“Për Dua Lipën ky viti nisi me lot gëzimi e po kështu do të përfundojë”.
Kështu e nis “The Guardian” shkrimin për Dua Lipan albumi i së cilës “Future Nostalgia” renditet i dyti nga prestigjiozja britanike në 50 albumet e suksesshme të 2020-tës.
Shkrimi i medias britanike që rendit sukseset e këngëtares shqiptare, që nga dalja e albumit në prill, koncerti live në kushte pandemi dhe gjashtë çmimet e një jave më parë në Grammy, përmbyllet me fjalët “Ajo mund të ketë arritur vetëm vendin e dytë në listën tonë por nuk bëjmë gabim të themi: 2002 ishte viti i Dua Lipa-s”.
Vetë këngëtarja ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar në Instastory artikullin e “The Guardian”.
Në renditje Dua Lipa pasohet në vendin e tretë nga Rina Sawayama – Sawayama, në vendin e katërt Perfume Genius – Set My Heart on Fire Immediately dhe në vendin e pestë Sault – Untitled (Black Is).
Vendi i parë pritet të zbulohet në ditët në vijim
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.