Greqi/ Gjenetisti shqiptar: Covid-19 është virus parazit, nuk prodhon vetveten

E martë, 30 Prill, 2024

Gjenetisti shqiptar Luan Zyka, në një intervistë për Tv Tribuna në Athinë, flet për pandeminë e Covid-19 dhe rolin e mikroorganizmave në jetën njerëzore. Zyka, kryetar i komunitetit shqiptar në Selanik tregon në detaje se si ndikon koronavirus në organizëm dhe arsyen se përse shkenca nuk ka arritur të gjejë ende një vaksinë që ta luftojë këtë virus. Sipas tij virusi Covid-19 nuk riprodhon vetveten, por ushqehet aty ku infekton.

“Në këtë periudhë ne po hyjmë sërish në kohë pandemie, sidomos në Evropë. Viruset janë mikroorganizmat më të vegjël të zbuluar nga shkenca deri më sot. Ne në botën gjenetike i ndajmë organizmat e gjalla, në organizma biotike të gjalla dhe organizma inerte që nuk janë të gjalla. Organizmat e gjalla riprodhojnë vetveten, virusi është një veçori e botës së gjallë që nuk riprodhon vetveten nuk bën sintezë dhe merr ushqim të gatshëm nga vendi ku ka infektuar, domethënë është parazit 100 për qind. Nëse flasim për parazit, Koronavirusi është shembulli klasik. Bota e viruseve është ende e pazhvilluar nga shkenca, deri më tani janë 1000 laborator në të gjithë botën që merren me Sars Cov-2. Siç edhe është thënë quhet Koronavirus sepse ngjan si kurorë kur e shikon në mikroskop. Nga koncepti që ka bota shkencore për viruset, virusi nuk jeton dot jashtë organizmave të gjalla, por hyn në qelizën e bujtësit dhe futet te bërthama qelizore dhe atje ndodh shumëfishimi i qelizave, një proces i vazhdueshëm në jetën e gjallë, ku lindin me miliona qeliza në ditë, por vdesin edhe më shumë. Virusi futet brenda në qelizat tona, por nuk dihet se ku. Futet në bërthamën qelizore dhe në vend që të prodhojë vetveten, për shembull nëse futet në mëlçi nuk riprodhon qeliza që ndihmojnë funksionin e mëlçisë, por riprodhon qeliza të huaja duke ulur imunitetin e njeriut dhe në këtë mënyrë fillon lufta me virusin dhe mbijeton më i forti. Deri më sot virusi ka rezultuar më i fortë se imuniteti, të paktën tek moshat e mëdha.”

Gjenetisti Luan Zyka e vë theksin tek rëndësia e ushqimit që ne konsumojmë dhe investimi për të parandaluar një sëmundje dhe jo për ta kuruar atë.

“Shkenca biologjike dhe gjenetike po studion se çfarë bëhet në trupin e njeriut, deri tani thonim që gjithë përgjegjësia për vazhdimin e jetës varet nga AND mirëpo shkenca ka zbuluar se nuk varet vetëm nga AND, por ka dhe dy sisteme tjera të forta  që përcaktojnë prodhimin përfundimtarë të botës së gjallë. Sistemi i parë është të ushqyerit, dhe sistemi tretë ka të bëjë me rolin e mikroorganizmave.  AND jep gërmat, nëse marrim shembullin e emrit LUAN, AND përcakton vendosjen e gërmave, por kjo nuk mjafton, sepse nëse ndryshojmë theksin, nga fjala Luan del folja “luan” dhe në rastin e AND theksin e ndryshojnë ushqimet që ne konsumojmë. Ato të tregojnë theksin e saktë. Brenda trupit tonë ekzistojnë 300 miliard mikro organizma, të cilat janë dhe të dëmshme dhe të dobishme. Është shumë e rëndësishme të konsumojmë sa më shumë ushqime probiotike për të ndihmuar procesin tretës. Limon ndihmon shumë pehashin e qelizave, por sigurisht duhet të jetë neutral, sepse nëse teprohet bëhet i dëmshëm. Njerëzit duhet të shpenzojnë më shumë për tú ruajtuar nga sëmundja dhe jo për tú kuruar.”

Sipas Zykës bota shkencore u gjend e papërgatitur për këtë virus sepse nuk ka shpenzuar sa duhet për të njohur trupin e njeriut.

“Bota shkencore duhet të shpenzojë më shumë para për studime shkencore, sepse ne nuk jemi gati për të njohur këto viruse dhe kjo u tregua edhe më këtë rast.  Virusi krijon mutacione dhe shkenca nuk arrin ta konceptojë. Shkenca nuk ka bërë studimin e të gjithë mikroorganizmave që janë në trupin njerëzor, është shumë mbrapa dhe ende nuk njeh mirë trupin e njeriut dhe sistemit imunitar. Supozohet se ky virus ka ardhur nga lakuriqi i natës, por kjo nuk është e sigurt. Grupi i viruseve sulmon sistemin e frymëmarrjes, por në ndryshim nga viruset që njeh shkenca ky virus ka fuqi katër herë më të madhe për të hyrë brenda në qelizë dhe qarkullon me gjakun, më pas kalon në mëlçi dhe aty shkakton dëme të mëdha. Shkenca tani po studion se ku sulmon ky virus konkretisht. Deri më tani nuk është zbuluar një mutacion për këtë virus, ndaj është shumë e vështirë të gjendet vaksinë. Në Danimarkë për shembull ky virus ka ndryshuar mutacion, është i njëjti virus, por duke qenë mutacion bëhet më i fortë dhe më i rrezikshëm.”