Në përkujtim të betejave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të zhvilluara gjatë stinës së verës, ku shënjohen edhe fitoret më të mëdha të tij, Shoqata “Arbëria” në Ungër (Pro Loco “Arbëria” Lungro) nën udhëheqjen e kryetares Rosa Carbone e në mbështetje të Rajonit të Kalabrisë, të Bashkisë së Ungrës, çdo 17 gusht organizon manifestime për nder të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Këtë vit, për shkak të pandemisë, janë anuluar festimet tradicionave të organizuara në Lungër, e cila është një vatër që e mban gjithnjë ndezur zjarrin arbëreshëve në përmbledhjen e kujtimeve, dashurisë dhe krenarisë për Motin e Madh, për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ungra është një nga vendet arbëreshe në Arbërinë e përtej detit, në Arbërinë shpirtërore, që e kanë krijuar arbëreshët, që kur kanë shkuar nga Arbëria e jonë e përbashkët e etërve tanë të kohës Skënderbeut. Ungra është një vatër që e mban gjithnjë ndezur zjarrin arbëreshëve në përmbledhjen e kujtimeve, dashurisë dhe krenarisë për për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Përkujtimet e datave kombëtare e veçmas ato për Skënderbeun, janë përkujtime të veçanta, mbresëlënëse që kanë karakter historik e kulturor. Ato janë simbole të qëndresës të vazhdimësisë e identifikimit të plotë me ne shqiptarët, në një përbashkësi gjuhësore, kulturore , artistike, por mbi të gjitha shfaqin lidhjen e fuqishme të gjakut që gjallëron e nuk shuhet kurrë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.