Greqi/ Ambasada njofton mbërritjen e dokumentave, shpërndarja me postë

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë vazhdon me intensitet punën për pajisjen e qytetarëve me pasaporta dhe karta ID në një kohë mjaft të shpejtë. Në njoftimin e radhës në faqen zyrtare të Ambasadës shkruhet se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 30 tetor 2020.

“Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 30 tetor dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë , janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim. Për shkak të ngarkesës së madhe të punës së kompanisë që realizon shpërndarjen e dokumenteve biometrikë, situates së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese të marra nga autoritetet helene, mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes/dorëzimit”, thuhet në njoftim.

Për shkak të kushteve të pandemisë tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën elektronike të Ambasadës: [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.

Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

– Emër Mbiemër

– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)

– Foto e faturës së aplikimit.

– Numri i telefonit celular.

Nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumenteve të tyre biometrikë.

Për rastet emergjente mbetet në dispozicion numri i emergjencës +30 6941658183 i cili funksionon 24 orë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.