Agjencia Kombëtare e Diasporës prezanton objektivat për vitin 2023

E martë, 30 Prill, 2024

Ditën e djeshme Nënkomisioni Parlamentar “Për Diasporën dhe Migracionin” ka zhvilluar një seancë dëgjimore për progresin e institucioneve të Diasporës: Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Qendrës për Studimet dhe Publikimet e Arbëreshëve.

Institucionet e ngritura nga Ministri i Shtetit për Diasporën, janë në varësi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme pas shkrirjes së tij në shtator 2021.

Në këtë seancë dëgjimore të drejtuar nga z. Lavdrim Krashi ishin të pranishme zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo, Drejtoresha  Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi, si dhe Drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët znj. Diana Kastrati.

Në mbledhje  u vlerësua  se baza e veprimit  të gjitha institucioneve është Strategjia Kombëtare e Diasporës dhe Plani i Veprimit 2021-2025, e cila ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2021.

Pasi bërë një prezantim të përgjithshëm të ecurisë së punës së dy institucioneve zv.Ministrja Artemis Malo ritheksoi edhe një herë se përshtatja e kuadrit ligjor për institucionet e Diasporës pas kalimit nën përgjegjësinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkon kohën dhe mekanizmat e duhur.

“Raporti i AKD përcakton prioritetet për të lidhur dhe përfshirë Diasporën në zhvillimin e vendlindjes, duke përdorur një qasje fleksibël zbatimi dhe partneriteti, duke iu referuar gjithashtu angazhimit të përgjithshëm politik të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe objektivave strategjikë kombëtarë” tha ndër të tjera ajo.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Diasporën, znj. Sonila Hysi në fjalën e saj u ndal te arritjet e vitit 2022 dhe  objektivat e AKD për vitin 2023.

Te gjithë programet dhe aktivitetet e realizuara nga AKD janë konvertuar në objektiva të arrira për 2022 duke realizuar: Konsolidimin  institucional me diasporën;  Nxitjen dhe bashkëpunimin ekonomik për investime nga Diaspora; Ruajtja e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore kombëtare, zhvillimin e identitetit fuqizimin e lidhjeve me komunitetet shqiptare në botë;  Pasurimin e bazës së të dhënave të diasporës shqiptare; si dhe Promovimin dhe ndërgjegjësimin e të drejtave politike dhe sociale të diasporës.

Ndër objektivat e institucionit që ajo drejton znj. Hysi tha se prioritet do të jetë Përmirësimi i bazës unike të të dhënave. “Agjencia e ka detyrimin ligjor krijimin e bazës unike të të dhënave të Diasporës, në bazë të vullnetit të lirë të personit. Për këtë qëllim synohet përditësimi i bazës unike të të dhënave përmes ngritjes së sistemit për digjitalizimin e tyre në kuadër të mbledhjes, plotësimit, përpunimit përditësimit e automatizimit të bazës së të dhënave, realizimit të një produkti i cili të jetë lehtësisht i aksesueshëm” tha ajo.

Znj. Hysi gjithashtu renditi edhe objektivat e AKD-së për 2023:

  1. Krijimin dhe forcimin e lidhjeve të forta ekonomike, sociale dhe kulturore me komunitetet shqiptare në botë;
  2. Rritjen e ndërgjegjësimit dhe ngjalljes së ndjenjës së atdhedashurisë për vendin;
  3. Nisma të inicjuara nga bizneset e Diasporës për investime në vendin amë;
  4. Pasurimin e bazës së të dhënave me pjesëtarë të rinj nga Diaspora e të gjithë target grupeve.
  5. Evidentimin e problematikave me të cilat përballet Diaspora dhe referimi për trajtim në strukturat përkatëse;
  6. Forcimin e besimit ndaj institucioneve të vendlindjes;
  7. Integrimin e pjesëtarëve të Diasporës në shtetet ku jetojnë.

Gjatë kësaj seance, Prof. Diana Kastrati prezantoi veprimtarinë vjetore për vitin 2022 të realizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në përputhje me misionin dhe objektivat e Qendrës, si dhe në përputhje me politikat e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe objektivave strategjikë kombëtarë si dhe pritshmëritë për vitin 2023.

Vizioni i QSPA-së që në krijim të saj dhe në vijim, konsiston në bashkëpunimin, bashkërendimin dhe gjithëpërfshirjen e forcave studiuese brenda territoreve shqipfolëse (pra Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut), me ato të komuniteteve arbëreshe të cilat ndodhen të shpërndara të paktën në 5 krahina të Italisë.

QSPA ka punuar për të sjellë në vëmendje çështje dhe probleme që lidhen drejtpërdrejt me aktualitetin, me autorë, vepra, studime të së tashmes. Në të njëjtin kontekst, është zgjedhur si lëmi e punës së saj edhe diskutimi shkencor i  problemit parësor: arbërishtja si gjuhë në rrezik, e shpallur e tillë nga UNESCO që në vitet ’90 të shekullit të kaluar.

Sa i takon botimeve në trevjeçarin e parë të funksionimit (2020 – 2023), janë botuar nga QSPA 15 vepra studimore, letrare, gjuhësore, historike të gjuhës, ndër të cilat, 5 janë botimet që i përkasin vitit 2022.

Në fjalën e saj znj. Kastrati përfshiu edhe punën që qendra ka bërë në Kërkimi shkencor, veprimtarinë kultorologjike promovuese si dhe ekspeditën e kërkimit studimor në komunat arbëreshe të Kalabrisë dhe Bazilikatës në vitin 202 dhe marrëveshjet e bashkëpunimi me Komunat arbëreshe, në funksion të realizimit të projektit “Biblioteka virtuale dhe arkivi dokumentar arbëresh” marrëveshje midis QSPA-së dhe Rajonit të Puglias etj.