Presidentja Vjosa Osmani viziton vatrën e ngrohtë arbërore

E enjte, 2 Maj, 2024

Mirësenaerdhe Presidente e Republikës së Pavarur të Kosovës,

Zonja Vjosa Osmani!

Mirësenaerdhe Ambasadore e Republikës së Kosovës,

Zonja Lendita Haxhitasim

Mirësenaerdhët Personalietete të politikës vendore arbëreshe!

Mirésenaerdhe  Kryetar i Bashkisë së Frasnitës, Zoti Angelo  Catapano si dhe intelektualë, artistë, studentë,  miq e dashamirës  të botës arbëreshe !

Mirësenaerdhët në këtë banesë arbëreshe, Vatër e ngrohtë arbërore, ku flitet arbërisht, ku hulmtohet  Histroria e lavdishme e popullit arbëresh, ku kodifikohet arbërishtja, ku ruhet bota arbëreshe dhe shpërndahet  kultura e saj si një detyrë, por edhe si një  mision i shenjtë për brezat që do vijnë !

Arbëreshët, i edukonin fëmijët e tyre rreth vatrës, me gjuhën e mëmës, dhe nëse dikush prej tyre thyente këtë  rregull, tatmadhi e ndëshkonte!

Italishtja  duhej të përdorej vetëm në shkollë !

Sot, me keqardhje themi  se nuk është më késhtu. Tè rinjté nuk flasin më gjuhën e gjyshérve të tyre!

E nderuara Presidente.  Të  nderuar, miq!

Ju keni  ardhur  në këtë shtëpi, sa modeste aq edhe të madhërishme, që mbi supet e saj mban  një histori 400 vjeçare. Kjo shtëpizë me gurë nuk është thjesht banesë,  është kullë e arbëreshit, ku në muret  e saj të gurta  janë varur armët më të çmueshme, librat dhe kultura fryt  e një pune të madhe të familjes Bellusci; Antonio, Caterina, e  Tomasso.

Biblioteka ka funksionuar që më  1960,  por  ajo u sanksionua vetëm në vitin  2001. Numërohen mbi 6 mijë libra, libra në gjuhën shqipe,të cilat  janë kata-loguar sipas kriterit të bibliotekave europiane.

Në këto rafte,  gjenden punime të  studiuesve  të huaj që hulumtuan mbi botën arbëreshe, si edhe  studiues, shkrimtarë, poetë, të djeshëm dhe të sotëm të botës shqiptare kudo që janë.

E nisim rrëfimin në këtë bibliotekë, me njërën prej figurave më të  hershme  të letërsisë arbëreshe të Kalabrisë, Jul Variboba, 1762, me veprën  Gjella e Shën-Mërisë Virgjër”- një vepër  që ka rëndësinë e madhe, për  kalim nga poezia e karakterit të  shkurtër, në poemën e gjatë, dhe Variboba  qe i pari  ndër shkrimtarët shqiptarë.

Ndër këto rafte do lexoni strofat, romantike  te Milosaos, ku nën flakën e identitetit, kombinohet historikja dhe moderneja te pagëzuara ne ujrat e risorgjimentit. Mbrapa atyre vargjeve ishte epopeja arbereshe, kostumet, gjuha, jeta e ambjentit ku ai u rrit

Do të lexoni Ermirën e Santorit, falë këtij arbëreshi letërsia shqiptare shënoi dramatrugjinë e parë.

Mund të shijoni  poesitë  e Serembes.  Poeti i dashurisë dhe mallit të  djegur. Shpirti i të cilit  kalonte nga  brishtesia me të cilën i kendonte natyrës, tek tërbimi i malinkonisë  të një të vetmuari; Ky arberesh i quajtur  sa I perendise aq edhe i Universit.  

Në këto rafte do të gjeni shumë libra me tematikën historike, si përshëmbull;  rolin  heroik të  Arbëreshve në Bashkimin e Italisë për krah Garibaldit, dhe do të njiheni se si në qeverinë e tij nga gjatë vetë,  tre prej  ministrave  ishin arbëresh. Françesko Krispi, Luigji Giura dhe Paskuale Skura.

Arbëreshët e Kalabrisë dhanë shenja heroizmi e besnikërie për këtë tokë latine, i cili  u bë atdheu i tyre i dytë. Përmendim  heroin e késaj qyteze, Genaro Placco, i përkufiziar si Luan i Arbërisë.

Ja se si e ka përshkruar shkrimtari  i madh italian, Luigi Settembrini, kur ishin që të dy të burgosur.

“Gennaro ishte një djalë i ri,  i pashëm i thjeshté i gjallë, poetik,  ndonjëherë i egër si shqiptar dhe malsor që ishte; por mua më pëlqente ajo ngurtësia, shenjë e një shpirti të qëndrueshëm dhe burrëror. Ajo vendosmeria e tij kur ishte “ Po”,  dhe kur thoshte “Jo”, pa ato arabeske hipokrizie që  i quajmë buzëqeshje, pa ato fjalë të sjellshme që janë suvatuar mbi një mure të ngrirë; Nën atë shpërthim të fortë,  rrihte një zemër  fisnike dhe bujare”…

Frasnita rriti në gjirin e saj Vicenco Dorsës, gjeniun i vetmi me mendim të strukturuar, që foli për komb në veprën e tij,  “Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime”.

Ja se si e perkufizon popullin e tij: Kombit tim të ndarë e të shpërndarë, por një i vetëm, dhe jemi më 1847.

Por me shumë interes  në këtë bibliotekë është edhe shtypi. Do të gjeni  numrat e  revistës  origjinale, si  Fjamuri i Arbërit, De Radës, Dielli i shoqatës në Boston,  revista  Dialogoi, i Arvanitasve në Greqi  por mund  të uleni dhe të shfletoni numrin e plot të  Shejzave t të madhit Ernesto Koliqi,  Gazetën Kosovare Rilindja, revistën shqiptare Drita, numrat e revistave  të studimeve filologjike,   punimet nga isitutet e Shqipërisë, Punime të seminarit të gjuhës shqipe  zhvilluar në Universitetin e Prishtinës  si dhe  shumë gazeta e revista e të shtypit shqiptar dhe të Kosovës. Do të gjeni punime dipllomash si edhe doktoraturash.

Nuk mund të anashkalojmë ritin, Arbëresh bizantin me Eparkinë e saj formuar në 1919. Shumë  materiale studime të Ritit Bizantin arbëresh, do të njiheni në këtë  qendër dhe do kuptoni se sa punë e madhe dhe sakrifica bënë shumë prifërinjë të ritit bizantin. Për të mbajtur gjallë identitetin.

Riti grek që përdorin  arbëreshët  në liturgjinë e tyre  nuk ka lidhje me etnin greke. Një spjegim të qartë midis ritit grek dhe arbéreshéve  na i ka dhënë  Michele Bellusci, qé në vitin 1796 kur luftonte me clerin latin, i cili kérkonte tè konvertonte popullsiné arbéreshe né até latine.

Ja se si i drejtohej ai Peshkopit latin të Rossanos:

  • Zotëria juaj bën një gabim trashanik kur, perzien grekët me shqiptarët,duke i quajtur këta të fundit grekë kryelartë dhe gënjështarë. Shqiptarët, që përbëjnë popullsinë e Mbuzatit dhe të bashkësive të tjera të Kalabrisë, të cilët ruajnë ritin grek, nuk janë njësoj si grekët; kanë origjinën ndryshe, dallohen prej gjenëze, prej natyre e prej zakoni.!

Arbërshi bizantin ka istitucionin e tij, Eparkinë. Liturgjia zhvillohet  në tre gjuhë, midis tyre dhe në gjuhën arbërishte. Arbërishtja e liturgjisë  është një gjuhë  koine, e bazuar në  dialektet vendeor tè disa komuniteteve arbéreshe  tè Kalabrisé,  dhe është rast unik në kishën Bizantine.  Kisha, këtë Koine ( unifikim gjuhe) e realizoi që në 1968,  ndërsa bota akademike  ende sot nuk ka relizuar një gjuhë të përbashkët për arbëreshët e Kalabrisë.

Qëndëra albanologjike është  fryt i punës së madhe të At Belluscit.

Në një kënd të saj janë 20 veprat të autorit At Belluscit.

Ketu vijnë studies  dhe ndihmohen në hulmtimet e tyre, si në fushën e etnografisë, muzikologjisë, por  edhe në temat e doktoraturave  mbi kulturën, dhe gjuhën arbëreshe.

Në arkivin e qëndrës  gjenden dokumenta të hershme, rreth shekujve  16. Në këtë bibliotekë ruhet  një vepër artistike, e cila i përket një periudhe historike  Pre Deradiane.(Para De Radës)

Këtu ruhen kaseta origjinale të rregjistruara, nga vitet 1960 deri në 1995,  të një punë 40 vjeçare të bërë nga  At Belusci,  në territorin e Greqisë. At Antonio kodifikoi  dhe  kata-logoi  918 fshatra arvanitase shqip folse né Greqi dhe i publikoi në veprat:

  • Kerkime dhe studime midis arbërorve të Helladës
  • Arbërorët Arvanitas një popull i padukshëm

Kjo Qëndër mban né arkivin e saj  qindra e qindra  fotografi,

materiale personale, reportazhe të vizitave të At Belluscit në pesë kontinete , territore  të cilat i ka  shkelur me këmbë, ka prekur zemrat  e vëllezërve të tij kosovarë e shqiptar të të gjithave trevave,  ka ndaré emozionet,  të cilat  i kodifikoi në revistén e tij “Lidhja”,  krijuar mé 1980.

Ndalemi në njërën prej  këtyre reportazheve  të vitit 1989, shkruar në kujtimet e At Belluscit.

Si Unë dhe senatori amerikan Dioguardi  ishin ftuar në një darkë, që kishte si qëllim sensibilizimin e çështjes së Kosovës në Senat.

  • Dëgjo Vëlla më thotë Dioguardi- Unë do flasë me gjuhën e Mëndjes ndërsa ti  do më mbështetesh me gjuhën e shpirtit.

Kujtoj se  kur  dolëm pérpara atyre burrave që mbanin Plisat mbi kokë,  ndjeva lotët  e tyre ndër sy,  dhe përfytyrova ata shpirtrat e tyre me  ematomat e gjenocidit, atëherë si një i çmëndur fillova të bërtisja “Kosova Republikë. Kosova Republikë.. Ko-so-va Re-pu-blikë.  Me zërin tim u bashkuan me dhjetra, pastaj  me qindra,  dhe mijëra. Ishim 4000 mijë shqiptarë. Bashkuam me ta,  gjakun tonë të shprishur,  sinqeritetin toné,  zemrat tona për një Kosovë të pavarur, dhe jo për një Kosovë që i  ishin mohuar vetëm të drejtat e njeriut,  siç  diskutohej  çështja e saj deri në ato momente. ( jemi në vitin 1989)

  • Do të gjeni në këtë qender korrespndencën  episolare e At Belluscit  që mbante me të gjithë diasporën  e shpérndaré  nëpër botë dhe né mënyrë tè veçantë  me vëllezërit arvanitas si Lljapi, Haxhisotiriu  apo Arisdh Kollja e me dhjetra njerëz të thjesht.
  • Do të gjeni kostumin arbëresh, pjesë e së cilës janë  të punuar në  tezgjahë nga nga gjyshja e At Bellushit, si dhe nga Katerina Bellusci. 
  • E pasurojnë këtë qendër dy telajo qé kanë secila me tepër se 200 vjet

Frasnita  e Ejanina nxorri nga gjiri i tij shumë njerëz të zgjur  si Francesco  Solano, Emanuele Giordano, Domenico Magnelli, Bernardo Bilotta, Bernardo Bilotta, Papa Domenico Bellizzi, Achille Parapugna,  Beniamin Frascini, Luca Perrone, Papas Giuseppe Ferrari, Papas Vincenzo Selvaggi, Papàs Lino Bellizzi, dhe  Agostino Giordano, që mban gjallë e me shumë sakrifica  “Jeta e Arbëreshvet”

E nderuara Presidente. Të nderuar miq,është kënaqësi e madhe që ju kishim pranë sot në këtë ditë të veçantë,  siç është ceremonia e Valljes e të ndajmë së bashku këtë emocion  arbéresh  qe  merr dimensione, në hapsirë dhe kohë,  duke e shëndërruar  këtë festë në sekuenca si një muze, në një  teatër, një  filarmoni humane, ku thithet vetëm “ajëri Arbëri”.

Pragu i kësaj vatre  pret e përcjell mijëra e mijëra vizitator, numërohen mbi 10 mijë gjatë këtyre 10 vjetëve.  Ku zonja Rinë éshté ,simboli i kësaj dere  e fisme e bujare arbëreshe. Ajo  sapo të sheh te pragu i derës të mbështjellë si një nënë, të jep dorën si një motër të rrëmben në polifoninë;  “Skënderbeku zbret nga qielli”, të ngroh zemrën me  tingujt  “Besa e Kostandinit, të cilat  dalin  nga shpirti i saj e të prekin  mallin, por edhe të bëjnë e reflektosh   nën moton:

Nesë  një ditë arbëreshët do të  asimilohen  do të zhduket një popull dhe jo një etni kjo sduhet të ndodh kurrë!

Rroftë Arbëria! Rroftë Kosova e Pavarur! Rrofshin shqiptarët kudo qe ndodhen !

Ju Faleminderit

(Ornela Radovicka – Drejtoresha e Qëndrës albanologjike, pranë A. Bellusci, Frasnitë\ Cosenza)

Frasnitë 11\04\2021