Vatra dhe Dielli 112 vjet/ Historia e Federatës Panshqiptare dhe gazetës së saj

E premte, 3 Maj, 2024

Federata Panshqiptare Vatra është një bashkësi e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.

Themelimi

Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Amerikë, me synimin për të krijuar një federatë të vetme, u zhvillua në 24 dhjetor 1911 në Boston. Takimi për themelimin pati dhe pjesëmarrjen e shoqatës Besa-Besën. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik KonicaFan NoliKristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal AleksiVait Mira. Takimi vijoi deri në datën 28 prill 1912, kur dhe Vatra u regjistrua zyrtarisht. Nga procesverbali i takimeve thuhet:

“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra u themelua prej Shoqërive “Besa-Besën”, “”Flamuri i Krujës” Shoqërisë Kombëtare”, “Mirëbërsja” dhe “Skënderbeu”. Ndërkohë shoqatat “Dallandyshja” dhe “Malli i Mëmëdheut” nuk ishin të pranishme por konfirmuan anëtarësinë e tyre në federatën “Vatra”.Në këtë takim historik , një bord i përkohshëm u themelua dhe pjesëtarët e tij ishin: Sekretari – Fan Noli, arkëtari – Llambi Çikozi, menaxheri i “Dielli” –Kristo Kirka, Drejtuesit e degëve të Federatës: Faik Konica dhe Kristo Floqi, si dhe supervizortë e “Dielli”: Paskal AleksiElia Tromara dhe Kosta Vasili.

Megjithëse, ditëlindja e saj konsiderohet 28 prilli, Vatra u njoh zyrtarisht prej qeverisë së shtetit Masaçusetsit duke marrë certifikatën e njohjes në 13 qershor 1912. Certifikata origjinale tregon këta emra: Faik Konica, Llambi Çikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota. Pjesëtarë të tjerë të shquar që iu bashkuan federatës ishin: Kostandin Çekrezi dhe vëllezërit Pani nga Dardha.

VATRA në libra….

Për Vatrën e Diellin janë shkruar “jo një e dy” libra por nga disa autorë janë me dhjetra libra për vatrën e Diellin. Ai që mundet të konsiderohet i fundit ka qenë “Federata Panshqiptare “Vatra” 1912-1920″ : botuar me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Federatës Vatra” (Beqir Meta –Print Book, Albanian, 2001 – View all formats and editions  Shtëpia Botuese Globus R., Tiranë, 2001)

Libër ky ku spikasin vlerat hulumtuese dhe perceptuese të autorit, i cili ka ditur të ruajë një raport të drejtë midis materialit historik e arkival të kohës dhe atij biografik për fakte dhe ngjarje të Federatës Panshqiptare “VATRA”. Ky raport është zgjidhur drejt dhe mirë edhe në gërshetimin e personaliteteve të shquara të diasporës shqiptare në SHBA të viteve 1912-1920, nga libri i historianit Beqir Meta .

Ai me pasionin e një studiuesi e shkencëtari të mirëfilltë, falë dhe bashkëpunimit të ngushtë me ish drejtuesin e athereshem të Federatës Panshqiptare, “Vatra”, inxhinier  Agim Karagjozin, “President i Perjetshem”, i cili me bashkëpuntorët e tij në krye të Vatrës, 12 vjet më parë e “stimulojë” autorin për të gjetur të dhëna të plota në kontributin e diasporës shqiptare në SHBA, gjatë fund/shekullin e kaluar, duke e paraqitur dhe analizuar fakte dhe ngjarje të rëndësishme të asaj periudhe, jo vetëm vatranët, por edhe shqiptarët e tjerë të Amerikës..
Ishte 90-vjetori i themelimit të Vatrës ( këtu ka vend për një sqairim për datën e “certifikatës së lindjes” së Vatrës, mbasi disa historian marrin datën 22 Prill edhe disa të tjerë datën 28 Prill 1912), ka qene Dr. Beqir Meta, Prof. Assoc. i cili u dhuroje lexuesve në Amerikë, Shqipëri e Kosovë, një vepër historike, kushtuar periudhës së parë të historikut të kësaj organizate, që i solli aq e aq të mira atdheut dhe bashkësisë shqiptare të kontinentit amerikan. Siç ishte shprehur për këtë monografi edhe ish kryetari historik i Federatës, zoti Agim Karagjozi, : “kjo periudhë e qumtuar nga historiani i njohur mik i deshmuar i Vatres, Prof. Beqir Meta do të quhet edhe “periudha e artë” e historisë së “VATRES” që përfshin vitet 1912-1920”.

Vatra në Boston

Pasi Karagjozi do të shprehte edhe kënaësinë e bordit të Federatës Vatra, në atë kohë për sponsorizimin e asaj vepre, duke e vlerësuar atë si një studim monografik shkencor për periudhën më të rëndësishme të saj zoti Karagjozi ishte shprehur se: “Për ta pasqyruar në mënyrë sa më të plotë e reale mendimin politik të “VATRËS”, veprimtarinë e saj të shumë anshme politike e diplomatike dhe punën e madhe kulturore e propagandistike të atyre viteve, autori ka shfrytëzuar burime të shumta dhe një dokumentacion të pasur.Mjafton qoftë dhe një vështrim sipërfaqësor i kësaj monografie për të konstatuar se renditjen e materialeve autori e ka bërë në bazë të problematikës dhe kjo ndihmon lexuesin për shfrytëzimin me kriter të materialit shkencor-arkivor sipas interesave dhe pikësynimeve”.

Libri, padyshim përbën një sukses të Prof.Dr.Beqir Metës.

Dokumentet e pasura arkivore te shfrytëzuara mjeshtërisht nga autori janë një elementi rëndësishëm që përkojnë me idenë dhe vihen në shërbim të saj, duke ia rritur dukshëm vlerat kësaj monografie. Materiali arkival e biografik është i shumtë. Pikërisht për këtë monografia “Federata Panshqiptare “VATRA” ka vlera njohëse dhe edukative. Siç shprehet njëri nga reçensuesit e veprës, Dr.Muharrem Dezhgiu As.Prof., “monografia Federata Panshqiptare “Vatra” synon të japë me besnikëri fizionominë, sukseset, dështimet, avantazhet dhe kufizimet e saj, pikëpamjet politike të drejta dhe iluzionet e saj”.
Ndërsa reçensuesi tjetër,  Dr. Merenglen Verli – Prof. As.e ka konsideruar këtë monografi një arritje të re në studimin e historisë së emigracionit shqiptar në SHBA dhe në trajtimin e disa prej problemeve thelbësore të historisë së Shqipërisë në vitet 1912-1920. Duke konfirmuar miratimin dhe vlerësimin pozitiv të Departamentit të Historisë Moderne në Institutin e Historisë, Dr.Verli shpreh bindjen se monografia Federata Panshqiptare “VATRA” eshtë pritur me interes nga lexuesit shqiptarë dhe të hapësirës mbarë shqiptare në botë. Nga ana e saj, redaktorja letrare e veprës, Pranvera Hasani, patë evidentuar faktin se fantazia e autorit i ka qëndruar besnike realitetit historik, duke theksuar sidomos disa pika kyçe të aktivitetit patriotik të diasporës shqiptare në Amerikë, në funksion të çështjes sonë kombëtare.

Me pasionin e një studiuesi e shkencëtari të mirëfilltë, autori na ka dhënë kontributin e diasporës shqiptare në SHBA gjatë dekadës së dytë të shekullit të kaluar, duke paraqitur dhe analizuar fakte dhe ngjarje të rëndësishme të asaj periudhe. Ndër studimet më të përkryera të Metës të përfshira në këtë vepër mund të veçohen ato me titull “Denoncimi i politikës aneksioniste greke ndaj Shqipërisë”, “Reagimi i “Vatrës” kundër pushtimit të Shqipërisë nga shtetet ndërluftuese”, “Vatra” në lëvizjen kombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore”, “Marrëveshja e përfaqësuesve të “Vatrës” me Romën”, “Mbrojtja e çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes (1919-1920) si dhe “Përpjekjet për të siguruar përkrahjen e SHBA”.

Në këtë këndvështrim monografia e Dr.Beqir Metës mbështetet në një dokumentacion të pasur e literaturë të gjerë, të shfrytëzuar me kujdes prej tij. E ndriçuar nga të dhëna e fakte të gjurmuara brenda vendit dhe në diasporën shqiptare të asaj kohe të lavdishme, kjo monografi, botim i shtëpisë botuese “Globus R” i shtohet vargut të botimeve të çmuara të vetë Federatës Panshqiptare “VATRA”, si dëshmi e re e traditave tona të mrekullueshme dhe e gjenisë krijuese të popullit tonë që në çdo epokë ka nxjerrë njerëz të shquar të të gjitha fushave.

Historia e Vatrës është drejtësisht histori e lëvizjes nacionale Shqiptare në Amerikë, ngaqë Vatra është organizata që mobilizoi forcat kombëtare në Amerikë dhe me ane te këtyre forcave shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi. I ndjeri Faik Konica e ka përshkruar punën e Vatrës me këto fjale ne gazetën Dielli me datë 7 korrik 1922:

“Ne ditët e errta kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë e huaja, kur Shteti ish përmbysur, dhe kur flitej sheshit per copëtimit e vendit- Vatra, e këshilluar nga një pakice patriotesh e shtyre nga atdhedashuria dhe dëshira e anëtareve te saj, e inkurajuar nga zëri i popullit i tere Shqiptar, e mori përsipër te veproje ne vend te Shtetit te vdekur. Nuk kërkoji nderet as te drejtën e Shtetit po mori përsipër vetëm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e Vatrës u- mbajtën delegatet, u dërguan misione, u subsidiuan agjensira, u kablluan mijëra protesta , me një fjale u organizua mbrojtja e Shqipërisë – dhe u organizua aq e mire sa Kryeministri I Greqisë Z. Venizelos tha ne Konferencën e Paqes ne Paris, se te vetmin pengim serioz qe gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi i vene nga Vatra…

Vazhdon i nderuari Konica: Shuma e tere e harxheve te bëra nga Vatra si zëvendëse e Shtetit është: $197.072.89. keto shpenzime u bene qe ne fillim dhe gjer ne vitin 1922 kur beri llogarinë e sipërme Faik Konica.

Themelimi i Vatrës.

Mbledhja e pare per te bashkuar te gjitha organizatat e Shqiptareve te Amerikës ne nje federate u be me 24 dhjetor 1911, ne Boston. Kjo mbledhje u thir prej shoqerise Besa-Besen. Ne kete mbledhje moren pjese Faik Konitca, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri me 28 prill 1912 kur Vatra u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit te bashkimit me daten e siperme, mban keto fjale:

“E quajmë te formuar Federatën Pan Shqiptare Vatra te Amerikës, prej Shoqërive Besa-Besën, Flamuri I Krujës, shoqërisë Kombëtare dhe Dallëndyshja” Ne këtë mbledhje historike u emërua një pleqësi e përkohshme prej këtyre zotërinjve.

Sekretar AT FAN NOLI, Arketar LLAMBI CHIKOZI, Manager i Gazetes Dielli KRISTO KIRKA, Organizatoret e degeve te federates: FAIK KONITCA DHE KRISTO FLOQI. Mbikëqyrës se gazetës Diellit: PASKAL ALEKSI, ELIA TROMARA dhe KOSTA VASILI. Federata Pan-Shqiptare VATRA, u njoh prej shtetit te Masacusetit dhe mori Charten me 13 Qershor 1912. Në chartën figurojnë këta emra: FAIK KONITZA, LAMBI CHIKOZI, FAN S NOLI, KRISTO FLOQI, ELIA TROMARA, NAUM CERE dhe KOSTA KOTTA. Faik Konica 15 MArs 1875-15 Dhjetor 1942 Theofan (Fan) S. Noli January 6, 1882 – March 13, 1965

ROLI I VATRES NE LUFTEN BALLKANIKE DHE NE LUFTEN E PARE BOTERORE.

Si e thamë me pare, Vatra u themelua ne 12 prill 1912, ne tetor te atij viti plasi lufta Ballkanike dhe me 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë ne Vlore.Për te mbrojtur te drejtat e Shqipërisë Vatra dërgoj Faik Konicën ne Evrope dhe kisha jone kombëtare dërgoi At Fan Nolin.

Faik Konitca mbeti ne Evrope gjer sa mori fund lufta e pare Botërore, At Fan Noliu kthye ne Amerike me 1915 dhe mori përsipër fatin e VATRES ne dore. Gjate luftës se pare botërorë VATRA u forcua shume. Gjate kësaj kohe gazeta DIELLI u be e përditshmen nen drejtimin e zotit Kost Chekrezi.

Gjate kësaj kohe u organizua trupa vullnetaresh, u themelua Banda VATRA ne udhëheqjen e Prof. Thoma Nasit, u emëruan gjithashtu delegate ne Londër me ne krye te nderuarin Mehmet Konitca. Ne afërsi te fundit te luftës te pare botërore me qershor te vitit 1917, VATRA hapi Fushatën Historike për Shpëtimin e Shqipërisë, me këto fjale te paharruara prej Hirësisë Tij Peshkop Nolit:

“Mbahu neno, mos kij frike. Se ke djemte ne Amerike!”

Kur hyri Amerika ne lufte me prill te 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, i cili i dha fjalën se do te mbroje pavarësinë e Shqipërisë – Wilsoni e mbajti fjalën gjer ne fund. Pa përkrahjen e Wilsonit sot nuk do te kishim Shqipëri.

Me 1920 me ane te VATRES Qeveria Shqiptare mori hua nga Vatranet, te cilën nuk e pagoi me nder ashtu sic u zotua.

Bashke me këto vepra s’duhen harruar dhe veprat letrare qe VATRA i ka dhënë botes shqiptare. Me ane te VATRES dhe VATRANEVE janë botuar me mijëra libra. Librat e fundit qe u botuan me ane te VATRES janë;

Historia e Skënderbeut dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez ne gjuhen angleze. Këto dy libra monumentale te qëndisura bukur prej IMZOT NOLIT, u botuan me djersen e VATRANEVE. Gjysma e shpenzimeve te librit”KREMTORIA” qe botoi Peshkopata u mblodhën nga VATRANET.

Me pas VATRA nëpërmjet kuvendeve te saj vendosi te përqendroi veprimet e saj ne këto pika: VATRA duhet te mundet te mbledhë ne gjirin e saj rininë; kryesisht VATRA duhet te mbetet si një organizate letrare dhe mireberse, VATRA duhet te krijoje një fond te veçante për studentet ashtu sikundër ka bere dhe me pare.

Editori i Diellit.

KOMISIONI I VATRES PER VITIN 1954-1955, Kryetari Nderit PESHKOP F.S. NOLI(PH.D) Kryetar GREGORY SPEROS,Nen kreytar ADEM K VISHOCICA, Arketar LLAMBI MISHO, Sekretar Shefqet Kamber(Benca), Editor i Dielli G.M PANARITI, PJESETAR TE KOMISIONIT, KEMAL VEISEL, NICHOLAS VESIO, PANDELI MICHAEL, KOLI JANOLLARI, VAN KONARI, Pjesetar reserve: SEIT BEQO SELENICA, JOHN TASSEY CHRIS THEODORE. Anetaret e Keshilles:ISMAIL EMIN, RAMADAN ALI ARZA, PETRAQ ANDON, SADIK KAMBER PEPELLASHI, ISMAIL MEVLANI, XHAFER POJANI.

Nga Federata Vatra – Boston Mass. Dhjetor 1954.

Gazeta Dielli u themelua prej Shoqerise Besa-Besen me 15 Shkurt, 1909, si fletore e perjavshme. Me 11 Mars, 1913, pasi Shoqeria Besa-Besen u-tret( lexo: bashkua) ne Vatren dhe Dielli u-be proprietet i Federates, nisi te dale dy here ne jave. Me 18 Nentor,1914 nisi te dale tri here ne jave. Me 9 Nentor, 191, nisi te dale e perditshme. Redaktore te Dielli-t kane qene keta Zoterinj: I Per. At Fan Noli qe me 15 Shkurt, 1909, gjer me Tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konitza qe me Tetor 22, 1909, gjer me 18 Mars, 1910. Komisioni i Shoqerise Vatra e drejtoj Diellin pa redaktor qe me 25 Mars gjer me 29 Prill, 1910. Faik Be Konitza qe me 6 Maj, gjer me 1 Korrik, 1910. Dielli pushoj se botuari qe me 1 Korrik gjer me Tetor 1910. I Per. At Fan Noli qe me 7 Tetor, 1910 gjer me 7 Korrik, 1911. Z. Efthim Natsi qe me Korrik 13 gjer me Shtator 14, 1911. Z. Kristo Floqi qe me 21 Shtator, 1911, gjer 18 Korrik, 1912. Z. Faik Be Konitza qe me 1 Gusht, 1912 gjer me 8 Korrik, 1913, po ne Jenar te ketij moti Faik Beu shkoj ne Evrope dhe barra e redaksise qe ahere i mbeti me teper Z.-it Efthim Natsi.

Z. Kristo Dako qe me 11 Korrik gjer me 26 Gusht, 1913. Z. Paskal Aleksi qe me Gusht 29, 1913 gjer me 13 Shkurt, 1914. Z. Denis Kamburi qe me 17 Shkurt gjer me 14 Korik, 1914. Z. Efthim Natsi qe me 10 Korrik, gjer me 6 Nentor, 1914. Z.Koste Çekrezi qe 10 Nentor 1914 gjer me 20 Dhjtor 1915. I Per. At Fan Noli qe me 21 Dhjetor gjer 6 Korrik 1916. Z. Bahri Omori qe me 7 Korrik e gjer me sot.

I pari manager I Diellit ishte Z. George Konda Gjoleka qe kur u-themelua gazeta gjer me 5 MAj, 1911. Z. Lambi Çikozi qe me 12 Maj, 1911 gjer me 25 Prill, 1912. Z.Kristo Kirka qe me 9 Maj 1912, gjer me 20 Maj, 1913. Z.Lambi Çikozi qe me 23 Maj gjer me 8 Korrik 1913. Z.Kristo Dako qe me 11 gjer me 22 Korrik, 1913. Z.Hamid Lumi qe me 25 Korrik, gjer me 26 Gusht, 1913. Z.Vangjel Gjika qe me 29 Gush, 1913, gjer me 8 Maj, 1914. Z.Dennis Kamburi qe me 12 Maj, gjer me 3 Korrik, 1914. Z.Lni Kristo qe me 7 Korrik, 1914, gjer me 7 Korrik, 1915. Z.Muke Permeti qe me 9 Korrik, 1915, gjer me 21 Prill, 1917. Z.Akif Permeti qe me 16 Korrik 1917 gjer me sot.

Botuar pa ndryshime nga Kalendari i VATRA-s i vitit 1918 edituar per botim nga Fan S. Noli dhe botuar nga VATRA ne Shtypshkronjen e Dielli-t ne 1918