Ka përfunduar ndeshja midis boksierit shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi dhe çekut Stanislas Eschner, ku boksieri ynë doli fitimtar.
Ai e fitoi këtë takim para kohe, duke e mbyllur në raundin e gjashtë.
Boksieri i famshëm shqiptar fitoi pas ndërhyrjes së gjyqtarit, kur i kishte dhënë disa goditje radhazi çekut Stanislas Eschner.
Kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh.
Ai ka qenë më parë edhe kampion i Evropës në kategorinë përkatëse në boks.
Po sot është ndeshur edhe bokseri tjetër shqiptar Jurgen Uldedaj, i cili ka fituar ndeshjen përballë kroatit Robert Grguric.
Uldedaj është mbajtës i dy titujve botëror WBO Junior dhe WBC Junior.
22-vjeçari nga Lezha po shkruan emrin e tij në historinë botërore të boksit pasi deri më tani numëron 12 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.