Nga data 25 tetor deri në 10 nëntor do të hapet dogana në Qafë Botë, ku do të lejohet kalimi i punonjësve sezonalë shqiptarë drejt Greqisë. Punëtorët sezonalë pritet të kalojnë për të punuar në vjeljen e agrumeve në Greqi. Punëtorët sezonalë pritet të kalojnë për të punuar në vjeljen e agrumeve në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas komunikimit të tij me deputetin e Nea Dhimokratia për Igumenicën, Vasili Jojaka, ndërkohë edhe burime pranë kryetarit të Bashkisë Igumenicë Janis Lolos konfirmojnë se dogna e Qafë Botës do të hapet në datë 25 tetor.
Ndërkohë mësohet se edhe testi për COVID do të realizohet falas për punëtorët në doganë.
Prej 21 korrikut, dogana e Qafë-Botës është mbyllur përfundimisht pasi më parë ka qenë e hapur të paktën për kamionët. Ndërkohë të shtunën banorë të Sarandës, Konispolit e Finiqit, protestuan para doganës për hapjen e saj. Megjithatë qeveria greke duket se ka marrë vendim për ta hapur vetëm për punëtorët sezonalë, pasi kërkesa në rajonin e Thesprotisë është për të paktën 2000 të tillë që pritet të punojnë në vjeljen e agrumeve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.