Nëse patjetër të duhet e vërteta

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Nëse patjetër të duhet e vërteta

Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås të Suedisë, prezanton, poet, shkrimtar, mërgimtar, anëtar të saj, të cilët me punën, shkrimet dhe veprimtarine tyre kultore në mërgatë pasurojnë dhe ndihmojnë në ruajten dhe kultivimine gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.

Kjo do të jetë një seri paraqitjesh me poet, shkrimtar dhe aktivist kulturor përmes penës së tyre dhe vlesrimit nga ana e kritikëve letrar.

Do fillojmë me mësuesin, pedagogun, poetin, shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur në Suedi i shpallur mësues viti nga ana e Entit të Shkollave të Suedisë poetin Rizah Sheqiri.

Përgatiti për botim: Sokol Demaku

Rizah Sheqiri  “Zog në furtunë”, poezi të zgjedhura, Botoi “Migjeni”, Suedi-2022.

Një përmbledhje poetike që dëshirojmë ta rilexojmë

Lexova përmbledhjen poetike “Zog në furtunë” dhe përforcova më tej mendimin vlerësues dhe konsideratën për talentin e poetit të mirënjohur Rizah Sheqiri. Vëllimi më emocionoi me origjinalitetin, bukurinë e shprehjes dhe mesazhet poetike që përcjellë, por edhe më befasoi me figuracionin e gjetur artistik, me sinqeritetin që karakterizon thuajse të gjithë krijimtarinë e poetit Sheqiri, i cili përpos të tjerash tregon kujdes deri në detaj për vargun e tij, për paraqitjen bukur të mendimit poetik, duke tentuar gjithnjë përsosmërinë. Duke lexuar, e ndjeja poetin fare pranë dhe më dukej se ai ka diçka të përbashkët me bahçevanin shpirtmirë që të zgjatë dorën e miqësisë dhe të tregon me shumë dashuri gjithë bimët e kopshtit të tij, të tregon llojshmëri lulesh, bukuri ngjyrash dhe aromash, teksa ti dëshiron t`i mbledhësh të gjitha ato në një buqetë të vetme dhe t`ua rrëfesh me gëzim edhe të tjerëve.

Bukuri artistike dhe vërtetësi

Që në fillim poeti na emocionon kur shkruan se këtë vëllim ua kushton prindërve të tij, “nënës dhe babait, të cilët ballëlartë i qëndruan kohës, krenarë përballuan çdo furtunë…” Ndërkohë që, në parathënien e shkruar në vargje, ai shpreh thelbin e përmbledhjes poetike, duke e krahasur veten me një “zog në furtunë”. Rizah Sheqiri e nis vëllimi me poezinë “Lagjja ime”, si të dojë të na tregojë një pjesëz të atdheut, të stërmunduar, të lënë mënjanë dhe të papërfillur dhe të mbajtur në erësirë të plotë nga të huajtë sundimtarë, por që për poetin dhe banorët, lagjja e tij “ka mjaft dashuri”, ka mjaft befasi të pazbuluara, ka të panjohura me bukuri të rrallë se atje është jeta, jeta e vërtetë. A nuk po befason botën Kosova me njerëzit e mëdhenj të muzikës, të artit skenik, të kulturës, të sporteve, të shkencës? A nuk po e nderon dhe po i përkulet me mirënjohje e nderim bota Nënës së Madhe, Terezë?  Ndaj, poeti himnizon me të drejtë atdheun e tij, tokën dhe vendlindjen e tij, “lagjen” e tij: “Kur t`ia marrë dielli anën e pandriçuar, /Rrota e historisë do të skuqet,/E do ta ulë kokën,/Në të gjitha dritaret e saj,/ Do të rriten lulet”.

Më tërhoqi vëmendjen veçanërisht trajtimi artistik që i bën  poeti Sheqiri misionit të poetit, duke nënvizuar se poeti krijon jo për vete, po për të tjerët, sepse ky është misioni i tij, që rrjedh natyrshëm nga talenti dhe zemra e madhe që prodhon pareshtur vlera shpirtërore e njerëzore. Te poezia “Anatemë për kohë”,  ai i drejtohet historisë, që ajo të jetë realiste, të mos  “shoh” si e verbër, apo siç thotë Gëtja,  “të mos qep lecka e të prashit në ujë”, por të jetë gjithnjë  objektive dhe e vërtetë. Njeriu jeton njëherë në këtë botë, ndaj te poezia “Urtia ime” poeti përcjellë mesazhin se  njeriu duhet të jetë i çiltër dhe i sinqertë, të mos gënjejë e mashtrojë, të mos e shtrembërojë të vërtetën e jetës, sepse e vërteta është gjithnjë aty, siç është drita e diellit.

Vese njerëzore në ”kudhrën” poetike

Te ky vëllim, Rizah Sheqiri vendos në “kudhrën” e tij poetike disa nga veset njerëzore, të cilat ai i skanon poetikisht me art e profesionalizëm dhe i paraqet ashtu siç janë, me gjithë dritëhijet dhe gjembat e tyre. Kështu ai skanon dhe shigjeton “Buzëqeshjen e rreme”, të cilën e takojmë shpesh herë në jetë të shoqëruar me hipokrizi dhe me keqdashje, kurse poeti, duke qenë i çiltër dhe i sinqertë, duke mos menduar të keqen te njeriu, befasohet, zhgënjehet dhe shpërthen me gjuhë poetike: “Dikush dheun nën këmbë/ ma paska pas gërryer/ Duke më buzëqeshur/ më paska pas urryer.”

Në këtë “kudhër” poetike Rizah Sheqiri shigjeton njeriun që ndryshe flet e ndryshe vepron, njeriun që me një dorë të ofron bukën, në tjetrën, pas shpine mban thikën. Ai përdor artistikisht një antitezë të fuqishme, duke vënë përballë njëra-tjetrës dashurinë dhe urrejtjen, dy koncepte, dy mendime të kundërta, që i japin forcë shprehjes e, ndërsa njëra, “dashuria është magjia,/që e bën zemrën të amshimtë”, tjetra, ”Urrejtja nuk është gjë tjetër,/Veçse krimb,/Krimb që e kthen zemrën,/Në një mollë të kalbur”.

Në tufën e veseve poeti godet dhe smirën, si ves ku shfaqet hapur  ndjenja e lakmisë së njeriut, i cili kur shikon dikë më të mirë se vetja, zemërohet e xhindoset, “e sheh atë me smirë”, “i flet atij me smirë”. Smira shkatërron dhe dëmton tjetrin, por ajo shkatërron edhe vet njeriun që  e ushqen atë brenda vetes, e, siç thuhet në popull, për shkak të kësaj të keqeje, vet njeriu “plas nga smira!”. Kësisoj njeriu me smirë, duke mos gjetur qetësi dhe rehati për shkak të suksesit që ka arritur tjetri, s`e përmban dot veten por egërsohet, humbet logjikën dhe nis e thur intriga, ngre kurthe dhe sulmon atë që është më lartë apo më përpara tij. Autori gjen ilaçin dhe antidotin për shërimin nga kjo e keqe, që helmon mendjen e njeriut: ilaçi dhe antidoti më i mirë ndaj këtij helmi,-thotë poeti-është “dielli i mirësisë”.

Po aq interesante dhe befasuese shfaqet poezia “Me gurët në bregdet”, ku ndër të tjerash poeti shkruan: “Vështroj gurët në bregdet/ Dhe valët e tërbuara/Tek thyejnë qafën në ta./Gurëve u flas:/Në ju u përplasën valë pas vale,/Sa shumë!/Dhe të gjitha u shndërruan në shkumë./Ju s’ndryshuat kurrë,/Të patundur – gurë,/Sa shumë m’i ngjani fisit!”

Përpara karakterit të fortë, përpara njeriut të drejtë, njeriut që mbron vazhimisht të vërtetën, thyhen, copëtohen dhe thërmohen mashtrimet dhe gënjeshtrat, njëlloj siç vijnë fuqishëm dallgët e mëdha, që thua se do bëjnë gjëmën me madhësinë  e pamjes dhe gjëmimit, por ato, sapo përplasen në gur e shkëmbinj, thërmohen e kthehen në shkumë.

Tjetrin shihe me zemër / Peshoje me dashuri!

Më mbeti thellë në mendje poezia “Porosia e nënës”, e cila për çdo njeri simbolizon dashurinë më të madhe, respektin dhe nderimin e pakufushëm për dashurinë që nëna na jep që nga lindja e gjatë gjithë jetës, madje edhe kur nëna nuk jeton më, portreti i saj është në mendjet dhe përfytyrimet tona të përditëshme, edhe atëherë ajo na “vjen e na qëndron” pranë me sytë e saj të dashur, të malluar e të merakosur: “Nisu bir,/Veç kij kujdes,/Të ndjekin hijet e vjeshtës,/ Macazezat ta prejnë rrugën,/Të lehin qentë e padukshëm,/Kij kujdes bir,/E mos iu ndaj rrugës së harruar,/ Ku dielli të bëhet busull,/Hëna fanar,/Mos iu ndaj rrugës së harruar bir,/ Që të çon tek vetja.” Nëna i jep porosi birit të saj në udhëtimin e  tij të jetës, që të jetë i drejtë dhe të mos ecë shtrembër, që të mos u nënshtrohet hijeve, paragjykimeve dhe pandehmave, kurtheve të padukshme që të përthithin e të kafshojnë si pakuptuar, pa i ndjerë dhe pa i kuptuar se nga të vijnë; nëna e orienton birin e saj drejt diellit e drejtësisë, ajo e porosit që dielli dhe drejtësia të jenë busulla e tij, ai të mos tjetërsohet, të mos shfaqet me maska dhe të vesh lëkurën e gjarprit përdredhës, të krokodilit zvarritës, të grerëzës thumbuese, të merimangës së zezë. Por të jetë vetvetja, të jetë njeri i vërtetë.

Ka një mesazh mbresëlënës poezia(apo epigrami) “Nëse”, ku poeti mjeshtërisht kumton mesazhin e madh të bashkëjetesës dhe marrëveshjes mes njerëzve, të cilët asnjëherë nuk janë njëlloj: në pamje, në formim e qëndrueshmëri, në gjuhë, në racë,  në karakter, në sjellje, në tradita e zakone, në huqe: “Nëse s’don të jesh i verbër,/ Dhe emrin don ta mbash Njeri,/ Tjetrin shihe me zemër,/ Peshoje me dashuri!” Është ky një mendim i madh humanist, që ka lindur nga mendje gjeniale të filozofisë, të historisë, të artit, të shkencës e letërsisë së shekujve. Bazuar në këtë ide kaq humane janë ndërtuar ligje dhe marrëveshje të përparuara, që vendosin ekuilibrat e shoqërisë, madje edhe ekuilibrat për ekzistencën e të gjitha llojeve të gjallesave në natyrë, e që nëse zbatohen gjithnjë mirë, garantojnë të ardhmen e sigurt dhe paqen që njerëzimi e dëshiron aq shumë. E pra, Tjetrin shihe me zemër,/ Peshoje me dashuri!” Bukur, shumë bukur, apo jo?

Nata e gjatë e mërgimtarit

M`u dukën interesante poezitë që pasqyrojnë jetën e mërgimtarit. Ka një këndshikim origjinal poeti Sheqiri për emigracionin, më të thellë dhe më tronditës, duke shprehur mesazhe të forta që s`i heq dot nga mendja: Në mërgim – në vetmi,/Me mallin për atdheun në gji, /Digjem – tretem si qiri,/Një natë e gjatë sa njëmijë,/Vallë kjo natë sa e shkretë,/Sa natë e gjatë në mërgim kjo jetë !”

Ndjeshmëri dhe një indiferencë të pafalshme njerëzore shfaq poezia “Pyetëse çuditëse”, që duket se e shigjeton mprehtë dhe i bën apel botës dhe shoqërisë njerëzore, që të jetë më humane, të jetë më e ndjeshme ndaj jetës së tjetrit, e veçanërisht ndaj fëmijëve që janë ardhmëria, edhe kur ata janë bijë mërgimtarësh. Duke përshkruar sytë e pafajshëm që lotojnë të fëmijëve të mërgimtarëve, poeti trondit me pyetjen poetike: “…E bota/PSE/S’i sheh lotët/ Vallë/Në sytë/E fëmijëve mërgimtarë?”  Mendoj se ky fat i keq i mërgimtarit, poetikisht bëhet edhe më i mprehtë te poezia “Faqe ditari e një mërgimtari”, ku ndjenjat dhe “biseda” e përfytyruar e mërgimtarit me nënën e tij dhe me atdheun që i ka larg, zhvillohet shumë prekëse, mallëngjyese, teksa përshkohet nga një dhembje e thellë shpirtërore. Dua të mendoj se kjo poezi nuk është shkruar, por  është gdhendur:  “Nënë po e puth diellin në faqe,/ E ti puthe të puthurën time,/Nënë sytë i kam të drejtuar kah ti,/ Dhe me një rreze grindem si fëmijë,/ Që nga atdheu s’më solli pak dashuri,/ E të dehem, të dehem ngrohtësi,/Ju për mua sy e zemër i keni plot mall,/ E unë bredh botës, qyqe mërgimtar,/As gjumin s’e bëj si gjumë,/As diellin s’e ndjej si diell,/As hëna s’më duket si hënë,/ Gjithmonë me një lot të ngrirë në sy,/ Me dy fjalë të ndrydhura në zemër,/ Me më të ëmblat fjalë:/ Atdhe e Nënë !/Nënë puthe diellin në faqe,/ Unë ta puth të puthurën tënde!”

Poeti, atdheu dhe dashuria në piedestal

Vëllim poetik “Zog në furtunë”  pasqyron mesazhe nga më të llojllojshmet dhe nga më mbresëlënëset, ku ndjenjat dhe kumtimet poetike shpalosen gjithëherë të bukura, origjinale, të sinqerta dhe të besueshme. Rizah Sheqiri beson se poeti, mendimi dhe fjala e tij s`të lënë asnjëherë në baltë, sepse fjala e tij është fjalë shpirti dhe zemre, sepse poeti është i vërtetë dhe e vërteta është si rrezja e diellit, që pa zhurmë e bujë depërton dhe shpërndan si me magji edhe errësirën e natës së zezë. Ndaj dhe poeti Sheqiri e ngre në piedestal shpirtin dhe fjalën e poetit: “Le të thyhen/ Pasqyrat mashtronjëse,/Copë  e grimë le të bëhen,/Ky nuk është/Fillimi i qametit./Nëse vërtetë,/Të duhet e vërteta,/Përdore në vend të pasqyrës/Fjalën e poetit.” Sikurse, te poezia “Dashuria” poeti i ngre himn dashurisë; ai shkruan: Është valle ndjenjash/E bukur vërtet/Të ngopesh/Me ritmin e saj të ëmbël/ Aq të bukur/S’të mjaftojnë as njëqind jetë!”

 Lidhjen e ngushtë me atdheun, poeti e percjellë me disa nga poezitë e këtij vëllimi, por po veçoj poezinë “Fatnjëjtët”, ku autori sjell në vargje idenë se  njeriu është i lidhur ngusht me atdheun ku ka lindur dhe është rritur; ai aty e ka fuqinë dhe madhështinë, ashtu sikurse  e vërteton më së miri edhe legjenda e Anteut. Kur pëson atdheu, pëson edhe njeriu, kur gëzon atdheu, gëzon edhe njeriu, ata janë të lidhur pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin, janë dy trupa në një të vetëm; njeriu e merr fuqinë, së pari nga atdheu. “Njeriu pa atdhe, si shqipja pa fole”-thotë populli. Kurse poeti Sheqiri, shkruan: “Sa herë doli miu i urrejtjes,/ Të ma helmojë bukën,/ Nuk më kujtohet./Sa herë doli,/Gjarpri i pushtimit,/Të ma helmojë gjakun,/ Nuk më kujtohet./Sa herë/U orvat merimanga e nënshtrimit,/ Të ma mbysë shpresën,/Nuk më kujtohet./Mund ta pyesni,/ Atdheun,/ Të dy kemi të njëjtin/ Fat”.

Poezi të vyera, të pashkëputura nga jeta dhe vepra e Rizah Sheqirit

Poeti Rizah Sheqiri, është një emër i nderuar që rrezaton edhe në emigracion. Edhe vetëm vlerat poetike të tij apo botimet e shumta në shqip e suedisht do të mjaftonin për ta nderuar si personalitet krijues, por ai është edhe një dritëpërhapës i shquar në aftësi, talent e atdhedashuri; njeri modest dhe me ndjenja të thella njerëzore. Biografia e tij rrezaton edhe në arsim, ku ai si mësues ka merituar vazhdimisht vlerësime speciale nga  bashkëkombësit shqiptarë, nga mikpritësit suedezë, nga nxënësit e tij  të shumtë, të cilëve ai u ka dhënë dhe u jep mësim duke u mësuar me themel  gjuhën e bukur shqipe. Rizah Sheqiri rrezaton si aktivist i palodhur i traditave dhe vlerave shpirtërore shqiptare, i kulturës dhe i artit; ai mbështet dhe ndihmon në organizimin cilësor të veprimtarive të gjera që zhvillojnë shoqatat  kulturore shqiptare në Suedi, sikurse është edhe një anëtar i merituar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë. Rizah Sheqiri nderon veten, emrin dhe veprën e tij, nderon atdheun me botimet e shumta artistike, të mbushura me art e mesazhe tejet njerëzore; tek ai shohim modelin e njeriut të mirë, miqësor, fisnik dhe me bukuri shpirtërore. Ndaj them që edhe poezia e tij e spikatur, edhe kjo e  paraqitur në këtë vëllim, është njëherazi shprehje dhe pasqyrim i emrit të tij të nderuar, talentit dhe personalitetit të tij krijues e atdhetar.

Faleminderit poeti ynë!

Tiranë, më 05 janar 2023                                Viron Kona

 Recension

Këngëvaji nga Rizah Sheqiri

Rizah Sheqiri: ”Këngëvaji – një buqetë poezish nga një

zemër në ekzil” (”Sorgesånger– en diktbukett från ett hjärta i exil”), Suedi, 2008.

 Ballina e librit të R.Sheqirit:”Këngëvaji – një buqetë poezish nga një zemër në ekzil”-

”Këngëvaji– një buqetë poezish nga një zemër në ekzil”-” Sorgesånger

En diktbukett från ett hjärta i exil” është një përmbledhje

e re e poezive të Rizah Sheqirit të shkruara që nga vitet 1990 deri

më sot, poezi të cilat për temë kanë kurbetin, mallin për atdheun,

vujatjen në vend të huaj si dhe dashurinë e paskajshme për të mirën

e gjithmbarëshme njerëzore.

 Kjo përmbledhje është me poezi të zgjedhura nga opusi poetik i Rizah Sheqirit të përkthyera në gjuhën suedeze, ndërsa cikli i parë i poezive ”Flutura në erë” është i botuar edhe në gjuhën angleze.

 Libri hapet me një parathënje të thuktë nga poeti, publicisti dhe shkrimtari i njohur suedez Thomas Nydahl.

Përmbledhja ”Këngëvaji – një buqetë poezish nga një zemër në ekzil” është e organizuar në gjashtë cikle dhe secili cikël është i ilustruar me nga një fotografi artistike nga vetë autori. (B.Sh.)

Secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes, rrënjët e veta, nga do që të shkojë

Rizah Sheqiri:“Sorgesånger – en diktbukett från ett hjärta i exil” (Këngëvaji – një buqetë me poezi nga një zemër në ekzil). Përmbledhje poezish në gjuhën suedeze dhe pjesërisht në gjuhën angleze. Suedi 2008.

Ndjenja e të qenurit pa strehë është një çështje e filozofisë klasike. Filozofja franceze Simone Weil ishte përpjekur ta refuzonte këtë duke thënë që njerëzit, për dallim nga drunjtë, i kërkojnë rrënjët. Gabimi vendimtar në rezonimin e saj është, që secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes, rrënjët e veta, nga do që të shkojë. Të kesh rrënjë nuk është e njejta gjë sikur të jesh dru dhe pa aftësi ndryshimi e zhvillimi.

Shumë njerëz të kësaj bote moderne posedojnë diçka më shumë se sistemin e rrënjve, më shumë se vetëm një strehë. Kjo ndodhë kështu nga një rrethanë ndjesore ose thejsht nga një rrethanë fizike e praktike. Në këtë kohë të globalizmit duke pasë parasysh çdo lloj trysnie, ekonomike dhe politike, disa prej nesh përpiqemi të fshihemi ngastrat vetanake. Në frymën e Volterit në të vërtetë ne kultivojmë kopshtin tonë. Por të përpiqesh të mbyllësh sytë ndaj katastrofave që po ndodhin në botë do t´ishte një strategji e keqe për mbijetesë.

Në poezitë e tij Rizah Sheqiri tregon se bota duhet të frymojë përmes vendeve ku qëndrojmë përkohësisht, përmes sistemeve të rrënjve të reja ose të vjetra, ashtu që të lindet një ndërgjegje për kushtet vetanake. Rizah Sheqiri posedon dy ndjenja atdhetare: njëra është shqiptare e tjetra suedeze.

Kjo përshkohet në gjitha shkrimet e tij. Ai qëndron me të dya këmbët në truallin suedez, por njëkohësisht gjendet po aq shpesh në të kaluarën shqiptare dhe në ëndrrat për një të ardhme më të mirë për popullin në Kosovë. Kjo përmban një simpati të thellë që duket si vizion i dyfishtë, që në mos asgjë tjetër tregon se sa të barabartë janë njerëzit. Ëndrrat dhe shpresat tona, ashtu si edhe dështimet dhe dëshpërimet, i ngjjajnë shumë njëra tjetrës kur këmbehen. Dhe atëherë kur këto dy vende nuk do t’i mjaftonin Rizasë, ai gjen një të tretë: të shkruarit, letërsinë. Edhe në poezi ka shtëpinë e tij: “në bibliotekë gjeta vëllezër”, konstaton ai në një poezi, kurse në një tjetër thotë se aroma e një bredhi dhe kujtimi i fushës janë të një rëndësie për te. Kështu lidhen mali, bimësia, me një gjuhë ku është rrënjosurndejnja e vendlindjes.ndejnja e vendlindjes.

Thomas Nydahl, shkrimtar dhe gazetar i kulturës.

Recension për librin  ”Deti i peshqëve të vegjël”

Një botë me det e qiell dashurie, lirie, mirëkuptimi dhe mirësie

Të lexosh shkrimtarin Rizah Sheqiri do të thotë të bashkëndjesh e bashkëjetosh me një botë të pasur krijuese, me plot imagjinatë, me një botë krijuese që të bën të përjetosh të bukurën dhe artin e saj. I tillë është edhe libri ”Deti i peshqve të vegjël” – një përmbledhje me tregime të mbarështruara bukur e rrjedhshëm, ku autori e lartëson të mirën, respektin, dashurinë dhe lirinë qoftë në planin individual, qoftë në atë të përgjigjithshëm. Gjitha tregimet e kësaj përmbledhje autori i skalit bukur përmes zgjedhjes befasuese të fabulës rrëfimtare dhe duke hyrë thellë në botën e fëmijëve; në imagjinatën, në fantazinë, në lojën, në shoqërinë, në përditëshmërinë tyre, qoftë në familje, në shkollë a gjatë kohës së lirë. Që nga tregimi i parë hetohet qartë angazhimi, ëndrra dhe dëshira e fëmijëve për të ndryshuar e për ta bërë botën më të mirë për të gjithë, qoftë duke e krijuar edhe atë detin e tyre të imagjinatës pa grepa e pa peshq të mëdhenj që i han të vegjëlit. Por jo vetëm kaq, temat që trajtohen në këto tregime janë nga më të ndryshmet, tema që rrallë ose fare nuk janë trajtuar më parë në letërsinë tonë për fëmijë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm, e këtë e dijnë edhe fëmijët se jo gjithçka në këtë jetë e në këtë botë është një kopsht i lulëzuar. Ka plot probleme me të cilat edhe fëmijët ballafaqohen përditë. Autori i shtjellon bukur edhe shumë nga këto probleme me qëllimin e vetëm që vetë fëmijët t’i shohin, t’i kuptojnë e të reflektojnë për to dhe natyrisht t’i zgjidhin a t’i ndryshojnë qoftë me forcat e tyre, qoftë me ndihmën e të rriturëve. Pra, thuaja në të gjitha tregimet e R. Sheqirit del qartë porosia se dituria, mësimi nga pësimi apo nga përvoja paraprake njerëzore, dashuria, urtësia, mirëkuptimi, pendimi për veprimet e gabuara, kërkimfalja, dëgjimi i këshillave dashamirëse, të prindërve apo mësuesëve, ia vë themelet edukatës, përparimit, zhvillimit dhe formimit të dinjitetshëm njerëzor. Mësimi nga pësimi, kërkimfalja dhe pendimi për veprimet e gabuara, në këto tregime zë një vend meritor dhe ku autori i përdorë me qëllimin e vetëm që brezat e rinj të edukohen mirë, të dijnë të ballafaqohen me probleme e vështirësi, të rriten pa brenga, të bëhen të ditur e të mirëkuptueshëm, të bëhen të zotët e vetës dhe ta jetojnë jetën e tyre sa më mirë. Mos bëj keq se e keqja sjell vetëm të këqija, ose bëj mirë se e mira e begaton jetën… – këto dhe shumë e shumë moto tjera, qoftë direkt apo indirekt, dalin bukur dhe natyrshëm nga shumica e tregimeve të këtij libri. Forma se si shkrimtari R.Sheqiri, i zbërthen këto dhe prarimet tjera të jetës në këto tregime është shumë e pranueshme për të gjithë, për botën e fëmijëve dhe të rriturëve, sepse ato nuk janë thjeshtë një mësim didaktik, por më shumë janë një përjetim dhe një ndjesi estetike që ndjehet e përjetohet thellë nga të gjithë. Prandaj edhe për këtë arsye këto tregime, konsideroj unë, bëhen më tërheqëse, më të lexuara, më atraktive dhe ky libër faktikisht bëhet një shkollë edukimi njerëzor e estetik për fëmijë e të rinj, ku ata vetë janë aktorë ngjarjesh, rrethanash e situatash ku tërthorazi apo drejtpërdrejtë ballafaqohen me devijime të ndryshme shoqërore, me sjellje të liga, me gabime, e me shumë padrejtësi. Pra, shtylla kryesore të tregimeve të librit ”Deti i peshqeve të vegjël” janë dy botëra, që autori i trajton bukur; në njërën anë ajo bota e qapkënllaqeve qëllimkëqija, prirja për të përqeshur, për të ngacmuar, a për t’u bërë keq të tjerëve, dhe në anën tjetër, bota e mirësisë, e ndihmës, e sinqeritetit dhe e dashurisë, dy botëra këto që vazhdimisht përballen me njëra-tjetrën me synimin e vetëm për krijimin e një të ardhmje më të lumtur e më të mirë për të gjithë. Ky libër me tregime është një det i bukur idesh e projektesh i ngritur nga imagjinata dhe fantazia e pafund e fëmijëve për ta bërë botën më të mirë, me më shumë mirëkuptim, dashuri, paqe, liri e mirësi, ngjashëm me atë botën fantastike të detit të peshqve të vegjël, aty ku jetohet lirshëm e në harmoni, pa frikën nga grepat dhe nga peshqit e mëdhenj. Një libër – shkollë edukimi, me një botë me det e qiell dashurie, lirie, mirëkuptimi dhe mirësie, i realizuar bukur me një gjuhë të pasur figurative, me një rrjedhëshmëri të këndshme rrëfimi, me fabula interesante dhe me plot risi e befasi, veshur bukur me figura letrare e artistike, që lexuesve fëmijë por edhe atyre të rritur ju ofron përjetim dhe kënaqsi leximi. Muhamed Krasniqi

Recension: Triologjia e lojës

(Rizah Sheqiri:  “Zemra e lojës” – poezi për fëmijë e të rinj,  2019).

Përmbledhja me poezi për fëmijë e të rinj “Zemra e lojës” nga Rizah Sheqiri është një buqetë me vargje si lule nga kopsht i lulëzuar, me aromë të këndëshme, me nektar e  bukuri, me ëmbëlsi  e dashuri.

Rizah Sheqiri ka publikuar rreth pesëdhjetë libra në prozë e poezi, për të rritur e për fëmijë; në mesin e tyre disa përmbledhje shumë të suksesshme për fëmijë, siç janë: ”Hëna e di lojën”, ”Kujt i buzëqeshin lulet”, ”Zemër krejt dashuri”, ”Shëngjergjat e mi”, ”Magjistari i shtatë ngjyrave”, ”Shoferi i lojës”, ”Pak më ndryshe”, ”Deti i pehqve të vegjël”, etj.

Krijimtaria e tij është shpërblyer dhe është vlerësuar lartë edhe nga kritika letrare. Është cilësuar edhe me epietin: H.Anderseni e A.Lindgreni shqiptar.

E titullova kështu këtë shkrim për dy arsye konceptale dhe strukturore.

E para, për vet mënyrën se si është konceptuar ky libër nga tri pjesë; loja si aktivitet e veprim, loja si përvojë dije e mësim, dhe loja si përsëritje, kënaqësi e dëfrim. Këto tri pjesë e përbëjnë një tërësi, me lojën si një lidhje të pandërprerë sa organike po aq poetike-figurative. Në pjesën e parë vetë krijuesi është pjesë e lojës së bashku me fëmijët. Ndërsa, në pjesën e dytë subjekti lirik është mësuesi dhe në pjesën e tretë, fëmija bëhet pjesë qëndrore e lojës. Arsyeja e dytë vjen si interferim i kontekstit poetik figurativ, i mënyrës se si krijohet loja, si përshkohet me pasion, si e përcjellë mesazhin dhe se si loja ngritet në një figurë që shenjëzon, në një figurë shumë dimensionale dhe shumë funksionale që përshkohet, qoftë drejtpërdrejtë apo tërthorazi, në gjithë materien e librit.

Të fillojmë nga loja si nocion. Nga interpretimi pedagogjik loja është kontest edukativ ”par exellance” pra, veprimtaria më e pëlqyer, më intenzive dhe ndër të parat tek fëmijët. Por, kjo nuk i mjafton autorit. Loja nuk është vetëm një veprimtari e pëlqyer, por ajo është edhe një veprimtari e krijuar e fëmijëve. Çdo fëmijë me lojën e vet sjellë edhe krijimin e vet. Pra, kur fëmija e krijon lojën, ai sjellë një rënditje të gjërave ashtu qysh atij i pëlqejnë dhe ashtu si i ka menduar ai vet. Kështu bije fjala; ai piloton me aeroplanin e vet edhepse nuk ka aeroplan, ose fëmija kalon hapësira ndëplanetare me shpejtësi të paimagjinuar, pra krijon botën e tij fantastiko-shkencore, atë botën e tij të madhe të lojës, etj. Meqenëse e ka krijuar lojën, pra e ka menduar me tru, siç thotë autori, e thotë me zemër, me dashuri dhe pasion pastaj e lidhë atë me arterien kardinale fjalën. Kur jemi këtu, te arsyeja e dytë, zemra që në letërsi është simbol i dashurisë, ndjesisë, kënaqësisë, fëmija i beson krijimit të vet, e pëlqen atë dhe e merr këtë botë të krijuar shumë seriozisht dhe mu për këtë edhe luan dhe e zhvillon lojën me pasion të madh. Po e përmend edhe arsyen e tretë, nga më të rëndësishmet, pra  fjalën që bën mrekulli siç thotë edhe vet autori:

Fjala me fjalë e lidhë dashurinë

Fjala me fjalë e bën mrekullinë

Pra, si reflektim mund të themi se loja nuk është thjeshtë vetëm një kontest edukativ, por është një veprimtari e krijuar e ndjekur me pasion dhe e fiksuar me fjalë që autori e quan gjuhë fëmijënore, apo gjuhë të lojës- fëmijërisht, pra një konglomerat kompleks.

Ashtu sikur fëmija që e krijon lojën e vet, që e përcjellë me pasion e dashuri, e thurë atë me ngrohtësinë e fjalës, ashtu edhe krijuesi (pra autori) e krijon botën e vet poetike – lojë  dhe e fton lexuesin  me plotë dashuri që të hyjë në botën e tij të lojës:

Le të dalë

Ku të dalë

eja të luajmë

me vargje e fjalë

Pra, edhe krijuesi bën po të njëjtën gjë si fëmija që luan. Edhe ai krijon botën e vet të fantazuar, të cilën e merr shumë seriozisht, domethënë e trajton me pasion dhe  natyrisht që e ndanë qartë nga realiteti. Gjuha e fjala e fikson këtë afëri në mes të lojës së fëmijës dhe krijimit poetik. Pra, autori orjentohet në objekte të kapshme që mund të zbatohen, por ndodhë kështu që disa objekte reale që nuk na japin ndonjë kënaqësi, në kuadër të lojës së fantazuar edhe ato bëhen burim i vërtetë kënaqësie.

E kundërta e lojës nuk është sinqeriteti, por realiteti. Siç tham edhe më lartë fëmija e dallon shumë mirë lojën e vet nga realiteti me gjithë pasionin që ka për lojën. Ai hynë në lojë vetëm atëherë kur ai i beson lojës dhe e konfirmon praninë e vet. Kështu në poezin ”Thuani po  e thuani jo” kemi këtë bashkëveprim të lojës dhe krijimit poetik. Kjo poezi në mënyrë të përkryer i bashkëvepron këto dy koncepte të lartëpërmendura që bëjnë një poezi me premisa skenike ku fjala dhe loja janë në ndërveprim. Autori këtu jo vetëm që gjenë bukur fjalët, por ai e gjenë bukur edhe mënyrën si t’i ndërdhë këto koncepte:

UNË: Ju jeni zogj në fluturim

Për mua jeni frymëzim

FËMIJËT : Pooo…

Ose

UNË: Ju jeni rrugaç

Në shtëpi trazavaq

FËMIJËT: Jooo…

Në këtë kontekst mund ta përmendim edhe poezinë ”Klysh klyshi më thotë gjyshi” e cila sjellë poashtu një emocion të thellë loje në formë bashkëbisedimi.

Thamë që loja është një verprimtari jo vetëm edukative, por edhe një krijim dhe pasion i fiksuar me fjalë të cilës fëmija dhe krijuesi i besojnë jashtëmase. Prandaj edhe nëse  ndodhë që loja të përseritet, jo një herë por qindra herë, prapë ajo mbetet e dashur për ata që e luajnë. Këtë e di mirë  autori, por ai e di edhe një gjë tjetër se loja e krijuar me dashuri dhe e luajtur me pasion nuk e humbë kurrë rëndësinë as efektin e saj në rritën dhe formimin e fëmijës.

Prandaj, në poezinë ”Po ju them edhe njëherë” thotë:

…dhe asgjë të re

S’po ju them;

As një mendim as një fjalë,

Që s’është thënë më parë

Sepse

Gjithçka është thënë edhe më parë

Megjithatë edhe një hërë po u them pa nxitim

Edhe një fjalë

E një mendim

Fjalën e zemrës sime

Fjalën e shpirtit tim…

Pra, loja është një ndërdije shumë dimenzionale e cila ashtu sikur zemra që është një organ me dinamikë të pandërprerë e cila asnjëherë nuk harron të lëvizë dhe asnjëherë nuk bëhet monotone. Edhe loja edhe atëherë kur përseritet, çdo përsëritje e saj është një moment i ri, një krijim i ri, një lojë e re.

Loja jo vetëm që është argëtim, krijim, por ajo shfaqet edhe si dilemë nga vet fëmijët, një dilemë universale me frikën se mos dalin jashtë dashurisë që sjellë loja. Në poezinë: “Dua të rritem – s’dua të rritem” ngritet dilema e fëmijës; të rritet a të mos rritet sikur babai e nëna që “nuk dijnë të luajnë” por grinden mes veti.

Fëmija e thotë se …”s’dua asnjë qortim, asnjë kërcënim”,  pranadaj e thekson mendimin me gjithë forcën e shpirtit:

Dua të më duan, të më duan shumë mua

Se unë të dy i dua, i dua – shumë i dua!

Pra, është plot mirësi, vizion e dashuri mendja e fëmijës dhe kjo vjen si funksioni dhe fuqia më e madhe e lojës, sepse prindërit po të luanin me fëmijët e tyre do të zbulonin  më mirë botën e harmonisë, edhe dashurinë edhe brengën e fëmijëve të tyre.

Fatmirësisht, këtu rreth zemrës së lojës, tubohen bashkë bota e fëmijëve dhe e të rriturëve në lojën e përbashkët plotë zemër, dritë, dashuri e rritë. Pra, bashkë me fëmijët edhe gjyshërit, edhe mësuesi e prindërit bëhen pjesë e lojës duke sjellë argëtim, duke dhuruar dashuri, duke sjellë dilema, duke shtruar pyetje, por edhe duke e krijuar dhe duke e luajtur lojën bashkarisht me shpirt e me zemër. E gjithë kjo bën që ky libër vërtetë të jetë zemër e lojës.

Në fund edhe unë u bëra pjesë e zemrës së lojës, pra unë e lexova dhe e rilexova, e luajta dhe e riluajta zemrën e lojës, e përjetova, reflektova për e mbi te dhe ndjeva kënaqësi. Mendoj që lojën e luajta mirë me zemër e me dashuri dhe do ta luaj përsëri qoftë me fëmijët, qoftë me nxënësit, qoftë me mbesat a nipat e mi.

Bëhuni edhe ju pjesë e zemrës së lojës do të kënaqeni gjithësesi!

Sevdail Zejnullahu

SHËNIME PËR AUTORIN

RIZAH SHEQIRI

Rizah SHEQIRI lindi më 12 janar 1961 në Brainë, ku e kreu shkollën fillore. Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe Fakultetin Filologjik – Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe i kreu në Prishtinë.

Që nga bankat e shkollës së fillore nisi të krijojë dhe të bashkëpunoi me të gjitha revistat dhe gazetat në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe më gjerë, siç janë: “Rilindja”,”Zëri i rinisë”, “Bota e re”, ”Shkëndija”, “Koha”, “Jehona”, “Gazeta e Pionierëve”, “Pionieri”, “Gëzimi”, “Fatosi”, etj. Një kohë bashkëpunoi edhe me Programin Arsimor të Radio Prishtinës deri më 15 qershor të vitit 1983 kur u pranua si gazetar i rregullt në këtë institucion informativ. Shtatë vjet punoi në Radio – Prishtinë, në Programin Kulturor Artistik Arsimor, ku realizoi një varg emisionesh kulturore, artistike, arsimore dhe për fëmijë. Dhe jo vetëm kaq.  Në radio iu realizuan edhe disa radioskena. Gjatë kësaj kohe ai shkroi edhe mbi dyzet tekste të këngëve për fëmijë, të zhanrit popullor dhe argëtues, disa prej të cilave u bën aq të dashura sa që këndohen me ëndje edhe sot nga grupmosha të ndryshme si p.sh. “Vallja popullore”, ”Shkurt e shqip”,” ”Lulevera”, ”Lulebora”, ”Këngë e lule”, ”Ne jemi bukuria e atdheut”, ”Loçkë e nënës”, ”Është bukuri”,”Gëzimi në derë troket” “Velylberi i dashurisë”, etj.

Ishte bashkëpunëtor i rregullt i revistës për çështje arsimore “Shkëndija” me të cilën bashkëpunimin e intensifikoi sidomos pas largimit të tij nga RTP, prej ku me dhunë policia serbe më 1990 largoi gjithë gazetarët e punëtorët tjerë shqiptarë të RTP-së.

Që nga dhjetori i vitit 1991 R. Sheqiri jeton dhe krijon në Suedi. Është shumë aktiv në jetën kulturore në Suedi, bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat që dalin këtu.

Ka qenë i angazhuar në shumë  projekte të ndryshme kulturore e informative që janë organizuar në Suedi dhe që për qëllim kanë pasur të bëjnë të njohura vlerat tona kulturore e kombëtare dhe të vërtetën mbi shqiptarët tek opinioni suedez. Po e përmendim projektin e madh kulturor e informativ ”Shqiptarët e Kosovës duan Liri” që për moto kishte Dejtoni – po, po ku mbeti çështja e shqiptarëve? etj. Në këtë fushë angazhimi i tij nuk ka munguar asnjëherë duke shkruar artikuj, debatues e informativ, me qëllim që të marrë në mbrojtje çështjen e drejtë shqiptare, luftën e drejtë të tyre për liri e pavarësi. Këtë sidomos e intensifikon gjatë periudhës së luftës në Kosovë, atëherë kur nëpër shtypin suedez paraqiteshin parlamentarë, bile edhe anëtarë të delegacionit të OSSE, politikanë e intelektualë të tjerë që vëheshin në përkrahje të pushtuesit serb dhe kështu e margjinalizonin luftën e drejtë të shqiptarëve për liri. R. Sheqiri ka shkruar edhe një varg artikujsh tjerë informativ mbi shqiptarët dhe mbi të vërtetën e tyre. Ai ka shkruar një varg letrash që u janë drejtuar personaliteteve dhe instuticioneve shtetrore me kërkesën për të njohur Pavarësinë e Kosovës, si dhe për të përkrahur shqiptarët dhe çështjen e tyre në Institucionet Evropiane dhe botërore.

Rizah Sheqiri merret edhe me përkthime nga suedishtja në gjuhën shqipe. Ka përkthyer disa libra për fëmijë të shkrimtarëve të njohur suedezë Per Nilsson dhe Ulf Nilsson, pastaj përmbledhjen e poezive “Ora” të Anders Johanssonit, Ka përkthyer në shqip disa poezi të Thomas Nydahl, Harry Martinsson, Tomas Tranströmer, etj.

Ai e ka përkthyer edhe librin për fëmijë ”Rruga e gjatë, shumë e gjatë” të shkrimtares Rose Lagerkrantz dhe Ilon Wikland, 5000 ekzemplarë të të cilit libër ju janë dhuruar fëmijëve në Kosovë. R. Sheqiri ka përkthyer nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe librin ”Libri i madh për Lushin e vogël” (Lilla stora Ludde boken) nga Ulf Löfgren, që e botoi: Shtëpia Botuese Apec, Suedi 2009. ”Libri i madh për Lushin e vogël” është një përmbledhje që në vete përmbanë pesë nga librat e serisë së librave për Ludden (Lushin) ; Lushi, Lushi dhe Dikushi, Lushi dhe Lushja, Lushi dhe Arushi i Prapë dhe Lushi gëzohet.

Ka përkthyer edhe disa libra të njohur të letërsisë për fëmijë të shkrimtarëve të njohur suedez.

Ndërsa bashkë me shkrimtarin e njohur suedez Ulf Nilssson kanë përpiluar antologjinë me krijime të fëmijëve “Broar, skatkistor och guld”(Ura, arkathesari dhe ar).

Rizah Sheqiri ka zënë të përkthej edhe pjesë nga krijimtaria e pasur letrare shqipe e të prezentojë në gjuhën suedeze dhe poashtu ka një varg përkthimesh nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe të cilat presin dritën e botimit.

Rizah Sheqiri është lektor pran BTJ (Rrjetit të Bibliotekave Suedeze) për të cilët shkruan recensione kryesisht për librat në gjuhën shqipe që hyjnë dhe shpërndahen nëpër bibliotekat e Suedisë. Ai shkruan edhe recensione e shkrime publicistike. Veçanërisht ka shkruar mbi veprimtarinë dhe të arritrurat e krijuesëve letrar e figurativ në Suedi.

Kohë të gjatë ka punuar si mësues i gjuhës amtare dhe ruajtja e kultivimi i gjuhës traditës dhe kulturës shqiptare tek gjeneratat e reja dhe tek fëmijët mërgimtarë kanë qenë dhe janë preokupime të përhershme të tij.

Me fëmijët dhe për fëmijët ka punuar në shumë mese shqiptare që nga dita e ardhjes së tij në Suedi. Ka punuar me fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në strehimoren e Ystadit gjatë katër muajve të parë të vitit 1992 e muajt në vazhdim të të njëjtit vit ka punuar si mësues në shkollën fillore të Mariannelundit në Mariannelund. Pastaj është angazhuar në organizimin e mësimit plotësues në strehimoren e Reslövit dhe në Tomelilla ku për afro dy vjet ka organizuar një varg aktivitetesh me fëmijë, deri në gusht të vitit 1995 kur punësohet si mësues i rregullt i gjuhës amtare në shkollën “Kungsmarken” të Karlskronës. Përvec në Karlskrona ka punuar edhe në qendra tjera si në Karlshamn, Asarum, Tingsryd, Ryd, Udevalla, etj.

Përherë të parë ka startuar me mësimin e gjuhës shqipe në nivel të shkollave të mesme (Gjimnazi) në Karlshamn dhe në Karlskrona. Në gjimnazin  e qytetit  në Karlsahm për herë të parë me angazhimin e tij ka nisë me mësimi i gjuhës shqipe që nga vitin 1998. Që nga atëherë në këtë gjimnaz sikur në shumë gjimnaze tjera në Suedi pa ndërprerje zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe në tre kurse në nivelin e gjimnazit, e nëpër disa gjimnaze edhe si lëndë në kuadrin e zgjedhjes së lirë të mësimit të gjuhëve të huaja. Ka punuar në shkollën suedez ka punuar efhe si mësues special. Në qytetin Udevalla vazhdon ende të punoj si mësues me ciklin e lartë të shkollës fillore dhe me gjimnazistë.

Gjatë kohës sa ka punuar me mësimëdhënjen e gjuhës amtare, bashkë me nxënësit e tij ka organizuar me dhjetra manifestime të mëdha kulurore e letrare, në të cilat përveç bashkatdhetarëve tanë kanë marrë pjesë edhe shumë  vendas. Të gjitha këto aktivitete janë përcjell edhe nga shtypi vendor i cili këtyre aktiviteteve kulturore u ka dhënë një hapsirë të madhe dhe tejet afirmative.

Sheqiri, përveç kësaj është angazhuar vazhdimisht në organizimin dhe ndjekjen e mësimit plotësues në gjuhën amtare të fëmijëve tanë në Suedi. Për këtë problematikë ai ka botuar në revista e gazeta dhe herë pas herë është paraqitur edhe në Radio Suedinë në programin në gjuhën shqipe “Ditari”- “Jehona” me disa artikuj që kanë të bëjnë me këtë çështje.

R.Sheqiri ka bashkëpunuar me Entin Shtetëror për Shkolla të Suedisë dhe është bashkëautor i dy librave shkollorë për nxënësit shqiptarë “Urat tona 1” (1997), ”Urat tona 2” 1999 botim i këtij Enti (pra, Skolverket).

Rizah Sheqiri është anëtar i grupit të shkrimtarëve  që  kanë hartuar 19 libra shkollor për  nxënsit shqiptar në diasporë, një projekt ky i mbështetur dhe i financuar nga Instituti IPE – International Projects in Education pranë Shkollës së Lartë  Pedagogjike të  Cyrihut në Zvicër dhe Ministrisë së Arsimit në Kosovë.

Në konferencat e ndryshme për arsimtarë, suedez e shqiptar, ka mbajtur ligjerata dhe ka shkruar e publikuar punime profesionale nga lëmi i mësimdhënjes, e poashtu edhe në pesë konferencat për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Rizah Sheqiri ka mbajtur ligjerata nga përvoja e tij mbi mësimdhënjen.

Rizah Sheqiri jo vetëm që shkruan prozë dhe poezi për të rritur dhe për fëmijë, por merret edhe me përkthime nga suedishtja në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Ka përkthyer disa libra për fëmijë të shkrimtarëve të njohur suedezë Per Nilsson dhe Ulf Nilsson, pastaj përmbledhjen e poezive “Ora” të Anders Johanssonit, disa poezi të Thomas Nydahl, Harry Martinsson, Tomas Tranströmer, etj.

Ai e ka përkthyer edhe librin për fëmijë si: ”Rruga e gjatë, shumë e gjatë” i shkrimtares Rose Lagerkrantz dhe Ilon Wikland, ”Libri i madh për Lushin e vogël” (Lilla stora Ludde boken) nga Ulf Löfgren, etj.

Rizah Sheqiri nga viti 1998 është lektor pranë Bibliotektjänst – BTJ (Shërbime bibliotekare) për të cilët shkruan recensione kryesisht për librat në gjuhën shqipe që hyjnë dhe shpërndahen nëpër bibliotekat e Suedisë.

Ai shkruan vazhdimisht edhe recensione për libra të rinj dhe shkrime publicistike nga fusha e kulturës dhe arsimit.

Ishte redaktor në revistën “Besa” dhe bashkëpunëtor i revistës “Drita”, “Qëndresa” dhe “Dëshira” si dhe i gazetës “Lajmëtari”.

Është redaktor i revistës  “Dituria” dhe që nga viti 2015 është redaktor  i revistës letrare në gjuhën suedeze ”Groblad”.

Poashtu ka qenë kolumnist në gazetat ditore suedeze BLT e Sydöstran, për të cilat shkruan edhe recensione për letërsi. Një bashkëpunim të tillë e ka vazhduar edhe me gazetën ditore “Bohusleningen”.

Bashkëpunon me shumë gazeta e portale të ndryshme informative e kulturore, në gjuhën shqipe e suedeze.

Ka mbajtur shumë ligjerata letrare në qendra të ndryshme kulturore e arsimore si dhe është prezentuar me libra dhe krijimtari letrare e poetike qindra herë gjithandej në qendra dhe forume të ndryshme në Suedi.

Ai është i kyqur në shumë institucione të kultures, në shumë shoqata krijuesish e letrarësh.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Anëtarë i   Shoqatës së Shkrimtarëve Gjithë Shqiptar në Botë ”Drita”, Anëtarë i Pegasit shqiptar, etj

Është kryetar nderi i Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås, – Suedi.

Ka qenë thememelues dhe kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Ardhmëria” në Karlskrona, anëtar i Kryesisë së Klubit Letrar të Regjionit të Blekinges, i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Regjionit të Blekinges, ka qenë  anëtar i Qendrës së Shkrimtarëve të Jugut të Suedisë, anëtar i Shoqërisë Letrare ”Harry Martinson”, ka qenë anëtar i Shoqatës Miqtë e  Bibliotekës, është anëtar i PEN- klubit suedez si dhe që nga fillimi i vitit 1994 është anëtar i aktiv  i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë.

Ka qenë bashkëthemelues dhe nënkryetar e antarë i kryesisë i SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi dhe anëtar i Kryesisë së Shrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”. Është anëtar i Qendrës së Shkrimtarëve të Perëndimit FC Väst, bashkëpunon me Kultur i Väst dhe është lektor i Këshillit Kulturor të Suedisë (Kultur Råd).

Ka themeluar Shtëpinë Botuese “Rizah Sheqiri” në kuadër të të cilës ka botuar dhjetra libra.

Poashtu ka bërë dizajnin e dhjetëra kopertinash për libra të autorëve shqiptarë e suedez.

Si dhe është redaktor e recensent i një varg librash në gjuhën shqipe dhe në gjuhën suedeze, të autorëve shqiptarë dhe suedez.

Në 60-vjetorin e Lindjes së shkrimtarit Rizah Sheqiri,  Shtëpia Botuese” Faik Konica” në Prishtinë boton veprën e zgjedhur letrare të tij në pesë vëllime: ”Vepra letrare 1-5”

Çmime

Në periodikun shqiptar në Kosovë dhe më gjerë ka botuar një numër të madh krijimesh letrare të të gjitha gjinive dhe ka fituar një varg shpërblimesh në konkurset letrare.

  • Gazetari më mirë i vitit i Kulturës –Çmimin ky që e mori me rastin e Ditës së RTP-së në vitin 1989.
  • Bursa vjetore për krijimtari (Për vitin 2000) nga Shoqata Shkrimtarëve të Suedisë.
  • Çmimin Vjetor për Kulturë (2002) Departamenti për Kulturë i Kuvendit të Komunës së Karlskronës
  • Çmimin për Kulturë për vitin 2006, Regjioni i Blekinges (region Blekinge).
  • ”Mësuesi i vitit i gjuhës amëtare për vitin 2007” – çmimin nga Enti për zhvillimin e Shkollave në Suedi dhe webfaqja e saj për gjuhët amëtare / Tema Modersmål dhe myndigheten för skolutveckling/
  • Çmimin për teksin më të mirë në Festivalin e këngës në Näsjö, për tekstin e këngës “Flutura në erë”
  • Çmimin “Kosovë Rexha Bala” nga Festivali Poezisë dhe i Muzikës në Malmö, etj.
  • Rizah Sheqiri gjatë karrierës së tij ka marrë edhe një varg shpërblimesh të tjera letrare për poezi e prozë gjithandej në Kosovë, Maqedoni e diasporë.
  • Për të arritura të jashtëzakonshme në mësimdhënje ka qenë i nominuar për Çmimin ”Libri i artë” dhe  ”Molla e artë”.

Bursa vjetore për krijimtari (Për vitin 2020) nga Shoqata Shkrimtarëve të Suedisë.

Bursa vjetore për krijimtari (Për vitin 2020) nga Këshilli Regjional Përendimor i Suedisë (2020)

Me motivimin “Për vlerat e larta të veprave letrare dhe për kontributin e çmuar në ngritjen e urave të miqësisë mes kulturave, gjuhëve e popujëve” – Festivali Ndërkombëtar “Sofra poetike” dhe QKSH “Migjeni” në Borås – Suedi e kanë nderuar me Çmimin më të lartë “Penën e Artë të Migjenit” 2020. Me këtë Çmim deri më tash janë nderuar poetja e njohur suedeze Louise Halvardsson, Anna Mattsson dhe shkrimtarët tanë Viron Kona e Ibrahim Kadriu.

Bursa nga Shoqata e Shkrimtarëve të Librit Shkollor të vendeve Nordike (2021)

Çmimin Vjetor për Kulturë (2021) Departamenti për Kulturë i Kuvendit të Komunës së Uddevallës.

  • Çmimet e mirënjohje të tjera i janë ndarë edhe nga shumë Shoqata e institucione të komunitetit shqiptar në atdhe e jashtë atdheut, në Suedi dhe më gjërë.

Për krijimtarinë letrare dhe veprimtarinë kulturore e arsimore të Rizah Sheqirit është shkruar shumë nga pena më të njohura shqiptare, suedeze, gjermane, angleze, rumune, etj.

Rizah Sheqiri merret edhe me fotografi artistike.

Gjatë vitit 2004/2005 në Karlskrona të Suedisë, R.Sheqiri ka pasur tre ekspozita individuale, në një kohë zgjatje nga një deri në tre muaj (fotografitë e tij i ka ekspozuar në shkollën Sunadal; Në Kishën e Kungsmarkenit dhe në qendër të qytetit në Kishën Gjermane, një monument turistik e kulturor shumë i vizituar ku gjatë kësaj kohe kishe 300-400 vizitorë në ditë). Këto ekspzita janë pritur shumë mirë nga vizitorët e shumtë po dhe nga shtypi ditor.

Gjatë gushtit 2008 ka pasur një ekspozitë vetanake  në Galerinë Waktmester në qendrën e qytetit të Karlskronës.

Nga 22 shtator  deri më 28 nëntor 2008 ka pasur ekspozitë në Bibliotekën Kungsmarken.

Nga 29 nëntori deri 24 dhjetor ka pasur ekspozitë në Shkollen e Spandelstorpit.

Nga 2 shkurti deri më 1 mars 2009 ka pasur ekspozitë në Kafe Tre G në Karlskrona.

Nga 1 marsi deri më 1 prill  2009 ka të hapur ekspozitën e tij në Allaktivitetshuset LOKA në Qytetin Emmaboda.

Në korrik 2009 është perzentuar në ekspozitën e përbashkët në Foajeun e BLT (gazetë ditore regjionale) në Karlskrona ku ka marrë pjesë me tre fotografi. Ndërsa gjatë periudhës 17 prill – 8 maj 2011 fotografitë e tij artistike i ekspozon në Bibliotekën e Qytetit të Göteborg – Qytetit të dytë për nga madhësia  në Suedi, etj.

Veprat letrare të Rizah Sheqirit

Libra për fëmijë:

  1. “Hëna e di lojën” (poezi) 1990, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore – Prishtinë.
  2. “Hëna e di lojën” – Ribotim më 1995, nga Shtëpia Botuese “Besa” – Suedi.
  3. “Zemër krejt dashuri” (poezi) 1990, Forumi i Krijuesve të Artit – Prishtinë.
  4. ”Zemër krejt dashuri”- ”Ett hjärta fullt av kärlek” shqip e suedisht – Ardhmëria, Suedi, 2003.

5.Ett hjärta fullt av kärlek, Zemër krejt dashuri (poezi shqip- suedisht) ribotim nga Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë ”Dejavu”  Suedi 2010”

  1. “Çerdhja e gëzimit” (poezi) 1992, Botim i autorit – Suedi.
  2. “Mos na e ndalni rritën” (dramë) 1992, Klubi Letrar “J. Gërvalla” – Malmö – Suedi.
  3. “Shëngjergjat e mi” (poezi) 1993, Bashkësia e Shoqatave Shqiptare në Suedi.
  4. “Peshq të vegjël” (novelë) 1993, LASH “N. Frashëri” – Suedi.
  5. “Peshq të vegjël” – De små fiskarana (Libër i ilustruar në shqip e suedisht) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2012.
  6. “Bashkë shkojnë e vijnë ndërrojnë mote e stinë” (poezi) 1996, Shtëpia Botuese ” Besa” – Suedi.
  7. ”Kujt i buzëqeshin lulet” (poezi) SHB ”Toena” – Tiranë,1998.
  8. ”Dashuri mbi dashuritë” ( poezi ), Botim i autorit, Suedi, 1998.

14 ”Shëtitja” ( novelë); SHB ”Lilo”, Tiranë, 1998.

  1. ”Kur bishti e harron kokën” (fabula), SHB ”Lilo”, Tiranë 1998.
  2. ”Në shoqëri me të adhuruarit e mi” (poezi) ”Toena”- Tiranë dhe NBV- Blekinge, Suedi, 1998.
  3. ”Pranverë pa pranverë” (poezi) ”Toena” – Tiranë 1999.
  4. “Shoferi i lojës (tregime për fëmijë) Doruntina – Gjermani 2000.
  5. ”Pak më ndryshe” (tregime dhe përralla për fëmijë) – Doruntina – Gjermani 2000.

  1. “Përqafim në ëndërr” (tregime për fëmijë) SHB ”Rosengård” – Suedi, 2000.
  2. Utan hem. Var ska man bo? (Ku të banosh kur s’ke shtëpi) novelë suedisht, Sydostbiblioteket, Suedi 2002.
  3. ”Pranvera do të vijë” (pjesë teatrale) Doruntina, Gjermani 2002
  4. Magjistari i shatë ngjyrave (gjëza në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2004.
  5. 88 Gjëza (gjëza në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2004.
  6. Të dua shumë (rrëfim për më të vegjëlit në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2005.
  7. Për shëndet të mirë (rrëfim për më të vegjëlit në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2006.
  8. Dëshira dëshirë (rrëfim për më të vegjëlit në formë vjershe) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2007.
  9. Bashkë me yjet e vetmuar (tregime për të vegjëlit) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2008.
  10. Yll futbolli (tregime për të vegjëlit) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2009.
  11. Legjenda për mbretin e këngës – Legenden om sångens kung – (Libër i ilustruar në shqip e suedisht) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2010.
  12. Peshq të vegjël – De små fiskarana (Libër i ilustruar në shqip e suedisht) Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2012.
  13. Lekens chaufför (tregime për fëmijë suedisht) – Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2018.
  14. ”Deti i peshqve të vegjël” tregime. Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2019
  15. “Zemra e lojës” poezi. Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2019.

35.”De småfiskarnas hav (Deti i peshqve të vegjël)” suedisht tregime. Botim i Shtëpisë Botuese ”Rizah Sheqiri”, Suedi, 2021

36.”Ylberi i përrallave” tregime. Botim i Shtëpisë Botuese ”Magjia e librit”, Prishtinë, 2021

Përmbledhje për të rritur:

  1. “Merimanga e dritës” ( poezi ), “Dielli” – Prishtinë, 1991.
  2. “Shkurt e shqip” (poezi), ShB “Lilo” – Tiranë, 1994.
  3. “Flutura në erë” ( poezi), ShB “Lilo” – Tiranë, 1995.
  4. “Rruga drejt vendlindjes” (tregime), ShB “Lilo” – Tiranë, 1997.
  5. ”Flutura në natë” (poezi) SHB ”Toena”, Tiranë, 1998.
  6. “Nëse patjetër të duhet e vërteta”, (poezi) SHB ”Rosengård”- Malme

(botim  shqip e suedisht) 2000

  1. “Nëse patjetër të duhet e vërteta”, (poezi) ShB ”Botimpex” – Tiranë

(botim shqip e gjermanisht) 2000.

  1. ”Degëz e këputur” – zgjedhje poezish, ”Toena” – Tiranë, 2002

9.“Shprishje” (recensione, shënime kritike e studime për letërsinë për fëmijë)

”Toena” – Tiranë 2002

10.”Nëse patjetër të duhet e vërteta”, (ribotim) poezi shqip e suedisht, Suedi,

2003.

11.”Nëse patjetër të duhet e vërteta”- “If you really want to know the truth”

(poezi shqip e anglisht) Suedi, 2003

12.“Flutura në kaktuse” skica poetike, Botim i Shtëpisë Botuese”Rizah Sheqiri”

Suedi, 2005.

  1. “Ftesë për dashuri” – Apel pentru iubire (zgjedhje antologjike e poezisë

së  R. Sh. shqip e rumanisht) Bukuresht  2007.

  1. “Ftesë për dashuri” – Apel pentru iubire (zgjedhje antologjike e poezisë së R. Sh. shqip e rumanisht) ribotim i përbashkët në Suedi e Rumani, 2021
  2. ”Sorgesånger – en diktbukett från ett hjärta i exil” (”Këngëvaji – një buqetë poezish nga një zemër në ekzil”), suedisht e anglisht, Suedi,2008./Parathënja nga Thomas Nydahl, poet dhe shkrimtar suedez/.

16.”Nëse patjetër të duhet e vërteta – Om du verkligen vill ta emot sanningen”,

(poezi shqip- suedisht) ribotim nga Shtëpia Botuese e Lidhjes së

Shkrimtarëve të Suedisë ”Dejavu” Suedi 2010.

  1. Bara hjärtat är poet – Poet është vetëm zemra – poezi shqip e suedisht, Suedi, 2014.
  2. Ljusets spindel, Ordspår 2017, Sverige.
  3. ”Zog në furtunë” poezi, Botoi QKSH”Migjeni” Suedi , 2022.

Redaktor, bashkautor dhe përkthyes shqip e suedisht dhe suedisht shqip:

”Broar, skattkistor och guld”(bashkautor me Ulf Nilsson). Poezi të fëmijëve në gjuhën shqipe e suedeze, Botues: Länsbibliotek Sydost & projekti “Broar, skattkistor och guld”, 2002

Redaktor i dy antologjive  me – Poetë suedezë dhe shqiptarë në gjuhën suedeze dhe shqipe, Botues Qendra Kulturore Migjeni Borås – Suedi, 2020.

”Fontanë fjalësh – Fontän av ord ”-  me 80 poetë shqiptarë suedezë dhe të tjerë që shkruajnë në njëmbëdhjetë gjuhë të ndryshme, Botues Qendra Kulturore”Migjeni” Borås – Suedi, 2021.

Fjalë me krahë – Ord med vingar” –  me 120 poetë shqiptarë suedezë dhe të tjerë që shkruajnë në dymbëdhjetë gjuhë të ndryshme, Botues Qendra Kulturore”Migjeni” Borås – Suedi, 2023.

Disa antologji ku është perzentuar Rizah Sheqiri:

Pjesë nga krijimtaria e Rizah Sheqirit përveç në gjuhën shqipe janë përkthyer e botuar në gjuhën gjermane, italiane, turke, angleze, rumune e në atë suedeze.

“Diell në dritare” (antologji e krijuesve shqiptarë në Suedi titull titull ky i marrë nga një poezi e R. Sheqirit) Shtëpia Botuese “Rosengård”, Malme,2000.

”Vullkani i durimit / Vulcanul rabdarii” /shqip-rumanisht/. përmbledhjen antologjike e Editurës Do-Minor në Bukuresht 2008 (titulli i kësaj antologjie u mor nga poezia e R.Sheqirit ”Vullkani i Durimit”.

”Flykten valde oss” antologji botërore e poezisë për mërgimin të botuar nga Natur & Kultur,  në Suedi, 1999.

“Ystadiana” 1993, monografi për Ystadin1993.

Libër leximi për fëmijët shqiptarë në suedi = Läsebok för sverige-albanska barn. – Örsundsbro : CC:s bokimport, 1997

Poesins vingar: invandrarantologi / redaktör: Jalil Haidar. – Malmö : Gilgamesh, 2000.

“Poezia bashkëkohore shqipe – suedisht” antologji e botuar në Suedi,  më 2000.

“Ventar på ett tåg som aldrig kommer att avgå” (Të presësh trenin që kurrë nuk do të niset) antologjinë suedeze botuar më 2001 nga Shtëpia Botuese ” Lars Andersson Förlag”, Suedi.

“Porosia e nënës” e R. Sheqirit ka fituar në konkursin e poezisë së Botuesit elektronik “Skrivarsidan” dhe pastaj është prezentuar edhe në formë të e-librit, në antologjinë e poezive fituese në konkursin vjetor të poezisë botuar nga Shtëpia Botuese e librit elektronik “Serum” 2001.

Me dhjetë poezi Haiku është prezentuar në faqet elektronike të poezisë së gazetës së njohur suedeze “Expressen” Suedi.

De rostiga patronerna, ennovell av R. Sheqiri publicerat av SkrivarSidans antologi Förlag, 2006.

”Revansch 2008” (antologji) botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan, Suedi 2008. (R.Sheqiri është prezentuar me poezi e prozë në gjuhën suedeze).

“Groblad” revistë letrare botuar nga Skrivarkluben i Blekinge (në shumë numra)

”Solglimtar och återblänk” – ”Diellndriçime dhe rishkëlqime” antologji botuar nga Klubi i Krijuesëve Letrar të Blekinges 2009.

”Poesiplanken – Göteborg 2010” antologji e poezisë botuar nga Författares Bokmaskin në Stockholm.

”Artes” nr 4/2001, kjo revistë del katër herë në vit dhe është organ i  tri akademive suedeze; i Akademisë Mbretërore, i Akademisë së Arteve, i Akademisë së Muzikës dhe botim i Shtëpisë Botuese “Natur och Kultur”.

“LOTËT E VIRGJËR”, përgatitur nga Agim Mato e Fatmir Terziu, botoi SHB “ACPE&LULU  “ – USA , 2012

Pjesë nga krijimtaria e tij janë përkthyer edhe në gjuhën gjermane

“Das bot” (Varka) nr.147 të vitit 1999 dhe në nr.150 të vitit 2000, revistë letrare në gjuhën gjermane

FLB (Fliegende Litteratur Blätter) nr. 3 të vitit 2000 botim i Wiesenburg Verlag në Schweinfurt – Gjermani.

“Capriccio” band 2 Edition Wendepunkt, Weiden (antologji e poezisë në gjuhën gjermane) – Gjermani 2000,

“Almanach 2000” antologji botuar nga “Aktuell – Verlag für Literatur der Gegenwart, Weinstadt – Gjermani.

“LOG” – Wien vitit 2000 nr. 87  (revistë austriake për literaturë internacionale).

“Poetcrit” 2001, ( dy numra të kësaj reviste) botuar në Maranda të Indisë.

“Parnassus of World Poets 2001” antologji poetike në gjuhën angleze në Maranda të Indisë ku janë përfshirë 250 poetë nga 75 vende të ndryshme të botës.

“Fshehtësia e lirisë” (Frihetens hemlighet), med översatta dikter av Anders Johansson, publicerat av Internationella Poesi Festivalen “Ditët e Naimit” i Tetovë, Makedonien, 2002

Vullkani i durimit / Vulcanul rabdarii. Antologji, botuar në Bukuresht, në kuadrin e Editurës Do-Minor.

Në antologjinë “Meditime letrare” botuar në Rumani, më 2016.

Vallëzim refugjati (Flyktingdans) me poezitë e përkthyera të poetit suedez Magnus Wiliam Olsson, publikuar nga Festivali “Ditët e Naimit” Tetovë, Maqedonia e veriut, 2017

Antologjinë  “KRESHNIKU I LIRISË” Botoi: Shtëpia botuese “Lena Graphic Desing” 2018.

Është përfshirë edhe në disa dhjetra antologji tjera në gjuhën shqipe të botuara gjithandej në atdhe e në diasporë.

Libra shkollor

Rizah Sheqiri ka qenë anëtar i grupit të shkrimtarëve  që  kanë hartuar libra shkollor për  nxënsit shqiptar në diasporë, një projekt ky i mbështetur dhe i financuar nga Instituti IPE – International Projects in Education pranë Shkollës së Lartë  Pedagogjike të  Cyrihut në Zvicër dhe Ministrisë së Arsimit në Kosovë.

Ai është bashkautor i 21 librave shkollor për mësimin e gjuhës amtare në diasporë. Në mesin e të cilave edhe:

Urat tona = Våra broar / Ullmar Qvick, Ramadan Rexhepi ; ilustrimet: Burhan Misirli. – Stockholm : Statens skolverk, 1997-2001. – 2 vol.

Urat tona II. Libër leximi për të rinjtë shqiptarë në suedi = Lärobok för sverige-albanska ungdomar/ Rizah Sheqiri, Ramadan Rexhepi, Shefki Oseku. – Stockholm : Liber distribution publikationstjänst, cop. 2000. – 216 s. : ISBN: 91-89313-47-X

Libër leximi për të rinjtë shqiptarë në Suedi , Stockholm 2000.

Studime shkencore

Ka shkruar shumë artikuj nga fusha e mësimdhënjes dhe poashtu në suedisht ka bërë 2 studime shkencore në fushën e pedagogjisë të nivelit C dhe D.

Në konferencat e ndryshme për arsimtarë, suedez e shqiptar, ka mbajtur ligjerata dhe ka shkruar e publikuar punime profesionale nga lëmi i mësimdhënjes, e poashtu edhe në konferencat për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Rizah Sheqiri ka mbajtur ligjerata nga përvoja e tij mbi mësimdhënjen.

Poezi nga poetë shqiptarë

përkthyer, prezentuar e botuar në gjuhën suedeze:

Ismail Kadare, Sylejman Syla, Dritëro Agolli, Azem e Ymer Shkreli, Ali Podrimja, Shyqri Galica, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Fredrik Rreshpja, Ndoc Gjetja, Din Mehmeti, Abdyl Kadolli, Kristaq F. Shabani, Ilire Zajmi, Sabit Rrustemi, Donika Dabishevci,Flora Brovina, Halil Matoshi, Valdete Antoni, Kadrush Rodogoshi, Jusuf Zenunaj, Adem Gashi, Eqrem Basha, Alisa Velaj, Gladiola Jorbus, Shkëlzen Halimi, Vjollca Alijaj, Kalosh Celiku, Maxhun Osmanaj, Shaip Emërllahu,Naime Beqiraj,  Hajdin Abazi, Ramadan Musliu, Fahredin Shehu, Bexhet Asani, Arif Molliqi, Naim Fetaj, Sadullah Zendeli, Jonuz Fetahaj, Hamit Gurguri, Sadije Aliti, Nase Jani, Burbuqe Rushiti, Fadil Halimi,Ferdinand Laholli, Dritë Ademi, Shefqet Dibrani, Hasan Qyqalla, Alketa Maksuti-Beqari, Haxhi Muhaxheri, Lili e Yllka Sheqiri, Osman Gashi, Ramadan Mehmeti, Rita Filipi, Sadik Krasniqi, Muhamed Krasniqi, Elhame Zhitia, Engjël I. Berisha, Halil Haxhosaj, Zyrafete Manaj, Baki Ymeri, Sevdail Zejnullahu, Dibran Demaku, Veli Veliu; Agim Desku, Bahtir Latifi, Sokol Demaku, Skënder Zogaj, Shyqri Galica, Migena Arllati, Prend Buzhala, Majlinda (Aleksandra) Shabani, Xheladin Mjeku, Qerim Raqi, Grigor Jovani, Sevdije Rexhepi, Nebih Bunjaku, Lebibe Zogiani, Entela Tabaku, Shqiptar Oseku, Biser Mehmeti, Hajdin Morina, Vera Peci, Imri Trena, Alba Huta, Drenusha Zajmi-Hoxha, Shuquri Sejdijaj,Vera Cato, Ylli Toska,Flutura Maci, Zeqir Gërvalla,Zymer Elshani, Gaqo Apostoli, Enrieta Sina Vjollca Dibra, Gjergj Nikolla, Sali Bashota, Xhevdet Bajraj, Pal Sokoli, Martin Çuni, Luljeta Lleshanaku, Rrahman Dedaj, Jeton Kelmendi, Fahredin Shehu, Qamil Foniqi, Bajram Sefaj, Teuta Haziri, Rahimi Gani, Majlinda Shaqiri, Ibrahim Abedini, etj.

Përkthime nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe:

Den långa långa resan (Rruga e gjatë e gjatë) av Ilon Wikland & Rose Lagercrantz, Bokförlaget Blombergs och Kvinna till Kvinna, 1999

Anders Johansson, Klockan – Ora, Ölandstryckarna, Kalmar, 2002

Ernst Jandl & Norman Junge, Min tur, En bok för alla, Stockholm, 2004

Thomas Nydahl, Sista vinterresa, Bokförlaget Occident, 2006

Ulf Löfgren,”Lilla stora Ludde boken”, bokförlaget Apec, Stockholm, 2008

Medverkat med översättningar i boken Ge mig hopp ge mig liv av Siv Widerberg, Bokförlaget Podium, 2004

Qenina nga hedhurina (Chippen från tippen) nga Anna Hansson Bokförlaget Idus 2020, etj.

Për më shumë të dhëna e vëlerësime për autorin Rizah Sheqirin  mund të gjeni nëse kërkoni në www.google.com

Ose në:

http://rizahsheqiri.blogg.se/

Rizah Sheqiri

http://www.google.se/search?hl=sv&q=rizah+sheqiri&btnG=S%C3%B6k&meta=

http://209.85.129.132/search?q=cache:ccLt5sO0epoJ:en.wikipedia.org/wiki/Rizah_Sheqiri+rizah+sheqiri&hl=sv&ct=clnk&cd=2&gl=se

http://en.wikipedia.org/wiki/Category:Kosovar_immigrants_to_Sweden

http://en.wikipedia.org/wiki/Category:Swedish_children%27s_writers

http://en.wikipedia.org/wiki/Kosovar_diaspora

http://www.forfattarformedlingen.se/viewwriter.asp?pid=9&wid=1046

http://www.fcsyd.nu/ForfattareView.asp?ad_id=262&ad_category_id=&search=&

http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreR/RizahSheqiri/4014/

etj.

Kontakt: e.post:     [email protected]

[email protected]

Rizah Sheqiri

NJË POEZI NË PESË GJUHË DHE NË DY VARIANTE:

(Shqip)

ME GURËT NË BREGDET

Vështroj gurët në bregdet

dhe valët e tërbuara tek thyejnë qafën në ta

gurëve u flas:

në ju u përplasën valë vale pas

sa shumë

dhe të gjitha u shndërruan në shkumë

ju s’ndryshuat kurrë

të patundur – gurë

sa shumë m’i ngjani fisit.

©  Rizah Sheqiri

(Svenska)

MED STENARNA PÅ STRANDEN 

Jag betraktar stenarna på stranden

och de vilda vågorna som bryter nacken mot dem

och jag säger till stenarna:

mot er slungades de, våg för våg

så många

och alla förvandlades de till skum

men ni förändrades aldrig

ni orubbliga – stenarna

så mycket ni påminner mig om mitt folk

©  Rizah Sheqiri

(Română)

 CU PIETRELE LITORALULUI

Privesc pietrele pe litoral

liti valurile turbate

Care sparg creasta în ele

Pietrelor

În voi s-au spart valuri după valuri

​​Ce mult

Și toate s-au transformat în spumă

Voi nu v-ați schimbat nicicând

Neclintite -pietre şlefuite

Ce mult semănați neamului meu

©  Rizah Sheqiri

*******

VARIANT I TË NJËJTËS POEZI

(Shqip)

SHKËMBI 

Dallgët 

përplasen tërbuar 

pas shkëmbit 

e shndërrohen 

në shkumë 

e shkëmbi 

i patundur

sa shumë m’i ngjaka fisit

sa shumë

©  Rizah Sheqiri

(Svenska)

KLIPPAN 

Vågorna 

Slår ursinnigt 

Mot klippan 

Och förvandlas 

Till skum 

Och klippan 

Står orubbligt kvar 

Mer än något annat

Liknar den mitt folk

©  Rizah Sheqiri

(English)

THE CLIFF 

Waves 

Smash furiously 

Against the cliff 

And are changed 

To foam 

And the cliff 

Stands unyieldingly still 

More than anything else 

Resembling my own people

©  Rizah Sheqiri

(Deutsch)

DIE KLIPPE 

Ich schaue wie sich die hohen Meereswogen auf die Klippe stürzen 

sie schlagen kräftig auf 

und zerschellen 

an der Klippe 

die Klippe ragt wie immer empor 

wie immer stolz und unbeugsam 

eben 

wie mein Stamm

 ©  Rizah Sheqiri

Rizah Sheqiri

poezi

Fjala e fundit e babait

Babai im heret si fëmijë mbeti jetim

U mbshtoll në vuajtje në vetmi e pikëllim

Që ta përballonte luftën e egër ashtu vet

U detyrua të mësojë shumë në shkollën jetë

Dhe në kopsht mbolli e shartoi shumë pemë:

Dimrave të egër në degët bëri shtëpiza – çerdhe zogjësh të mbrojnë jetë

Pranverave pemët mbusheshin me lule shumëngjyrëshe plot nektar për bletë

Verës kur bënte vapë të gjithëve u ofronin pushim nën hije

E vjeshtave të gjithë të gjallët i shijonin frutet e tyre me shije

Babai im gjatë gjithë jetës na dha këshilla për mirësi

dhe në ndarje në fund  të jetës na e i la këto porosi:

Gjithë të uriturëve kushdo e kudo qofshin pa dallim në emër

deri sa të ngopen jepjuni aqë sa keni bukë e kripë e zemër

Për të lodhurit e të eturit që të shuajnë etjen e urinë

hapni kroje që rrjedhin e s’shterrin kurrë në asnjë stinë

Urtësinë durimin mirësinë respektin miqësinë…

Kultivoni e lartësoni gjithmonë e gjithkund

Duajeni dhe ruajeni përjetë dashurinë!

Fjalët lamtumirëse që na i tha në fund.

1.2.2022

© Rizah Sheqiri

Rizah Sheqiri

 Kur babai u largua nga kjo jetë

Me vuajtje të tmerrshme vërtetë

e mbylli edhe kopertinën e fundit

të enciklopedisë së dhembjeve jetë;

Lufta e parë botërore

Me gjithë barbarinë

Para se të vinte në jetë

Ia vrau gjyshin përrallën dashurinë

Lufta e dytë botërore

Pamëshirshëm e me shumë mizori

Ia ndali përgjysmë rritën e la jetim

Ia vrau baban dhe të dashurën fëmijëri

Lufta kjo e fundit

Fëmjët dashurinë e shpirtit ia treti nëpër botë

Në ankth e pritje në vuajtje e dhembje mallplot

As edhe me pak rreze të lirisë

Nuk mundi t’i shërojë plagët

nga ndarja e shpirtit të dashurisë

Në vuajtje e dhembje përtej durimit

Kërcnuar me frikën e ankthtë të trishtimit

Kurrë s’e humbi shpresën e besimit:

Në dritën e diellit në fuqinë e bashkimit

Dhe ashtu duke vuajtur ngadalë e qetë

e mbylli enciklopedinë e dhembjeve – jetë

Po syhapur iku në botën e amshimit

Me dëshirën për të parë dritën dhe diellin

e marrëveshjes dhe të bashkimit

26.02.2022

© Rizah Sheqiri

Rizah Sheqiri

Loja fshehtas me vdekjen

– Në kohën e pandemisë –

Një dy tre

katër pesë gjashtë shtatë

…ikni i hapi sytë

vdekja

Ikni ikni covidi i dytë

i celi sytë…

dhe po të kërkon…

Të gjithë u fshehën në vetëminë e tyre

vdekja i ndoqi pas një nga një

të fortët

të rinjtë

të qëndrueshmit

ikën larg

vdekja

i gjeti së pari ata që s’mund të iknin

ata që s’ditën ku dhe si  të fshiheshin

ata që s’mund të fshiheshin

disa zbuloheshin nga të tjerët

disa zbuloheshin vet para vdekjes

loja fshehtas me vdekjen vazhdon

duke i  gjetur  të gjithë të fshehurit e të pafshehurit një nga një

vdekja

vazhdon ndjekjet

i kërkon të gjallët

t’i vdes

© Rizah Sheqiri

Rizah Sheqiri

Statistikë në kohë pandemie

Kur virusi tinzar të gjithin më ka okupuar

tinëz pa ditur fillim as fund as pikë

më torturon për të më nënshtruar

një shifër më shumë në statistikë

e statistikën s’e dua asnjë fije

aqë më pak tash në kohë epidemie

në statistikë kurrë nuk dua të jem

numër – një më pak a një më shumë

qoftë i  vdekur a i dorëzuar

qoftë i gjallë a i mbijetuar

qoftë  i sëmurë a i shëruar

unë gjithmonë jam unë – unik

s’dua të jem veç një shifër në statistikë

dhe

me frymën e fundit luftoj për jetën

mbahem fort për një rreze të hollë shprese

murmuris me gjysmë shpirti një këngë lirie:

si çdo të keqje tjetër fundi do t’i vije

edhe këtij virusi të marrë edhe kësaj pandemie…

25.4.2020

© Rizah Sheqiri

Rizah Sheqiri

Trazim

Në qiellin e kaltër të pafajësisë

Cukla të trazuara reshë të bardha

Si familje refugjatësh

Ndjekun njëra-tjetrën të bëhen bashkë

Nguten ta zën dritën

dhe e ndjekun pas diellin

Sa s’ka ardhë ndonjë erë e marrë

Ta errësoj e ta ngulfatë qiellin

Ndonjë furunë a orkan i përdalë

Që diku tutje t’i humbas

A me vete  në humbje t’i marrë

28.6.2022

© Rizah Sheqiri

 Rizah Sheqiri

TRIPTIK DHEMBJE

– Ali Podrimjes post motum –

  1. LUM AI I LUMI PËR FJALËN

Fjalës seç iu zu fryma

Vargun e mbuloi heshtjemorti

sëkëlldimë e rëndë në poezi

Metafora zhveshi metaforën

dhe veshi dhembjen kostum të zi

Me gjuhën e gjakun me trungun e rrënjën

Me dashje dashurinë mbërtheu dashuria

Në artin e të bukurës hyri krenaria

E simboli dënesi me sëmbim

Lum ai i lumi për fjalën që la trashigim

Loti i dhembjes bulëzoi dhembëshëm në poezi

Për poetin për fjalën për vargjet e tij

Që amshueshëm hyn në amshueshmëri

  1. FJALA LOTOI PËR MJESHTRIN

QË AQË BUKUR E LATOI

Borakull ra fjalës

Këngës re e shi

Dhe lot i dhembshëm

Bulëzoi në poezi

Kënga vajtoi

Poezia sëmboi

E fjala lotoi

Për mjeshtrin

Që aqë bukur e thuri

Që aqë bukur e krijoi

Që aqë bukur e latoi

  1. TË GJITHA RRUGËT E BOTËS

SHPIEJNË TEK RRËNJA

Sa të dojë kur të dojë e nga të dojë

Le të ik le të tretë e le të shkojë

Le të përplaset nga çdo shtërngatë

Nga çdo orkan nga çdo furtunë nga çdo stuhi

Edhe drita edhe zogu edhe kënga

Edhe gjethi edhe dega edhe trungu

Të përbiruara në dashuri

Rrënjës tek rrënja do t’i kthehen përsëri

Të betohem në tokën e gjuhën e nënën

Dhe në gjithçka që kam në këtë jetë

Këtë mirë e kam kuptuar tashmë e di vetë

Ma mësoi vuajtjemalldhembja në kurbet

Të gjitha rrugët e botës shpiejnë tek rrënja

O miku im i dashur – fjalëmiri poet

Pasha mua e pasha ty është krejt e vërtetë

Tek rrënja e shpirtit – dashuria

Fjala e vargu e kënga e poezia

Edhe pas vdekjes bëjnë jetë

Prishtinë, 23 korrik 2012

© Rizah Sheqiri

Shënim:

Në Festivalin Jubilar të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë të 10-tin me radhë mbajtur në

Malmö të Suedisë, juria e përbërë nga dr.prof. S. Bashota (Kryetar i Jurisë), S.Piraj, R. Reshitaj , Sh. Rama –

Pllashniku dhe A. Bogiqi, poezinë e R. Sheqirit me titull ”Triptik Dhembje – kushtuar, post mortum, poetit A.

Podrimja” e vlerësuan me Çmimin e Parë të Festivalit.