Australi/ Jim Memeti rizgjidhet kryetar bashkie në Dangedong

E martë, 1 Korrik, 2025

Shqiptari Jim Memeti është rizgjedhur në krye të bashkisë së qytezës së Dangedongut, në  Australi. Memeti ka fituar me një rezultat të thellë kundrejt kundërshtarëve duke arritur të marrë 61.5 % të votave.

“Do të doja të përfitoja nga ky rast dhe të falënderoja ekipin tim të fushatës dhe të gjithë vullnetarët për të gjithë ndihmën gjatë katër javëve të fundit. Gjithashtu kandidatëve në Dandenong Ward të cilët më kanë telefonuar dhe më kanë uruar për fitoren time në zgjedhje. Unë pres që të punoj me ju për përmirësimin e komunitetit tonë në 4 vitet e ardhshme. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, faleminderit të gjithë banorëve që votuan për mua. Unë do të vazhdoj të jap për komunitetin tonë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme,” shkruan Jim Memeti në faqen e tij në Facebook.

Dandenongu njihet si vatër e një komuniteti të madh shqiptarësh, një ndër dy qytetet më të banuar me shqiptar në Australi.

Qyteti Dandenong ndodhet 32 kilometra në juglindje të Melburnit. Prej vitesh ky qytet drejtohet nga shqiptari Jim Memeti. Kryebashkiaku shqiptarë do jetë sërish në krye të Dangedongut për të vijuar me projektet e tij. Sot në këtë qytet jetojnë gjenerata e 5-të shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.