100 vite marrëdhënie/ Grupi i miqësisë Britani-Shqipëri vizitë në Tiranë

E diel, 19 Maj, 2024

Për tre ditë me radhe grupi i miqësisë Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në Parlamentin britanik ka zhvilluar takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe drejtues të institucioneve shqiptare si Kuvendi i Shqipërisë, Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Presidenti i vendit Ilir Meta, përfaqësues të qeverisë etj.

Në cilësinë e kryetarit të grupit të Miqësisë të të gjitha partive politike në Parlamentin Shqiptar midis Parlamentit të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, deputeti shqiptar Lavdrim Krrashi ishte edhe iniciatori kësaj vizitë, e realizuar në kuadër të festimit të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy parlamenteve dhe vendeve.

“Unë u bëra një ftesë për të ardhur në Shqipëri, ftesë të cilën e pranuan dhe erdhën me kënaqësi të vizitonin vendin tonë për tre ditë. Dy deputetët britanik Daniel Kawczynski dhe Lisa Cameron shoqëroheshin nga përfaqësuesi i posaçëm i kryeministrit Boris Jonhson për tregtinë me Ballkanin Perëndimor, deputeti Martin Vickers dhe shkëlqesia e tij, Ambasadorin britanik në Shqipëri, z. Alaister King-Smith” tha deputeti Krashi.

Ai me tej shtoi se përtej Brexit, MB është larguar nga BE por jo nga Europa. Në këtë këndvështrim, përgjegjësia dhe angazhimi i Britanisë në Ballkanin perëndimor mbetet shumë i madh. Së fundmi, Britania ka dy të dërguar të posaçëm: njëri që do të merret me çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në rajon dhe i dyti që do të merret me çështjet e tregtisë, i cili vjen me një buxhet prej gati 2 miliard paundësh në vit, çka është një vlerë sa 40% e GDP shqiptare për një vit.

Në një intervistë për News 24 Deputeti i Dibrës tha se kjo vizitë e e delegacionit britanik ishte tre dimensionale.

“Qëllimi i parë ishte për të kremtuar vitin 2022, ku si në Britaninë e madhe dhe në Shqipëri është cilësuar si viti i festimit të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në fakt për Shqipërinë por edhe për Britaninë e madhe kjo është diçka shumë domethënëse sepse ne bashkëpunojmë me Britaninë e madhe si të barabartë, Britania si një aleat shumë i madh që Shqipëria e ka në NATO. E dyta bashkëpunimi i ngushtë që kemi në marrëdhëniet ndërkombëtare me Britaninë e madhe duke qenë se Britania është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, ndërkohë që Shqipëria është anëtare e përkohshme për dy vjet. Dhe në fakt është kënaqësi shumë e madhe që Shqipëria, Britania dhe SHBA iniciuan për herë të parë dhe rezolutën për Luftën në Ukrainë. Kjo është shumë domethënë për bendin tonë. Këto celebrime nuk duhet ti shohim vetëm si përmbylljen e një shekulli marrëdhënie mes dy vendesh, por edhe si nisjen e bashkëpunimit për 100 vitet që do të vijnë”, tha ai.

Delegacioni i deputetëve britanikë realizoi vizita në Parlament, me nënkryetaren e parlamentit por kryesisht me grupin e miqësisë. Ky është një grupim i rëndësishëm pasi ka përfaqësi nga të gjitha grupimet politike, si nga partia laburiste që është partia opozitare, partia konservatore që është në pushtet dhe nga partia Nacionaliste Skocisë, që është një tjetër parti opozitare. Përkundër kësaj në të njëjtën frymë edhe grupi  i miqësisë Shqipëri-Britani e madh është i përbërë nga përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca.

“Për Shqipërinë unë mendoj që kjo do të thotë shumë. Do të thotë që Britania e Madhe duke qenë se është larguar nga Bashkimi Evropian po kërkon ridimensionimin e saj në arenën ndërkombëtare dhe pikërisht në këtë frymë, kryeministri Jonson ka vendosur edhe një të dërguar të posaçëm për tregtinë. Duhet të jemi krejt të drejtpërdrejtë, ndonëse marrëdhëniet diplomatike, marrëdhëniet ushtarake, në arsim, dhe të fushave të tjera kanë qenë në nivel të shkëlqyer, fatkeqësisht marrëdhëniet tregtare nuk kanë qenë në këto nivele. Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Britani e Madhe sot qëndrojnë rreth 45 milion paund në vit. Që do të thotë që është shumë pak për një vend me potencial të jashtëzakonshëm si Britania e Madhe por edhe Shqipëria. Mjafton të përmendim se turizmi shqiptar me të cilin ne jemi krenar dhe që është një nga  zërat që sjell të ardhurat më të mëdha për popullin shqiptar është jo dhe aq shumë i njohur në Mbretërinë e Bashkuar. Në fakt të katër deputetët britanikë ishin shumë të interesuar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit” shpjegoi deputeti Krrashi duke shtuar se kjo nuk do të thotë që marrëdhëniet mes dy vendve të mbeten vetëm në fushën e turizmit, pasi Britania e Madhe është një nga liderat në botë për sa i takon infrastrukturës, energjia e rinovueshme. Pra mundësitë janë në fusha të ndryshme.

Në fund të vizitës deputetët shprehën vlerësimin maskimal për vendin tonë.

Por të themi të vërtetën ne në Britani kemi një Diasporë që numëron 150 deri në 200 mijë shqiptarë. Perceptimi, shpesh herë edhe për faj të medias, por jo vetëm të saj, është jo dhe aq pozitiv për sa i takon qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe. Patjetër që kjo gjë është reflektuar edhe te ata, sepse përveçse anëtar të parlamentit britanik janë edhe qytetarë britanik, kështu që edhe ata kanë qenë të ekspozuar kundrejt këtij reputacioni “negativ”, ndaj shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Unë duke qenë se kam qenë vet pjesë e Diasporës Shqiptare për më shumë se 25 vite në Britaninë e Madhe,  mund të them që shumica e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në për të mos thënë 99% janë qytetarë që janë në anën e duhur të ligjit dhe është një përqindje shumë e vogël, më pak se 1% që është në anën tjetër. Dhe në qoftë se ditën e parë që erdhën ata mund te kenë pasur një skepticizëm, kur u larguan në ditën e tertë u larguan me përshtypjet më të mira për vendin tonë, që besoj do të reflektohen në bashkëpunimet e mëtejshme” përfundoi Krrashi suke shtuar “Mendoj se mund të injektojmë “Britishness” në shërbimet publike, kulturën parlamentare, tregti dhe investime”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 