Një varg, një këngë, një tufë lule për Dritëroin

E hënë, 29 Prill, 2024

  • Kushtuar Dritëro Agollit, me rastin e 92-vjetorit të lindjes

Sa herë shqiptojmë emrin e tij, na del para syve vepra e tij madhore, që ka bërë emër jo vetëm në historinë e letërsisë sonë kombëtare por edhe në letërsinë botërore. Sa herë themi Dritëro Agolli na kujtohen poemat: “Nënë Shqipëri”, Baballarët” , “Devoll, Devoll” , “Poemë Malore”, “Të pagjumët” poezitë për tokën, për atdheun, për heronjtë, për njerëzit e thjeshtë, për Kosovën apo për Shqipërinë këndej dhe andej Drinit, siç thotë vetë poeti … me të cilat vargje rinia shqiptare brenda vendit dhe veçanërisht rinia shqiptare në trojet shqiptare nën ish- Jugosllavi mbajti gjallë shpirtin liridashës.

Sa herë kujtojmë emrin Dritëro Agolli na del parasysh “devolliu rebel”, i cili nuk lakmoi postet, nuk shiti nënshtetësinë shqiptare për asnjë çmim, por i mbeti besnik atdheut, hallemadhes, Nënë – Shqipërisë!

Dritëroi mishëron në shpirtin dhe në veprën e tij atdhedashurinë, ai nuk vrapoi të ndërroj identitet, nuk vrapoi “të dhunojë” vargjet,  që kishte shkruar vite me radhë, vetëm e vetëm për t`i pëlqyer dikujt, por i mbeti besnik jo vetëm Devollit, Shqipërisë por edhe shkrimeve të tij. I natyrshëm në vargjet poetike, i guximshëm ndaj padrejtësive, ai do të luftojë tërë jetën për fjalën e lirë. Ky është mesazhi që përcjell autori nëpërmjet veprës së tij, se njerëzit pavarësisht ndryshimeve nuk duhet të vrapojnë në katër këmbë, apo herë në njërën apo tjetrën anë, por të përballen me sfidat në shërbim të gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Fakt është se Dritëro Agolli, që në moshën 12-vjeçare do të përfshihet në Luftën Nacional Çlirimtare së cilës do t`i këndoj tërë jetën dhe me “të cilën do të krenohet tërë jetën”.

Fakt është se nuk ishte bashkëvendës me Migjenin edhe pse lindi njëzet vjet më vonë, në të njëjtën datë (13 tetor), por do të trashëgoj rebelimin e tij, sikur të kishin pirë ujë nga i njëjti burim. Fakt është se rruga krijuese e Agollit nuk ishte e shtruar me lule edhe pse qysh si i ri do ta bëj lexuesin për vete, me botimin e vjershave më 1958 me titull simbolik “Në rrugë dolla”, apo edhe më bindshëm me përmbledhjen e dytë me poezi, vëllimin “Hapat e mia në asfalt”.

Siç thashë, fakt është se rruga e tij krijuese ishte sfidë, gjë që u vërtetua me qëndrimin dhe guximin e tij intelektual në Kongresin IV të Komitetit Qendror të asaj kohe duke mbrojtur me çdo kusht artin letrar, dhe së bashku me Kadarenë e krijuesit e tjerë “luftuan” dhe  shpëtuan letërsinë shqipe të kohës nga dogmatizmi i realizmit socialist.

Si i ri, i dashuruar në kafshët, natyrën, tokën, dheun, në atdheun, ngjarjet historike, figurat atdhetare të kombit, do të krijoj një botë autentike letrare, të cilën do ta plotësojë në vazhdimësi me personazhet reale të kohës së tashme dhe ato të së kaluarës.

Agolli ishte zgjedhur për deputet për 30 vjet me radhë edhe në kohën e diktaturës, edhe në kohën e tranzicionit (10 vjet), por qëndrimin burrëror nuk e kishte ndryshuar asnjëherë, nuk ishte bërë pjesë  e lojërave mbi kurrizin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, por kishte mbetur “devolliu rebel” duke demaskuar deri në palcë “djajtë e dreqërit”, të cilët aq shumë dhembje i shkaktuan “Nënës Shqipëri”. Ai mbahej mend për urtësinë dhe fjalimet brilante në podiumin e Kuvendit. Për kontributin e tij ishte vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit” si dhe ishe shpallur  “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Vlen të përmendet se për së gjalli në vitin 1985, së bashku me Ismail Kadarenë ishte përfshirë në Fjalorin Enciklopedik, gjë që për kohën ishte diçka e veçantë.

Me të drejtë kritiku i njohur kombëtar Agim Vinca thotë: “ Dritëro Agolli është poet për të cilin mund të thuhet me plot gojën se pasqyron  në poezinë e tij shpirtin e popullit dhe të njeriut shqiptar sidomos të atij me origjinë nga fshati.” Me të drejtë mund të themi se Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Edhe pse në kohën e diktaturës censura komuniste ia kishte ndaluar tre libra: “Zhurma e erërave të dikurshme”, dramën “Mosha e bardhë” dhe një seri tregimesh të botuara në revistën “Nëntori”, ai asnjëherë dhe për asnjë çast nuk ia ktheu shpinën Atdheut, por përkundrazi, ai i kishte kënduar në vazhdimësi me gjithë shpirtin e tij liridashës. Me veprën e tij nuk u pasurua vetëm letërsia shqipe por edhe kinematografia shqiptare, nga romanet e të cilit janë bërë një sërë filmash artistikë. Ndër filmat më të mirë janë “I teti në bronz” (romani “Komisari Memo”), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Njeriu me top” etj.

Dritëro Agolli, veç poezive, romaneve, tregimeve, ka shkruar edhe skenarë filmash, siç është filmi  “Horizonte të hapura” apo një sërë skenarësh për dokumentarë. Agolli jo vetëm që është përkthyer në shumë gjuhë të botës por edhe njihet si mjeshtër i  përkthimit, veçanërisht me përkthimin e poezive të  poetëve Robert Bërns, Pol Elyear, Pushkin, Bllok, Lermontov dhe shumë të tjerë. Si mjeshtër i rrallë dallohet edhe në rolin e gazetarit me reportazhet e tij, gjatë kohës që punonte si gazetar.

Ishte ndër poetët e rrallë që dhembjen për Kosovën e ndiente sikur të jetonte në Prishtinë apo në ndonjë qytet shqiptar në thundrën e hekurt të kohës (nën ish- Jugosllavi). Me zërin e tij të fuqishëm do t`i alarmoj të gjithë për dhunën dhe terrorin shtetëror mbi shqiptarët:

“Kthehem këtu në  Kosovë  fill prej mërgimit,

Kthehem nga lumi i Rejnit, Senës, Sir – Darjes,

Barin e gjej të tharë nga brymë  e trishtimit

Gurët  e plasur nga peshë e lotit të ndarjes.”

Por, ai nuk pajtohet vetëm me përshkrimin e gjendjes faktike mbi shqiptarët e atyre viteve por i digjet shpirti  sepse “ se fisin e ndanë kufiri me dy pashaporta”” dhe ëndërron që dasmën e Kosovës ta përjetojë nëpërmjet martesës së nipit me një nuse nga Kosova:

“Kam ëndërruar t`i gjeja një nuse tim nipi të dashur

Në fshatrat e thella andej nga Kosova,

Se s`desha të shkoja në tjetrën botë me buzë të plasur,

Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja.”

Shpirti i tij poetik shkapërderdhet në shkëmbinjtë  e atdheut, në natyrën e bukur dhe të vrazhdë shqiptare, në rrugët e qytetit e në thellësitë e fshatit, në të gjitha trojet shqiptare duke soditur në kohë dhe hapësirë pa u ndalur për asnjë çast. Dhe mbi të gjitha gjuha shqipe për poetin është amaneti i baballarëve, gjë që përkon me realitetin poetik dhe historik, apo thënë më shkurtë një gjë e tillë shihet si në ekran në poezinë “Gjuha shqipe”, apo siç thotë vetë poeti ”Gjuha shqipe/ Për libër këndimi”.

“Gjuha – verbum, tingull dhe mendim

Mbetet djep e shtrat i vendit tim, “

Edhe më të gjalla janë vargjet me të cilat poeti vërteton dëshmitë historike, të kaluarën pa të cilën sot ne mund të jemi askush.

“Kjo emblemë e fisit shekullor

Më tregon se kam në botë oborr,

Më rrëfen ku rrënja zuri fill,

Ku kam nënë e atë e s`jam kopil,”

Këto vargje dëshmojnë pjekurinë intelektuale të një njeriu të urtë, që botën e shpjegon nëpërmjet fakteve, pa të cilat fakte historike, ata që ëndërrojnë të shkelin mbi gjuhë, kulturën dhe identitetin kombëtar mbesin jo vetëm “pa oborr” por edhe mbeten për gjithë jetën “kopil”.

Dhe në fund poezia “Gjuha shqipe” mbyllet me një dyvargësh, që jo vetëm është një krahasim i qartë me vargjet e Mjedës : “Nji kto gjuhë që jam tue ndie,/ jan’ të bukra me themel/ por prap’ kjo, si diell pa hije,/ për mue t’tanave iu del”, por janë vargje që shpërthejnë nga thellësia e shpirtit, me gjithë vrullin poetik:

“Me të tjera gjuhë e mund të flas,

Por kur shpirti dhemb, veç shqip bërtas.”

Zyrih, tetor 2023