COVID-19/ Suedia ndryshon strategjinë në luftën kundër virusit

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Suedia ka nisur t’i trembet koronavirusit, për herë të parë në Suedi u është thënë qytetarëve që të fillojnë të mbajnë maska në transportin publik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas Euronews, rekomandimet, të njoftuara të premten, përcaktojnë që suedezët duhet të mbajnë maskë fytyre në periudhat e pikut kur “bllokimi nuk mund të shmanget” – një kthesë e dukshme nga qasja e kritikuar e vendit ndaj pandemisë.

Po sipas Euronews, kryeministri Stefan Löfven tha se kufizime të tjera do të hyjnë në fuqi, të tilla si përgjysmimi i numrit të njerëzve që mund të ulen së bashku në një restorant.

Më parë, tetë persona mund të darkonin së bashku, por kjo do të shkurtohet në katër, ndërsa shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 20:00.

Kjo e fundit do të hyjë në fuqi në prag të Krishtlindjes, ditën që suedezët zakonisht shkëmbejnë dhuratat e tyre.

Gjithashtu u njoftuan kufizime të mëtejshme për njerëzit që hyjnë në qendrat tregtare dhe palestra dhe punëtorëve jo-thelbësorë u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

Nxënësit e shkollave të mesme do të ndjekin mësimet në distancë deri më 24 janar.

Suedia është kritikuar ashpër në të gjithë botën për atë që shumë e kanë parë si një përgjigje të relaksuar ndaj COVID-19.

Kur pjesa tjetër e Evropës filloi të vinte bllokime në fillim të këtij viti, kombi skandinave jo, duke mbajtur baret dhe restorantet të hapura dhe duke shmangur kufizimet të tjera të rrepta.

Kjo strategji, megjithatë, duket se po demonstron të metat e saj të frikshme sepse sektori suedez i kujdesit shëndetësor po sfidohet nën presionin e valës së dytë.

Më shumë se 360,000 suedezë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa rreth 8,000 kanë vdekur.

Ndërkohë, Norvegjia fqinje ka pasur 42,000 infeksione dhe 404 vdekje, ndërsa Finlanda ka regjistruar 32,000 raste dhe 489 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.