një rrjet më të mirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.