QBD sjell në një botim shqip-italisht “E bukura dhe bisha” e “Ujku dhe 7 kecat”

E martë, 30 Prill, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën ka publikuar në faqen online te saj botimin e radhës të kolanës klasikët dy gjuhësh, përrallat në shqip dhe italisht “E bukura dhe bisha” dhe “Ujku dhe shtatë kecat”.

Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi dhe në italisht nga Griselda Doka, i pajisur me ilustrime të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. “E bukura dhe bisha” dhe “Ujku dhe shtatë kecat”, shqip dhe italisht vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.

Përralla “E bukura dhe Bisha”, sipas studiuesve daton 4000 vjet më parë, dhe u bë e njohur botërisht falë versionit të autores franceze Jeanne-Marie Leprince de Beaumont (1711-1780). Më së pari u botua më 1740 në “La Jeune Américaine et les contes marins” (Amerikani i ri dhe përrallat detare) dhe në një version të përmirësuar nga autorja franceze më 1756 “Magasin des enfants” (Revista e fëmijëve).

“Ujku dhe shtatë kecat” është një përrallë, e cila e ka burimin nga folklori botëror dhe njeh shumë versione. Përralla u bë njohur nga botimi shumë i dashur në gjithë botën “Përralla” të vëllezërve gjerman Grimm.

Ndër mijëra tekste mësimore të dërguara rishtas në të gjitha shkollat e gjuhës e kulturës shqiptare në Diasporë për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 janë dhe botimet dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu:

https://online.fliphtml5.com/nomsn/pmck/