“Sweet but Psycho” e shqiptares Ava Max kënga më e dëgjuar në mbarë botën

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, bëri debutimin e madh në tregun ndërkombëtar të muzikës në fund të vitit 2018 me hitin “Sweet but Psycho”.

Ishte kjo këngë e cila i hapi shumë rrugë shqiptares me origjinë nga Saranda, e cila tashmë ka publikuar edhe albumin e saj të parë në karrierë, të titulluar “Heaven and Hell”.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, ka njoftuar fansat për lajmin e gëzueshëm se kënga e saj “Sweet but Pyscho”, ka arritur të dëgjohet mbi një miliard herë në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify

“E gjitha falë jush. Një miliard herë e dëgjuar në Spotidy. Faleminderit për gjithë dashurinë që nga dita e parë”, shkroi këngëtarja shqiptare në Instagram.

Ndërkohë edhe në kanalin YouTube “Sweet byt Psycho” është mjaft e shikuar dhe e dëgjuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.