Qendra e Botimeve për Diasporën ka publikuar në faqen online te saj botimin e radhës të kolanës klasikët dy gjuhësh, përrallat në shqip dhe anglisht “Libri i xhunglës” dhe “Tre derrkucët”.
“Libri i xhunglës”, është një përmbledhje tregimesh shkruar nga autori angles Joseph Rudyard Kipling, që rrëfejnë për aventurat e Moglit të vogël të braktisur në pyll dhe të rritur nga një tufë ujqish. Autori e shkroi librin për vajzën e tij 6-vjeçare dhe fillimisht e botoi në revista më 1893.
“Tre derrkucët” është një përrallë popullore e përfshirë në grupin e rrëfenjave ndërkombëtare, e cila për herë të parë u botua më 1840.
Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi është i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. Libri dygjuhësh shqip dhe anglisht “Libri i xhunglës” dhe “Tre derrkucët”, vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.
Për ta shfletuar ose shkarkuar librin, klikoni këtu: