Irida Molla, mjeke shqiptare në SHBA tregon se nuk ka asnjë simptomë apo efekt anësor nga vaksina, përveç ndjeshmërisë normale të dhimbjes tek vendi i injeksionit.
Ajo tregon se nuk e ka kaluar COVID-19 , por vaksinën duhet ta bëjnë si ata që janë infektuar më parë, edhe ata që nuk e kanë kaluar ndonjëherë.
Irida tregon se vaksina është dritë në fund të tunelit dhe shpresa se një ditë pandemisë do i vijnë fundi prandaj i bën thirrje të gjithëve të vaksinohen.
“Unë jam në përballje ditë për ditë me COVID-19, jam ditë për ditë me pacientë. Kemi parë dhe humbje jete, edhe kolegë, ka lënë dhe impresion të thellë. Pjesa më e madhe që nuk besojnë tek një vaksinë e re, sëmundje e re, këtu hyn dhe funksioni jonë si profesionist, për të përhapur lajme. Është dhe grupi tjetër i rrymës anti-vaksinë. Ata janë të fiskuar, është më e vështirë për t’i bindur. Por me edukim, me sensibilizim”, thotë ajo në “Kjo javë” në News 24.
Si kudo në botë, mes kësaj pandemie edhe në SHBA është situatë e rënduar. Prandaj ajo apelon se duhet të vaksinohemi sa më shumë dhe që kësaj pandemie t’i vijë fundi një ditë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.