Krishtlindje në pandemi, Komisioni Europian shpall kufizimet për festën

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Të mërkurën Komisioni Europian do të publikojë udhëzimet e fundit me qëllim harmonizimin e masave mes vendeve dhe shmangies së valës së tret të pandemisë.

“Qëndroni të sigurtë” quhet strategjia e KE-së ku ka rekomandime për qeveritë se di duhet menaxhuar festa e Krishtlindjes dhe e ndërrimit të viteve në këtë situatë pandemie.

Në përgjigje edhe të shqetësimit të ngritur nga krerët e qeverisë italiane, gjermane dhe franceze sa u përket funksionit të resorteve të skive, sipas Brukselit pushimet dimërore përfaqësojnë rrezik dhe mund të transformohen në burimin e një vale të tretë të virusit.

Komisioni do të kërkojë forcimin e masave kufizuese për të evituar tubimet në ambiente të mbyllura dhe bashkimet familjare në grupe të mëdha. BE rekomandon ndalimin e eventeve me shumë njerëz dhe kufizimin e numrit të personave në një vend dhe përdorimin e detyrueshëm të maskës.

Komisioni do të kërkojë vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës, për të evituar festimet në orët e vona ndërsa për ceremonitë fetare mund të kërkohet të anulohen ose të mbahen online.

Ndërkohë që vazhdojnë të bëjnë thirrje që të shmangen udhëtimet turistike. Rekomandimet e BE, vijnë edhe pas festimeve të fundit të Festës së Falënderimeve në SHBA, ku qytetarët pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga institucionet vendase nuk ruajtën masat.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.