“Një herë pleqtë rrëfjejën”, antologjia e gojëdhënave Arbëreshe

E shtunë, 27 Prill, 2024

Një prej eksponentve të botës arbëreshe sot është edhe Profesor Mario Massaro.

Mjafton pak sekonda dhe ti ndihesh sikur e njeh prej kohësh. Ta lejon vet ai këtë spirale, për tu futur në botën e tij akademike. Trasmeton butësi, por edhe atë autoritet që kanë njerëzit e kulturuar.

Ka një profil “fisnik” elegant, i heshtur të një njeriu të punës që i kalon të tetëdhjetat. Ndihen sytë e tij të lagët,të lodhur prej punës së madhe.

Ishte data 25 gusht dhe gjendeshim  në Çivita, të ftuar në ceremoninë e dhënies së  çmimit“Cavalier i Skënderbeut”.  Pozicionohemi në vendet që na ishin caktuar. Pas disa çastesh kërkon dikë. Ishte kryetari bashkisë si Chieutit  i cili mbante disa libra në dorë.

Professor Mario merr njërën prej tyre dhe ma dhuron. Është libri i tij i fundit i sapo dalë këto ditë: “Një herë pleqtë rrëfjejën”

Donte edhe gjysëm ore të fillonte ceremonia, ky fakt më ndihmoi të flasnim për botën arbëreshe. Profesor Mario, është dipllomuar në universitetin e Urbinos (Italia) në degën Pedagogji me temën:”Chieuti, Colonia albanese”. Në vitet në vazhdim me pasionin e tij ai ka qenë i përfshirë çështjet hisorike dhe kulturore arbëreshe të Capitanatës.

Ai ka punuar si mësues i letërsisë në shkollën e mesme shtetërore të Chieutit dhe njëkohësisht kryetar Komune të kësaj qytese. Është themelues i disa shoqatave arbëreshe: “Gjaku i shprishur” si edhe organizator i Grupit folkloristik me të njëjtën emër. Gjatë muajit gusht organizon  “Koncertin e verës” me grupin e Shoqatës “Gjaku i shprishur”, jo vetëm në Kieuti por edhe në katundet tjerë arbëreshë.

Ndihet shumë krenar për qytezën e tij Kieuti.

  • Ne e kemi ruajtur më mirë gjuhën se sa popullsia arbëreshe në zonat e Kalabrisë, dhe jo vetëm gjuhën, por kultura, arkitektura ndihet sapo futesh në qytezën tonë që ne jemi pasardhës të ushtarëve të Skënderbeut. Arkitektura jonë është tipike e shqiptarëve të Matit.  Është arkitekturë këshjelle. Janë bërë studime dhe e kanë vërtetuar që stili i ndërtimit të qytezës sonë, është ndryshe nga ajo e ngulimeve të tjera arbëreshe.

Falë tij , sheshi në Kieuti mban emrin e Skënderbeut. Lidhjet me Shqipërinë i mban edhe me komunën e Klosit, ku rrëfen se popullsia arbëreshe mendohet të ketë ardhur pikërisht mga kjo zonë.  Ata themeluan  Kieutin më 1470.

Puna e tij e pa lodhur, por mbi të gjitha dashuria për rrënjët, për kulturën, si edhe lufta kundër homologimit dhe asimilimit e ka bërë atë të publikoj një sërë tekstesh për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbërore. Midis tyre përmendim: Dizionario comparata delle parlate arbëreshe di Casalvechio e Chieuti(2010); Chieuti e la sua parlata Arbëreshe. Qefti dhe e folmja e tij(2011);Gli Albanesi di Casalvecchio(2015); Abetari,Abbeccedario (2019)  etj.

Prof Mario nuk kursehet aspak, dhe çdo  vit  mban një kurs gjuhë në të folme e Qeftit  për të ruajtur gjuhën amëtare të Kieutit.

Për një çast kthehet nga unë dhe më thotë:

  • Një nga veprat e cila më ka emocionuar është “ Canti popolari della Capitanata e del Molise”, autor Prof Michele Marchianò nga Maqi, profesor i leteraturës greke dhe latine, kushuriri i De Radës, mirëpritur me bujari nga fisnikët Maurea; Giovanni, Nicola, Liborio, Giorgio, e Pietro Mauro, ky i fundit  entuziat për gjithshaka që ishte në shqip  përfshirë edhe figurën fisnike  të Maria Maurea  Del Re bashkshorte e Giovanit , humbur jetë vetëm 39 vjeç në 1898 , i cil me një theks pellazgjik thotë- Jam edhe unë shqiptar- dhe  me këtë rast, i fal dorëshkrimin martesor të njërës prej grave të familjes Maurea titulluar “ Dallëndyshja”.

Atë dorëshkrim aq i çmuar dikush i ia ka atribuar poetit Eugenio Peta (jetuar rreth shek XVIII e XIX), disa të tjetër ia atribuan Nicola Filja  nga Mezzojuso, arkiprift i ritit gerk në Chieuti nga 1721 -1727, ndonjë tjetër ia ka atribuar Papas Andra Fila( 1731-1781, prift në atë kohë në kishën San Giorgio Martire.

Gjatë atij takimi  prof Michele Marchianò tek libri “Canti popolari della Capitanata e del Molise shprehet:

  • Nëse do them që më priten me gëzim e gosti feste them pak, ata më mbështollën me sentiment dashurie dhe entuziazëm shpirtëror!

Poezia “La Rondinella” \Dallëndyshja u përkthye me një vështim të thellë morfologjik prej Marchjanos, dhe publikuar në 1906.

Me shumë interesim janë dokumenti i kënges “Moj e bukura More” që u gjet gjend për herë të parë në dorëshkrimin e Kieutit, botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Teksti i publikuar i kësaj kënge është i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek.

Prof Mario, është edhe një aktivist për të drejtat e minorancës në Itali. Në 2012 ai i drejtohej personave kompetent të asaj kohe me këto fjale:

  • “Më në fund, Rajoni i Pulias i ka dhënë vetes një ligj për të mbrojtur dhe rritur pakicat gjuhësore historike që janë vendosur prej kohësh në territorin e tij! Tani duhet të përveshim mëngët dhe të punojmë për të kompensuar kohën e zgjatur dhe për të mbledhur atë që ka mbetur ende nga kultura dhe gjuha e griçëve, arbëreshëve dhe franko-provansalëve, fjalët tona janë dhënë vetëm gojarisht nga të parët tanë. Është koha që të gjithë të mësojnë gjuhën e tyre amtare edhe me lexim dhe shkrim, në mënyrë që të mund t’ua lënë pasardhësve identitetin e tyre kulturor. Edhe të rinjtë duhet të bëjnë përpjekje për të rifituar trashëgiminë e tyre të pasur gjuhësore dhe kulturore dhe ta përcjellin atë tek brezat e rinj, duke biseduar me fëmijët dhe nipërit e tyre në familje kur ata janë ende shumë të vegjël. Është një kohë e angazhimeve të mëdha për të planifikuar aktivitete që synojnë rimëkëmbjen e kësaj pasurie të çmuar për njerëzimin, që është gjuha e pakicave historike. Rajoni ka bërë hapin e madh dhe ne duhet të jemi gati të aplikojmë për financimin e vënë në dispozicion për të kryer kërkime, studime dhe shpërndarje të materialeve të mbledhura. Punë të mbarë!

Prof Mario ka ndihmuar marrëdhëniet kulturore jo vetëm midis fshatrave arbrëreshe, por edhe me Ansamble të Këngëve dhe Valleve nga Tirana. Ka marrë pjesë me grupin folklorik “Valle arbëreshe” në Kalabri dhe ka organizuar festat e Vëllazërisë në Kieuti.

Ai ka qenë pjesëmarrës në Seminarin ndërkombëtar për Gjuhën, Lëtërsinë dhe Kulturën shqiptare në Universitetin e Prishtinës (Kosovë) për shumë vite. Në këtë seminar ka mbajtur disa ligjerata për historinë, gjuhësinë, etnologjinë, folklorin si dhe kulturën e arbëreshëve.

Recensues i disa librave përmendim: “Arbëreshët e Portkanunit”  autor Michele Flocco, “Fjalor arbëresh i Mulizit” bashkautor Pignoli Maria Luisa e Tartaglione Guido, “ Fjalor i Shën Marxanit” i prof. Gallo etj.

Aktiviteti i tij shtirhet  si përgjegjës i Sportelit gjuhësor të Bashkisë së Kazallveqit dhe të Kieutit për disa vjet por edhe bashkëpunëtor në Sportelin gjuhësor Provincial të Foxhës, e për këtë ka përgatitur edhe një manual “Udhëzues turistik” për fshatrat në të cilat ruhet gjuha arbëreshe në Kapitanatë

Këto ditë, në fillim shatori ku është edhe përvjetori i ditëlindjes së tij, në Kieuti ai do të publikoj veprën e tij të fundit: “Një herë pleqtë rrëfjejën”. Libri është një antologji e letërsisë orale arbëreshe ku është mbledhur një punë shumë vjeçare që  prej viteve 1963 dhe deri sot.

Në këtë libër ka meritë edhe bashkshortja e Prof Marios, zonja  Florio Costantina Vittoria e cila ka dhënë një kontribut konkret e të vlefshme. Për grumbullimin e materiali janë intervistuar me rrëfimet e tyre gojore  persona nga mosha 40 vjeç deri në 93 vjeç. Në këtë  format mbizotrojnë , përrallat, fabulat, nina nana, këngë që këndoheshin pranë zjarrit në netët e ftohta të dimrit, këngë dasme, vjersha, rrëfime, besime etje

Libri është ndarë në fraksione. Pjesa e parë; fabula dhe përralla

Si në të gjitha fabulat, edhe në ato arbëreshe zbulohen zakonet dhe difektet, të cilat simbolizohen prej kafshëve. Një prej tyre është figura e dhelprës, që jo gjithmonë triumfon me dredhitë e saj, dhe janë gjithmonë ata më të “dobtit” ti çjerrin maskën.  Figura e Ujkut del më shoqërore, jo i egër, i cili qëndron në një territor me  rosat, ndoshta në miniaturë  simbolizon Arbëreshin, i cili qëndron sa në grup , por aq edhe i vetmuar.

Kafsha më dredharake është macja. Kjo kafshë e egër e cila asnjëherë nuk u zbut plotësisht nga njeriu, ajo ngeli me shekuj  shpirt i lirë, si kafshë shtëpiake që çshtë nuk iu nënshtrua  plotësisht njeriut, por në të njejtën kohë edhe e këndshme aq sa pëlqehet nga njeriu. Figura e saj ka përpjestime europiane. Fabulat janë edhe një ushqim për shpirtin, në të manifestohet, shpirti i njeriut me momentet e tij, xhelozia, zakonet, cmirra dhe si të tilla  të bëjnë të reflektosh mbi veprimet e të tjerëve që të bëhen mësime për vete.

Interesante janë figura e Brigantit, bota e magjistarve, dragojve, fatat, zanat por që  nuk mungojnë edhe figura si ajo e Shën Mërisë, dhe shenjtorëve.

Në pjesën e dytë janë Tregimet. Rrëfimet kanë karakter edukativ të drejpërdrejtë.  Këto tregime rrëfeheshin pranë vatrës dhe “vrazheri”. Pjesa më e madhe e traskriptimit të tyre është bërë nga bashkshortja e Marios, zonja Florio Caostantina . tematika e tyre është e gjerë: Kur vijn korrëzit te Hora, Ajdhuri i Urtëlanit, Di zëmra e një kalive, Shpia me droqe, Kriqja, Si bëhëshën të mbjelat, Të skalisurit, Dhia, Curri e kaciqet,Ujët e kroit, Lal Xhini etje.

  • Për ne arbëreshët rrëfimet, ishin shkolla e jetës- thotë Mario- ishin pikërisht fjalët e thjeshta që depërtonin në zemër, interiorizoheshin dhe bëhej formim ynë. Kjo ishte meritë e një brezi që edhe pse analfabetë dinin të trasmetonin vlerat humane, e jo vetëm por edhe ato vlera identiteti. Rrëfimet arbëreshe janë varur në buzët e gjyshërve  ku fjalët ishin libra, por edhe memoria dhe tipografia e një bibloteke e tërë  e një popull  staordinario atij të popullit arbëresh.

Pjesa e tretë përfshin Ninne e nanne, magjia, besime. Në ninullat e nënave arbëreshe  për foshnjet e tyre, janë  vargje të thjesht, spontane të mbushura me bukuri e dashuri, i vetmi dëshirë është që të martohen me ndonjë arbëresh.

Pjesa e katërt. Këngët e dashurisë zënë një vend të rëndësishëm.  Respekti për të dashurën një vajzë e bukur, e sjellshme dhe punëtore. Këto këngë janë më tepër serenata që sjellin të dashurin në mbrëmje kur gjithshaka është e heshtur, dhe mos të bien në sy nga gjitonia.

Më zuri kukëza\lemza

Kush më kujton?

Jam largu e ngë mund vinj

Jam me parmendën çë punonj

Thuoji namuratës\ dashurës, kë prëm vinj

Nuk mungojnë dhe deluzionet e dashurisë, dhe për këtë ai kërkon të hakmerret.

Këngët e martesës, janë të ngjashme me ato të  ngulimeve të tjera arrbërshe. Përmendim disa: Ngrihu kopile,  Jeta e arbëreshit rrejedh e rrethuar edhe me festat  si krishtlindjet, karnavalet si edhe ajo fetare. Elementet e së cilës janë pjesë edhe në këngët dhe ritet e arbëreshëve të Chieutit.

Pjesa e pestë e librit. Në këto faqe përfshihen poesitë më të hershme.   

Libri është shkruar në dy gjuhë. Italiane dhe e folmja e Chieutit, prandaj, ky libër  krahas vlerave të tjera ka edhe  vlera studimi gjuhësor.  I uroj Prof Mario Massari jetë të gjatë dhe e falenderoj personalisht për këtë perlë si edhe për gjithë kontributin e madh në botën arbëreshe.

Bujaria e Profesor Marios është tipike shqiptare, kjo falë edhe bashkshortes së tij  e cila shquhet si mikpritëse e shumë shqiptarëve nga trojet etnike, por edhe vetë nga vet arbëreshët, këtë fakt na i përforcon edhe At Antonio Bellusci, i cili ka qenë mysafirë në shtëpinë e tij. Dashurinë për gjuhën ai e ka trasmetuar edhe në familje. Flet me krenari për vaizën e tij e cila komunikon shumë mirë në shqip dhe e apasionuar për kulturën dhe rrënjët e çon përpara misionin si arbëreshë

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 