Poeti Gjekë Marinaj solli magjinë e poezisë te “Bijtë e shqipes”

E hënë, 29 Prill, 2024

Në Philadelphia u organizua promovimi i vëllimit me poezi, ‘’Paradigma e Parajsës’’, të poetit, Gjekë Marinaj

“Shpirt i zbardhur gjer në shpirt

Çdo fjalë

lëshon tinguj marramendës

nga kontakti i filozofisë

me ndjenjën.”

(Gjekë Marinaj, “Poezia”, nga përmbledhja “Lutje në ditën e tetë të javës”, Prishtinë, 2008.)

Ky citat i mësipërm mishëron, shpreh botën e pasur poetike, botëkuptimin filozofik të poezisë së Gjekë Marinajt. Poezia e tij është e rrjedhshme me plot figuracion, nënkuptime filozofike për jetën. Është poezi e shkruar nga një njeri shumë pozitiv, nga një shpirt i bardhë me zemër të çiltër e të pastër prej nga burojnë vargje të rrjedhshme për jetën, atdheun, prindërit, bashkëshorten, dashurinë e mirësinë njerëzore, të bukurën. Po, poezia e tingujt muzikor shprehin edhe ndjenjat më të holla të njeriut. është shkruar shumë e do të shkruhet edhe më shumë për poezinë e Gjekë Marinajt, por kush më mirë se shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, mund ta shprehë më mirë?!

“Gjekë Marinaj dallohet ndër poetët më të mirë shqiptarë të kohës. Kjo do të thotë se ai zë vend midis poetëve më të mirë evropianë…Kur lexojmë poezinë e tij për kalimin e Akeronit, lumit të skëterrës, atë që ndanë jetën nga vdekja, s’ka si të mos na kujtohet episodi prekës, ku ai, djaloshi i ri, u arratis dramatikisht nga Shqipëria totalitare më 1990, duke kapërcyer me ‘not’ një lumë, që shërbente si kufi”.

Për poezinë e Gjekë Marinajt kanë shkruar edhe shumë të tjerë, përfshirë edhe Wole Soyinka-n, fituesin e Çmimit Nobel në letërsi, 1986. Vlen të cekët edhe një citat nga Washington Daily News: “Gjekë Marinaj është poeti për të cilin bota ka pritur kaq gjatë”.

Ka kohë që edhe ne po e prisnim të na vinte në shoqatën tonë. Dhe ja na erdhi edhe çasti i lumtur, të shtunën, më 6 janar, në mjediset e Shoqatës Mbarëshqiptare “Bijtë e shqipes” u organizua një veprimtari mbresëlënëse me rastin e promovimit të librit më të ri me poezi të Gjekë Marinajt, “Paradigma e Parajsës”, kushtuar bashkëshortes së tij, Dusitës, me rastin e 30 vjetorit të martesës së tyre. Edhe pse atë ditë bënte një kohë shumë e keqe në tërë pjesën verilindore të ShBA-ve, anëtarët më entuziastë të shoqatës sonë dhe adhuruesit e poezisë nuk munguan në këtë veprimtari. Kishin ardhur edhe miqtë tanë nga Connecticuti e Nju Jorku: poeti Mhill Velaj, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, i shoqërua nga prof. dr. Besim Muhadri, aktori Shaban Lajqi e veprimtari Prend Qetta.

Sipas traditës së shoqatës sonë veprimtarinë e hapi kryetari, z. Dritan Matraku, i cili që në fillim shprehu kënaqësinë që në mesin tonë kemi të pranishëm një personalitet të shquar si dr. Gjekë Marinajn, poet, shkrimtar, përkthyes, kritik letrar, si dhe themelues i një forme të re të kritikës së artit e letërsisë, e njohur si Teoria e Protonizmit. Z. Matraku i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve, sidomos atyre që kishin ardhur nga larg, edhe përkundër kushteve shumë të vështira atmosferike, vazhdimisht frynte, binte shi e borë.

Zoti Vlashi Fili, ish- sekretari shumëvjeçar i shoqatës, kishte përgatitur një material të detajuar për jetën dhe veprën e Gjekë, Marinajt, titulluar: “Dr. Gjekë Marinaj – intelektuali me përmasa botërore”. Në fjalën e tij z. Fili bëri një pasqyrë të jetëshkrimit të z. Gjekë Marinaj, nga largimi i tij nga Shqipëria për shkak të poezisë së tij, “Kuajt”, deri te vendosja e tij në ShBA, shkollimin e tij, angazhimin në veprimtari të ndryshme letrare, akademike, botuese. Dr. Marinaj është themelues i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, si dhe kryetari i pare i saj. Z. Fili përmendi edhe krijimtarinë e begatë e cilësore të dr. Marinajt dhe numrin e madh të veprave të tij të botuara, dekoratat dhe çmimet e vlerësimet e shumta kombëtare e ndërkombëtare. Z. Fili vuri në dukje se, “poezitë e dr. Marinajt janë përkthyer në katërmbëdhjetë gjuhë anë e kënd botës. Vetëm poezia “Kuajt” është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme. Teoria e tij kritike, e quajtur Protonizëm është vlerësuar në të gjitha vendet ku është shpërndarë”.

‘’Paradigma e Parajsës’’, himn i dashurisë

‘’Paradigma e Parajsës’’ është një himn i dashurisë, kurorë adhurimi që poeti Gjekë Marinaj ia ka kushtuar bashkëshortes së tij të dashur, Dusitës, me rastin e 30 vjetorit të martesës së tyre. Janë këto vargje, kuptohet, të thurura me shumë dashuri, ndjenja të sinqerta, adhurim e përkushtim, që prekin nivelet e hyjnores, i hapin dyert e Parajsës. Vargje që tingëllojnë si një vals i lumtur, një simfoni magjepëse për jetën bashkëshortore, shpalosin botën e pasur shpirtërore të autorit më tërë fuqinë e universit të tij krijues.

Zoti Lutfi Brami, veprimtar i dalluar i shoqatës sonë, kishte përgatitur një material të pasur e cilësor për krijimtarinë e Gjekë Marinajt dhe posaçërisht për vëllimin poetik, ‘’Paradigma e Parajsës. Zoti Brami e vlerësoi lart poezinë e Gjekë Marinajt, dhe në veçanti përmbledhjen poetike në fjalë:‘’ “Paradigma e parajsës”e Gjekë Marinaj është një libër me lirika dashurie, ku, zbulohen këndvështrime e qasje të reja poetike, të cilat poeti ia ka kushtuar dashurisë së jetës, bashkëshortes, të bukurës Dusitë, dashuri e njësuar përjetësisht “si një shpirt në dy trupa“,Mesazhi që rrezatojnë këto vargje, ngjan sikur i tejkalon dimensionet personale të kësaj dashurie, e bëhet natyrshëm përçuese e ndjenjë universale, për të cilën bota sot ka shumë nevojë. Vargjet e poezisë ‘’Unë dhe Ti’’: “ngjitëm dashurinë në parajsë/ në parajsë ngjitëm dashurinë/ dashurinë në parajsë ngjitëm”, ngjajnë si një melodi e pa këputur duke e bërë më të fort qëndrueshmërinë e duke lartësuar drejt qiellit shpirtin e dashurisë. Një harmoni perfekte mes formës e përmbajtjes, që fillon me ngjitje e vazhdon ngjitjen si synim a rrugëtim jetësor, si përsosje shpirtërore, si dashuri që nuk shteron, si fuqi poetike gjithnjë në rritje, kërkuese drejt përsosmërisë, në esencën e gjithçkaje, si lëngu i jetës, si magji e lidhjes në çift, fryma e shenjtë nga të cilat lindin ndjenjat, fjalët e vargjet’’. Ndërsa për cilësinë e lart të poezisë së Gjekë Marinajt, z. Brami u shpreh: ‘’Shprehja e bukur artistike dhe mendimi pozitiv janë përbërës të poezisë së autorit’’.

Poeti Mhill Velaj para të pranishmëve paraqiti një material mjaft cilësor e të përgatitur bukur me mjaft shije artistike e profesionalizëm të lartë, me titull: ‘’Parajsa shpirtërore e dashurisë shndërruar në art poetik’’. Edhe z. Velaj me mjaft autoritet foli për vlerat artistike, motivet e poezisë së autorit Marinaj: ‘’Poeti Marinaj është poet i përmasave të lartësuara sepse di t’i këndojë psalme jetës, paqes , harmonisë dhe dashurisë. Mu në magjinë e kësaj pemase parajsore ai gjakon parajsën e përjetuar e jo atë te kujtesës dhe asaj që ndoshta nuk do të vij më kurrë’’. Po japim edhe një fragment nga materiali i z. Velaj për përmbledhjen poetike, ‘’Paradigma e Parajsës’’, sepse vërtet është shkruar bukur dhe çdo perifrazim do ta zbehte atë: ‘’ Të mençurit e Rilindjes Europiane si Dante dikur kanë thënë se: poeti është një lloj profeti i cili ia hap portat parajsës. Andaj pena poetike dhe magjia letrare që na ofron çdoherë Gjekë Marinaj është sfiduese për lexuesit por njeherit edhe një shkallë katarzimi e përthellimi në fenomene letrare të cilat shquhen për stilin e veçantë, elegancën e të shkruarit, mjeshtërisë dhe rezonimit letrar, por edhe rikapitullimit reminishent që të lë pa frymë kur lexuesi vertikal reflekton për planin ideo artistik dhe mesazheve hera hera meta psikologjike. E lexova me një frymë ketë vëllim poetik, ku te pjesa, ‘’Dashuria dhe fati ‘’ reflektohet për një dimension krejt tjetër letrar e shpirtëror, kulturor e human nga poetet tjerë të cilët hapësirën qiellore të dashurisë nuk e shohin të shkëputur nga melankolia dhe instinktivja. Këtu, ndaj mendimin, qëndron magjia poetike e plani ideo artistik i këtij poeti të përmasave mbarëkombëtare dhe i nivelit ndërkombëtar. Gjeka e nuhat, përjeton, shijon dhe e jetëson dashurinë në një dimension me të lartësuar se sa e bukura e estetikja, me lart se shija e ëndrra, por edhe me lart se e përkohshmja sepse fuqia e tij mendore, përvoja empirike dhe intuita e tij e bëjnë të meditoj për fenomene me të lartësuara se sa vet arti, poeti. E mbi të gjitha zgjodha dashurinë shprehet Shën Pali në letrën dërguar Korintianëve. Këta përbërës letrar janë uji, dielli dhe mendimi. Poeti është gjithmonë i etshëm për dashuri dhe atdhedashuri’’.

Bashkëbisedim i ngrohtë vëllazëror

Prof. dr. Besim Muhadri, profesor i letërsisë së sotme shqiptare në Universitetin e Gjakovës, i njoftoi të pranishmit se edhe krijimtaria e z. Marinaj është e përfshirë në programet mësimore të kësaj lënde universitare. Z. Sadik Elshani në fjalën e tij ceku se edhe poetët e mëdhenj të Rilindjes Europiane, Dante Aligieri (1265 – 1321) e Françesko Petrarka (1304 – 1374) kishin shkruar vargje të bukura kushtuar të dashurave të tyre, Beatriçes e Laurës, përkatësisht, por ato ishin dashuri në distancë, të parealizuara në jetë. Ndërsa Gjeka i këndon bashkëshortes së tij me të cilën jeton në harmoni bashkëshortore për më shumë se tri dekada. Në këtë veprimtari diskutuan edhe zotërinjtë: Prend Qetta, Tajar Domi e Iliaz Shehu. Për të pranishmit aktori, Shaban Lajqi, me mjeshtëri të lartë artistike e recitoi poezinë, “Kuajt”, poezi satirike që aludonte në popullin e shtypur shqiptar nën diktaturën komuniste. Vlen të përmendet këtu se në këtë veprimtari u fol mjaft për këtë poezi tashmë emblematike të letërsisë së sotme shqiptare, e cila në njëfarë mënyre edhe e vulosi fatin jetësor të autorit. Pa këtë poezi ndoshta rrjedha e jetës së autorit do të kishte ndonjë kahje tjetër. Ndoshta këta “Kuajt” ia dhanë edhe ndonjë shqelm diktaturës komuniste në Shqipëri. Kjo poezi është edhe një dëshmi se forca e fjalës godet më fort se gjylet e topave.

Në fund të kësaj veprimtari fjalën e mori edhe mysafiri i nderit, i cili falenderoi shoqatën për organizimin e këtij promovimi, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu kënaqësinë që ndodhet në një mjedis të tillë, në mesin e njerëzve entuziastë që dijnë ta vlerësojnë artin, të bukurën. Z. Marinaj pastaj foli për krijimtarinë e tij, frymëzimet dhe angazhimet e tij letrare, pedagogjike e diplomatike. është dashuria ajo që sjellë lumturinë u shpreh ai duke kujtuar jetën e varfër (materiale) të familjes së tij, por ishte dashuria në familje që e bënte jetën të lumtur, të durueshme. është dashuri, mirësia njerëzore që e përshkon tërë krijimtarinë artistike të z. Marinajt. Pastaj ai foli për poezinë e shkruar, të botuar, por theksoi se është edhe një poezi tjetër, e pashkruar, që shumë njerëz a bartin në brendinë e qenjes së tyre. Ai me personalitetin e tij tejet të përzemërt rrezaton dashurinë e mirësinë njerëzore në jetë dhe në vargjet e tij. është thjeshtësia ajo që ia shton madhështinë një njeriu. I tillë është Gjeka, i thjeshtë, i përzemërt dhe i dashur nga të gjithë. Me qetësinë e poetit, fisnikërinë e malësorit e urtësinë e intelektualit “par excellence” ai krijoi një atmosferë të ngrohtë bashkëbisedimi. Të pranishmit u interesuan edhe për teorinë e tij të Protonizmit, dhe ai me një gjuhë të drejtpërdrejtë e me terma mjaft të kuptueshme e me pak fjalë të thjeshta ua bëri atyre të afërt këtë teori, e cila është duke u përhapur anembanë botës. Bisedat e ngohta e shumë miqësore vazhduan edhe gjatë koktelit që shoqata jonë shtron pas çdo veprimtarie të saj.

Ishte kjo në veprimtari e vecantë e mbresëlënëse që për një kohë të gjatë do të mbetet në kujtesën e të gjithë të pranishmëve si një përjetim i këndshëm që rrallë ndodh në jetë. Të gjithë shprehën kënaqësinë që në mesin tonë kishim një personalitet të shquar si z. Marinaj, shprehën krenarinë kombëtare për të arriturat e tij. Në një ditë të ftohtë janari e me shumë shi ai na solli çaste të lumtura, motive me diell, do të thoshte Kadare – solli magjinë e poezisë, ndjenjën e së bukurës. Dera jonë mbetet gjithmonë e hapur…

Nga Sadik Elshani ish-kryetar i shoqatës “Bijtë e shqipes.

Philadelphia, më 9 janar 2024