Greqi/ Prej 7 nëntorit kufizime dhe në shërbimin për azil dhe leje qëndrimi

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Masat e marra nga qeveria greke për kufizim të lëvizjeve dhe shërbimeve ka prekur dhe Departamentin e të huajve dhe Emigracionit dhe Shërbimin e Azilit.

Kështu Drejtoritë e Decentralizuara, Departamenti i të Huajve dhe Emigracionit të Atikës kanë dalë me një vendim të përbashkët, që ka hyrë në fuqi prej 7 nëntorit, ku parashikohen dhe shërbimet që ofrohen:

1. Realizohen rregullisht takimet e programuara për Tërheqjen e Lejes së Qëndrimit

2. Realizohen rregullisht takimet e programuara për Pajisje me Leje Qendrimi, vetëm për çdo aplikant i cili ka hyrë në Greqi me vizë apo me “tremujore” – kjo kategori përfshin të gjithë ata të cilët fitojnë lejen e parë.

3. Realizohen rregullisht takimet e programuara për Tërheqjen apo Rinovimin e Lejes së Qendrimit për Investitorët.

4. Realizohen rregullisht takimet e programuara për Marrjen e Vendimit të kërkesës/lejes së Refuzuar.

Ekperti i emigracionit Etmond Guri në një njoftim publik ka sqarua se nga kufizimet përjashtohen ato që quhen raste urgjentë si dorëzimet për Rinovimin e Lejes së Qëndrimit vetëm në rastin kur i interesuari duhet të udhëtoj jashtë Greqisë për arsye shëndetësore me një takim të caktuar mjekësor.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.