Shqipëria energjitike 2024

E mërkurë, 17 Prill, 2024
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Shqipëria energjitike 2024

Gjatë vitit 2023, nuk folëm qoftë një ditë të vetme për vendosjen e fashës 800 kilovatorë për qytetarin dhe biznesin e vogël. Korporata Energjitike Shqiptare(KESH) diti të drejtojë mirë kaskadën e Drinit, me tre hidrocentralet shtetërore të Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, që na japin mbi 65 përqind të prodhimit të energjisë elektrike në vend. Niveli i liqenit të Fierzës, hambarit të rezervave energjitike të Shqipërisë, qëndron në 288 metra, nivel i kënaqshëm për fundin e dhjetorit.

Liqeni i Fierzës, dhjetor 2023

Tabela 1. Pse nuk kemi fashë këtë dimër?

  • Importojmë energji shumë më pak
  • Prodhojmë më shume (KESH +26% janar-nëntor 2023)
  • Fierza në kuotën optimale për dhjetorin (289 m)

KESH nuk ka derdhur ujë si shkarkime të digave të hidrocentraleve të Drinit dhe nuk kemi patur përmbytje, sikurse ndodhte më parë, për shkak edhe të këtyre shkarkimeve.

Viti 2023 ka qenë një vit i mirë dhe gati normal hidrik. Na ndihmoi shumë edhe një çmim mesatar i qëndrueshëm relativisht në bursat evropiane të energjisë prej 120-135 euro/megavat-orë, në krahasim me çmimet e çmendura 460-550 euro për megavat-orë përgjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2022.

KESH nisi blerjet e energjisë në gjysmën e dytë të vitit, ndërkohë që deri në muajin qershor prodhimi në kaskadë mundësoi nevojat vendase për energji elektrike, teksa paralelisht u kryen edhe një sërë procedurash për shitjen e energjisë. Nga mbiprodhimi në Kaskadë, deri në muajin qershor 2023, KESH arkëtoi rreth 41.5 mln euro, ndërkohë që nëse i shtojmë dhe të ardhurat e siguruara me 2 procedurat e fundit në dhjetor 2023, kjo vlerë shkon në 46 mln euro.

Kjo situatë e ka vendosur në pozita të favorshme korporatën, duke qenë se edhe fatura për blerjen e energjisë deri më tani ka shkuar në 49 mln euro, një vlerë shumëfish më e ulët se ajo e vitit të kaluar, që arriti në 504 mln euro.

Tabela 2: Importi i energjisë 2021-2023:

  • Janar-dhjetor 2021: 118 mln euro
  • Janar-dhjetor 2022: 504 mln euro ose rreth katër herë më shumë!
  • Janar-dhjetor 2023:                 49 mln euro (shifra më e ulët e 20 viteve të fundit)

Ndërkohë, tek ne kerkesa për energji elektrike në të 12 muajt e këtij viti ra pak, për shkak të prodhimit të shtuar të paneleve diellore, të vendosura në shumë sipërmarrje private dhe në tarraca ndërtesash shtetërore.

Shqipëria: vend eksportues  neto  i energjise?

Sipas raportit të fundit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, i cili mbikqyr tregjet energjitike në rajonin tonë dhe më tej, por edhe ndihmon fort ne reformen e sistemeve tona energjitike, Shqipëria është ndër dy vendet në Ballkanin Perëndimor, që shumë shpejt mund të shndërrohet në eksportues neto i energjisë elektrike.

Ekspertët e Sekretariatit e parashikojnë një situatë të tillë, duke patur parasysh nisjen nga funksionimi në fund të vitit 2024, të Parkut fotovoltaik të Karavastasë. Ndërkohë, energjia e rritur duhet të ketë korridoret e veta për t’u transmetuar më dendur në rajonin tonë.

Më 20 dhjetor 2023, nisi ndërtimin linja e interkoneksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Kjo linjë ka patur një kalvar tejet të vështirë disavjeçar, por më në fund nisi të ndërtohet realisht. Projekti në Shqipëri do të kushtojë 70 milionë euro, me një financim të butë prej 55 milionë euro nga banka shtetërore gjermane e zhvillimit  KFW. Linja përfaqëson një projekt tejet të rëndësishëm për sistemin elektroenergjetik të Shqipërisë dhe atë rajonal. Tek ne do të ndërtohen linja e re e transmetimit 400 kV midis Elbasanit dhe Qafë-Thanës, linja e transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Fierit, nënstacioni 400 kV i Elbasanit dhe do të zgjerohet nënstacioni i Fierit. Përfitimet ekonomike të Shqipërisë nga kjo linjë transmetimi do të jenë të mëdha.

Ajo do t’i mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të shkëmbejnë energji në tregjet përkatëse. Shqipëria mund të shesë tepricën e saj energjitike drejt Maqedonisë së Veriut dhe partnerëve të tjerë në rajon, ç’ka përfaqëson burim shtesë të ardhurash për ne. Deri tani, sistemet energjetike të të dy vendeve tona nuk kanë qenë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Për rrjedhojë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, edhe pse me nevoja të mëdha, nuk kanë mundur të kenë shkëmbim të energjisë elektrike. Linja do t’i hapë rrugë bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe më tej me vendet e BE-së. Linja është pjesë e Korridorit të VIII-të, pasi ky korridor është edhe një korridor energjitik, krahas së qenit rrugor dhe hekurudhor.

Ai është mbiquajtur korridori i sigurisë evopriane, pasi lidh Detin Mesdhe me Detin e Zi. Shqipëria është një nga hallkat më të rëndësishme të këtij korridori. Linja e interkoneksionit 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut i shton kapacitetet tona transmetuese me 1500 megavat/orë. Shqipëria është në ditën më të mirë te projekteve energjitike.

Energji fotovoltaike në Belsh

Në mes të dhjetorit 2023, Komisioni Evropian aprovoi 10 milionë euro për ndërtimin e një tjetër parku fotovoltaik, krahas atij të Karavastasë. Bëhet fjalë për Parkun Fotovoltaik të Belshit, prej 50 megavat-orë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka projekte të aredhshme me vlerë 1.7 miliardë euro dhe fuqi të instaluar 1,550 megavat.

Linja e interkoneksionit(transmetimit) do të pasohet edhe nga projekte të tjera të rëndësishme. OST, operatori ynë i transmetimit ka nisur negociata me Greqinë për trefishimin e kapaciteteve të transmetimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Qeveria jonë ka realizuar një marrëveshje edhe me palën italiane, për të ndërtuar linjën nënujore të transmetimit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë. OST ka ngritur grup pune me palën italiane, për të pasur në vitin 2024 një studim konkret leverdisshmërie për këtë linjë.