Ambasada e Shqipërisë në Greqi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije se të gjithë shtetasit shqiptar në Greqi që mund të humbasin dokumentat e tyre, tashmë mund të deklarojnë humbjen e tyre pranë Zyrës Konsullore Athinë.
“Në kuadër të lehtësimit të procedurave konsullore ju bëjmë me dije se të gjithë qytetarët të cilët kanë humbur dokumentet e tyre biometrike si pasaportë dhe/ose kartë identiteti kanë mundësinë të deklarojnë humbjen e tyre pranë Zyrës Konsullore Athinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ky shërbim nën rubrikën “Vërtetim për vetëdeklarimin e humbjes së dokumenteve” të e-albania, kryhet ditën e takimit për rinovimin e pasaportës ose më herët dhe më pas vërtetimi për vetëdeklarimin e humbjes së dokumenteve biometrikë i dërgohet strukturave kompetente të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.