Çdo vit “National Down Syndrome Society” i kujton botës se personat me “Sindromwn Down” janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duke shfaqur imazhet e tyre në “Time Square”. Me 12 shtator një ndër fotot që do të shfaqen në këtë shesh është edhe fotoja e Meriton dhe Fjolla Rraçit.
Fjolla Rraçi, aktiviste për personat me nevoja të veçanta, në një intervistë tregon për lidhjen e fortë me personat me “Sindromën Down”, shfaqjen e fotos së Meritonit në “Time Square” dhe aktivitetin e saj në SHBA. Fjolla ka mbaruar studimet në Kosovë dhe prej më shumë se dy vitesh jeton në SHBA ku bën punë vullnetare dhe vazhdon trajnimet e ndryshme për personat me nevoja të veçanta.
Fjolla tregon:
Vitin e kaluar ka qenë hera e parë që një person me “Sindromën Down” ka qenë pjesë e ekranit të madh të Times Squere.
Kam aplikuar vitin e kaluar dhe fatmirësisht Ben Budini ka qenë fëmija i parë që ka dalë, këtë vit kam aplikuar me foton e Meritonit edhe ai është zgjedhur.
Në bazë të aplikimit duhej të shtoheshin arsyet dhe argumentet se përse një person me “Sindromwn Down” duhet të jetë pjesë e atij ekrani.
Me sa duket argumentet që kam përdor për foton e Meritonit kanë qenë të arsyeshme të mjaftueshme dhe foto është zgjedhur.
Cilat kanë qenë arsyet?
Arsyet pak a shumë janë personale. Si Meritoni më ka mësuar se si të sillemi me persona të tjerë me “Sindromwn Down”, si Meritoni më ka rrit si njëri dhe më ka mësuar njerzillikun brenda meje.
A është Meritoni i gëzuar për këtë fakt?
Ai është shumë i gëzuar dhe i duket vetja sikur po vjen në Amerikë, ai është shumë i lumtur dhe e ndjen veten të famshëm.
Pse ke shkuar në Amerikë?
Arsyeja kryesore është që po kërkojë shumë më shumë nga vetja.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.