Kanada/Jeton në Montreal por nuk është shkëputur nga puna dhe pasioni në Shkodër

E martë, 30 Prill, 2024

Oli Pero, themeluesja e organizatës vullnetare “Animals Need Me”, veprimtaria e së cilës është e bazuar në Shkodër, prej disa vitesh jeton në Montreal të Kanadasë. Këto ditë ajo ka vizituar qytetin e vet të lindjes, dhe natyrisht, ndjekur nga pasioni i saj për kafshët ka vizituar edhe shoqatën e thjemeluar prej saj. “Isha në Shkodër për një vizitë të shkurtër 6 ditore. Sigurisht që nuk mund të mos shkoja në strehën tonë të qenve. Qysh prej krijimit në 2014, ai vend është pikë referimi për mua. Aty janë derdhë andrrat, përpjekjet dhe mundi i shumë njerëzve të mirë. Nevojat janë tepër të mëdha dhe secili prej nesh (vullnetarëve), ka obligim të jetë i pranishëm dhe të përpiqet t’u plotësojë kushtet për një jetesë optimale”- tregon ajo pë gazdetën “Diaspora Shqiptare”. Në pyetjen tonë se çfarë ndryshimesh ka parë nga vizita e fundit, ajo shprehet: “Në ndryshim nga viti i kaluar ne jemi më pak vullnetarë aktivë, për shkaqe krejt objektive. (Katër prej vullnetarëve tanë janë bërë prindër.) Megjithatë jemi përpjekur të punojmë më fort në drejtimin e sigurisë ushqimore dhe veterinare. Kemi shtuar një frigorifer për mbajtjen e ilaçeve apo vaksinave, një ventilator për kontenjerin dhe një pishinë për qentë. Temperaturat janë të larta në ditët e verës dhe qentë kanë mundësi të freskohen herë pas here.” Ajo tregon se puna me kafshët “ka vështirësitë e veta dhe të bën të mësosh çdo ditë. Ne varemi nga dhurimet e individëve, dhe në bazë të asaj që arrijmë të mbledhim, pasi paguajmë ushqimin, mjekimet, dokumentet apo transportin e kafshëve drejt familjeve adoptuese, përpiqemi të rregullojmë diçka në infrastrukturën e strehës. Ndërsa nëse flasim për aftësi profesionale në këtë drejtim, secili prej nesh përpiqet të mësojë vetë ose nëpërmjet trajnimeve, në mënyrë që shërbimi që u japim kafshëve të njohë përmirësim”.
Po si është një ditë e zakonshme në strehën e “Animals Need Me”? “Streha jonë ka aktualisht 70 qen. Pra vetëm aty, rri 60% e rasteve që kemi në kujdes. Është e ndarë në 10 kafaze me tenda e kolibe. Ka një oborr të përbashkët dhe një kontenjer ku ruhet ushqimi, mjekimet dhe mjetet e punës. Aktivitetet që ne kryejmë në strehë janë të shumta. Vullnetarët tanë shpenzojnë 6-8 orë në ditë për t’u shërbyer qenve. Sa herë shkoj, punoj dorë për dorë me kujdestarin tonë Ditin. E nisim nga ushqyerja dhe kujdesemi që secili qen ta përfundojë vaktin e tij. Sipas moshave dhe problematikave, ndryshon edhe ushqimi. Pastojmë kafazet me radhë dhe u mbushim ujë të freskët. Lajmë enët dhe i sistemojmë për të nesërmen. Gjatë kësaj kohe nuk ua kursejmë përkëdheljet dhe vëmendjen njerëzore, për të cilën kanë aq shumë nevojë. Pastaj vjen momenti i mjekimeve. Kemi 13 raste që marrin rregullisht ilaçe. I vëzhgojmë me kujdes qentë e tjerë për të parë mos kanë shenja letargjie, apo ndonjë problem tjetër shëndetësor. Nëse kjo ndodh, i transportojmë në klinikë për mjekim më të specializuar.Nëse nuk kemi ndonjë emergjencë, përpiqemi të shëtisim 2-3 qen në ditë. Kjo i ndihmon shumë psikologjikisht, pasi jeta në një kafaz sado të jetë me kushte të mira, mbetet jetë në kafaz. Qëllimi jonë është që të përgatiten për familjet e reja, nëse do kenë shansin të adoptohen ndonjëherë.”
Oli e ndihmon organizatën edhe nga Kanadaja. Ajo tregon se nuk e ka parë asnjëherë veten të shkëputur nga organizata. “Zgjohem dhe flej me rastet dhe problematikat e përditshme të kafshëve endacake në Shkodër. Qysh prej krijimit të saj dhjetë vite më parë, menaxhoj faqet facebook the instagram të Animals Need Me, u përgjigjem sinjalizimeve, pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve, mobilizoj vullnetarët, përpiqem të siguroj paratë për të paguar ushqimin dhe mjekimet, merrem me projektet e sterilizimit, edukimit, etj. Kjo nismë vullnetare është andrra jeme më e madhe, dhe si e tillë jam e përgatitur të jap çdo gjë që kam në dorë për ta ushqyer dhe rritur. Merita më e madhe i takon vullnetarëvë në Shkodër, te të cilët mund të mbështetem pa rezerva. Pa vullnetin e tyre të mirë, shpirtin e sakrificës dhe punën në terren, asgjë nuk do ishte e mundur.Ndjej mirënjohje për shumë njerëz të mirë që na kanë mbështetë gjatë rrugës, përfshirë këtu shumë shqiptarë në emigracion. Ata na kanë vizituar, inkurajuar dhe kanë dhuruar për misionin tonë. Kjo i nderon.Uroj që në të ardhmen, të kemi mbështetje institucionale, pasi puna jonë, e vetme, nuk mjafton. Ne jemi vetëm një pjesëz e “puzzle” për ta zgjidhur fenomenin e kafshëve endacake. Nevojitet pjesëmarrja e qeverisë, bashkive, organizmave të ndryshëm dhe e komunitetit.Përfund, të jam mirënjohëse për kohën dhe interesin ndaj nismës tonë modeste! Uroj që historia jonë të frymëzojë edhe njerëz të tjerë për të treguar vëmendje ndaj kafshëve në Shqipëri!”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 