Monumenta Albanica Justinopoplitana

E hënë, 29 Prill, 2024
E hënë, 29 Prill, 2024

Monumenta Albanica Justinopoplitana

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën e Sllovenisë në Tiranë organizuan në datën 10 mars seminarin shkencor me temë “Monumenta Albanica Justinopoplitana”.Ky seminar shkencor o organizua pas hapjes së ekspozitës me të njëjtin titull me kurator studiuesin Peter Štoka, aktivitete këto që u organizuan me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të dy vendeve tona. Në këtë seminar shkencor referuan disa nga figurat më në zë të fushës së historiografisë të vendit si:
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, i cili referoi temën: “Tipologjia e emigracionit shqiptar në Istria në shekujt XVI dhe XVIII”,
Prof. Dr. Irakli Koçollari me temën: “Prania e shqiptarëve mesjetarë në skajin verior të Dalmacisë”,
Prof. Dr. Shyqyri Nimani, i cili trajtoi temën e artit mesjetar në qytetin e Koperit.
Në përmbyllje të këtij seminari referoi Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, i cili trajtoi kumtesën:” Konteksti historiko social i pranisë së familjeve arbëre Bruti dhe Bruni në Koper “.
Konteksti historiko social i pranisë së familjeve arbëre Bruti dhe Bruni në Koper.
Arbëria Mesjetare ishte një koncept që në rrafshin kulturor përfshinte tre shtresëzime të ndryshme kulturore të ndërthurrura me njëra-tjetrën. Së pari ishte kultura arbëre, një përzierje e traditave më të mira vendase me kulturën e huaj që ishte imponuar nga lart-poshtë në formën e pushtimeve të drejtë për së drejta qofshin këto latine, bizantine apo sllave, por edhe një shtresë tjetër arbërore-romane dhe arbërore-bizantine-romane-sllave të krijuara prej një bashkëjetese të gjatë me kufij etnikë të papërcaktuar qartë. Kjo ndërthurrje kulturash në një territor të ngushtë të përbërë nga bregdeti, fusha , moçale por edhe gryka e qafash malesh, përfaqësonte më së miri atë që Albanalogu i njohur Shuflai e quante si “monada e Ballkanit” .
Duhet theksuar që në krye të herës që zhvillimet kulturore dhe politike në Arbërinë e veriut ishin të influencuara nga modelet e Italisë së Veriut, bregdetit dalmat dhe katolicizmit, ndërsa në Arbërinë e Jugut gjallonin ndikimet e modelit të qytetit bizantin. Ekzistenca e një treve me një besim të vetëm edhe një vend si Shqipëria mesjetare ku ka munguar gjithmonë bashkimi shtetëror, një besim ky që nuk mund të mos ketë ushtruar një ndikim koncentrues edhe në legjislacion. Një nga këto treva ka qenë dhe Shqipëria katolike, e cila deri tre shekuj më parë shtrihej edhe më në veri (Kuçi), kurse nga Jugu arrinte deri në Shkumbin. Në këtë zonë të hapët, kjo njësi fetare e pandërprerë prej shekujsh të tërë, duhet të ketë qenë ajo që ndihmoi në një shkallë më të gjerë formimin dhe zhvillimin e një kulture të qendrueshme administrative. Edhe pse i perceptuar në mënyrë të tillë , më tepër si mjet utilitar e oputuniteti politik, pati momente që faktori fetar doli në sipërfaqe me një rol të spikatur politik. Me flamurin e luftës për mbrojtjen e katolicizmit kundër “skizmatikëve” u zhvillua midis shekujve XII-XIV qendresa nacionale e shqiptarëve katolikë kundër pushtuesve serbë. Futja e komponentit fetar në tërësinë e faktorëve themelorë të asaj qendrese, që ishin ata me përmbajtje politike-shoqërore dhe etnokulturore, ndihmoi së tepërmi për shrirjen e saj në frontin e përbashkët antiserb të fuqive katolike të Evropës. Ndikimi kulturor perëndimor ndihmoi dhe në shtrirjen e modelit të qytetit-republikë të gadishullit italik në Arbëri dhe Dalmaci. Për herë të parë sidomos në brigjet e Adriatikut lindor do të kemi dhe krijimin e qyteteve republika të cilat do të kenë një tregti të zhvilluar por dhe statuset e tyre shumë të rëndësishëm për qeverisjen e qyteteve por dhe për të rregulluar marrëdhëniet me jashtë dhe të shtetasve të tjerë me qytetet. Këto statute janë të ngjashme me ato të qyteteve italiane dhe një pjesë të madhe zë koncepti i lirisë së qytetarëve dhe administrimi kolegjial i tyre nëpërmjet një këshilli të zgjedhur të përbërë nga qytetarët më të shquar. Po kështu familjet fisnike shqiptare fillojnë të mbajnë anale dhe kur botohen veprat e tyre më vonë si ato të Engjëllorëve p.sh një familje fisnike shqiptare nga Drishti, origjina e tyre do të jetë e lidhur gjithmonë me trashëgiminë greko-latine dhe legjenda të frymëzuara nga ngjarjet e mëparshme në rajon. Ky tipar është shumë i rëndësishëm pasi përcakton përkatësinë i identitetit që këto familje fisnike ndjejnë por dhe sepse ato përfshihen në afërsinë midis tyre dhe familjeve të tjera evropiane duke përforcuar kështu idenë evropiane të rajonit që zë fill nga miti i lashtë i Evropës por që ushqehet rrugës dhe me mite të rinj. Prania e arbërve në Dalmaci dokumentohet që në shekullin e XI por do të jetë pas betejës së Lepantos, në 1571 që një diasporë elitare me pjesëtarë të familjeve fisnike arbëre të larguar nga Arbëria gjendet në disa qytete të bregdetit dalmat dhe në gadishullin e Istrias, në qytetin e Koper. Pushtimi osman i fillimit të shekullit të XV, i territoreve shqiptare shkaktoi një tjetër valë të re emigrimesh të dhimbshme. Rënia e qyteteve arbërore nën këtë sundim dhe egërsia e pashembullt e pushtuesit lindor detyroi largime të reja drejt Mbretërisë së Napolit, Venecia, Gjenova dhe më gjërë.
Këto lidhje të hershme të Arbërisë dhe Dalmacisë do të përforcoheshin më shumë edhe drejt veriut të Kroacisë dhe në Slloveni kur bregu Istrian do të binte nën sundimin e Venedikut në vitet 1278-1279. Kryeqendra e Istrias ishte qyteti Koper, qytet i lashtë i njohur për romakët si Capris ( nga fjala latine që do të thotë dhi, prej nga rrjedh edhe emri slloven Koper), ndërsa për bizantinasit si “Justinopolis”. Qyteti kishte pasur një mori sundimtarësh përfshirë edhe Perandorin e Shenjtë Romak. Ai drejtohej nga një guvernator venedikas me një grusht zyrtarësh të tjerë venedikas. Nën governatorin veprontë Këshilli i fisnikëve i qytetit , që përgatiste legjislacionin , i jepte këshilla guvernatorit, dërgonte emisarë në Venedik me kërkesa të posaçme dhe emëronte pjesëtarë nga familjet kryesore të qytetit si gjyqtarë dhe administratorë. Pikërisht në këtë qytet të administruar nga Venediku, do të takoheshin dy degët e fiseve arbërore Bruti e Bruni të shpërngulur nga Ulqini pas rënies në duart e osmanëve në vitin 1571. Të njohur si pjesëtarë të fisnikëve në qytetin e Ulqinit, ata shumë shpejt në do të rigjenin vetveten pothuajse në të njëjtat pozita edhe Koper. Për hir të së vërtetës ata nuk u vendosën në një Terra incognita për etninë arbëre.Shumë prej familjeve fisnike të Koperit kishin mërguar atje në periudha të mëhershme dhe kishin ardhur nga Shqipëria. Familja Albanese, emri i së cilës tregonte origjinën e saj, kishte ardhur që në shekullin e XV dhe deri në vitin 1432 ishte bërë pjesë e fisnikërisë së qytetit; familja Brati ( që përbën një problem të vazhdueshëm për një historian që kërkon mbiemrin “Bruti” në dokumentet dorëshkrimore të qytetit) kishte ardhur nga Shqipëria që në shekullin e XIII. Një familje tjetër quhej Dukain dhe mesa duket ishte degë e familjes Dukagjini të Shqipërisë veriore. Familja Bruni dhe Bruneti përmendeshin në Ulqin në një relacion të vitit 1553 si mbetje të familjeve të respektuara të cilat janë gremisur në këtë qytet –familje nga qytetet fqinje që tani sundohen nga osmanët, të tilla si Shkodra, Lezha, Durrësi dhe zona të tjera. Kryesore në mesin e tyre shkruhej në raport janë famijet Bruni, Pamaltotti dhe Brutti, nga e cila vetëm z. Marc’ Antonio është fisnik dhe tejet i virtytshëm dhe tejet besëtar ndaj republikës venedikase ; ai është pasardhës i familjes së famshme romake “Brutus” Sigurisht që në këtë konstatim kishte një egzagjerim përsa i përket origjinës latine të familjes Bruti, egzagjerim që gjendej shpesh në analet e familjeve të qyteteve bregdetare të Adriatikut. Gjatë mesjetës në këto qytete qarkullonte legjenda sikur popullsia e tyre ishte me popullsi romake. Barleti në veprën e vet “Historia e Skënderbeut” e vë në dyshim këtë fakt madje kalon deri diku dhe në ironi për këto anale të qyteteve bregdetare dhe republikave kishtare si është rasti i i qytetit të Drishtit. E shoh me vend që ta them këtu, përpara lexuesit,shkruan Barleti se nuk dihet nga kush është themeluar qyteti i Drishtit dhe as që dihet disi lashtësia e tij, megjithëqë qytetarët , të cilëve u pëlqen t’i besojnë gabimit të vet, e shpien me mburrje fillin e themelimit të qytetit te romakët. Dhe më kujtohet t’i kem dëgjuar të mburren për këtë , duke e quajtur veten kolonë të romakëve e të pretendojnë se e kanë zanafillën e tyre që andej. Unë mendoj se për këtë neve na duhet më fort ti falim këta qytetarë, që u pëlqen aq shumë lavdia, sesa tu zëmë besë, për arsye se një gjë e tillë nuk provohet me asnjë dokument, qoftë të shkruar , qoftë ndryshe. I po së njëjtës traditë të lidhjes së origjinës familjare me vende italike është edhe origjina e pretenduar nga qyteti Vicenso në Itali i familjes Bruti që përshkruhet në të njëjtin relacion. Origjina latine e mbiemrit të tyre lidhet më së tepërmi me një traditë në Shqipërisë Mesjetare se në disa nga qytetet në Shqipërinë veriore ishte bërë e modës të përdoreshin emra latinë ose emra të përzier shqiptaro-latinë që duket se kanë filluar si nofka humoristike, ku humori tregonte afri, ironi apo madje dhe abuzim pozitiv. Meqënse “brutus” është fjalë latine për budalla ose jo racional, dhe “brutto” është një fjalë italishte për “i shëmtuar” ose i “prapë” duket e mundur që nofka fyese merrej disi me krenari.
Familja Bruti dhe Bruni për shkak të shërbimeve dhe lidhjeve të hershme që kishte Sinjorinë e Detrave-Venedikun ndryshe nga qytetarë të tjerë që vinin nga territore që humbte Venediku(vllahë, sllavë, shqiptarë, grekë përfshirë pas vitit 1571, shumë refugjatë nga Qipro) nuk u larguan nga Istria por vendosën që të akomodoheshin në jetën sociale dhe publike të Koprit, kryqendrës së Istrias. Familjet Bruti dhe Bruni i përkisnin një kategorie tjetër; ata nuk ishin fshatarë që i kishin vendosur në një fshat të zbrazët, por fisnikë me sasi të ndjeshme kapitali social( dhe ndoshta një kapitali monetar të depozituar në një bankë në Venedik). Për më tepër familja Bruti trashëgonte një emër fisnik dhe kishin marrë pjesë në fisnikërinë lokale të qyteteve nën zotërimin venedikas si Durrësi, Lezha, Shkodra dhe Ulqini; ata kishin lidhur martesa me familjet kryesore , të tilla si Dukagjinët, të cilët ishin pronarë feudalë tokash në Shqipërinë e veriut, dhe Spanët që ishin patricë të Shkodrës , si dhe me familjen e Skënderbeut , Kastriotët. Ishte pikërisht emri i mirë që gëzonte familja mes qarqeve fisnike dhe në administratën qendrore në Venedik por edhe disa martesa fatlume me fisnikërinë lokale të Koperit që bënë të mundur që akomodimi social i tyre të realizohej brenda një periudhe të shkurtër katër vjeçare. Jakomo Bruti, i biri i Antonio Brutit dhe kreu i familjes së shpërngulur në Koper formoi një aleancë të dyfishtë me familjen më të fuqishme të qytetit, Verzi, që mëtonte se e kishte prejardhjen nga familja e vjetër patrice venedikase Giorgi ose Zorzi dhe pjesëtarët e saj kishin qenë latifondisë në Istria për më shumë se 300 vjet. Vetë Jakomo u martua me Bradamente Verz-in , ndërsa motra e tij Katerina u martua me Rizzardo (ose Rikardon)Verzin. Motra e Jakomos, Ilarieta, e cila ishte pesë vjet më e re sesa Katerina u martua me Demostene Carerio-n pjesëtar i një familje të konsiliduar , e cila gjithashtu ishte e lidhur me Verzin. Prej këndej ishte hapur rruga që edhe me kapitalin e rëndësishëm social që trashëgonte familja Brutët të përfitonin statusin social të fisnikëve në Koper. Dekreti u lëshua në 3 shtator 1575 nga Dozhi i Venedikut dhe i jepte Jakomos dhe vëllëzërve të tij si gjithë djemve të ligjshëm të tyre statusin e fisnikut të qytetit të Koperit. Ky dekret nuk kaloi pa u komentuar në fisnikërinë e Koperit pasi rregulli e kërkonte që pranimi i një familje në statusin e fisnikut të votohej në këshillin e qytetit me tre të katërtat, por konributi i hershëm i babait të Jakomos, Antonio Brutit përkarshi Venedikut si dhe krushqitë e porsa lidhura mesa duket bënë që çështja të kalonte pa ndonjë kundërshtim të mëtejshëm. Brutët u përfshinë në jetën sociale të qytetit duke marrë disa poste administrativë si ishte anëtarë të gjykatës apo dhe mbikqyrës së depove të drithit e deri si Kapitan i Sllavëve në shtator 1593. , me pak fjalë kapiteni i zonave rurale të qytetit të Koperit.
Nga ana tjetër një pjesëtar tjetër i familjes Mateo Bruni, kushuriri i Jakomo Brutit pati një karrierë të shkëlqyer si jurist në Koper. Duket se ai i është bashkëngjitur më vonë familjes në Koper ndoshta edhe me ndihmën e Jakomos pas një karrier të gjatë shërbimi pranë Kuries në Romë. Po kështu Jakomo Bruti kishte arritur të tërhiqte edhe të motrën e vet të martuar me Pietro Borisi nga Tivari. Familja Borisi ishin nga familjet më fisnike të Tivarit me një traditë të hershme pro Venedikut. Një dokument i mëvonshëm i përpiluar në Koper do të shënonte se Jakomo Bruti i tërhoqi Borisët që gjithashu të vinin të banonin në qytet për shkak se kishin përjetuar edhe humbjen e qytetit të tyre Tivarit. Nuk dihet saktëisht nëse kjo gje u arrit fill pas rënies së Tivarit por një burim tjetër shënon vitin 1590 që ka gjasa që duhet të jetë më afër së vërtetës pasi në këtë vit ishte rregulluar edhe pozita soaliale dhe monetare e Jakomo Brutit.
Qyteti i Koperit si kryqendra e Istrias dhe afërsisë që gëzonte me Venedikun iu dha mundësi familjeve arbëre Bruti, Bruni, Borisi që të avancojnë në shkallët e tyre të karierës sociale por edhe të kontribuonin në në jetën publike dhe sociale të Istrias. Ata hynë shumë shpejt në sferat e ndikimit të kulturës italiane të kunderreformës, iluminizmit dhe më vonë romantizmit duke u kthyer në familje të rëndësishme të Istrias por edhe në një mol pritës për disaporat arbëre që lëviznin gjithandej nëpër botën mesdhetare. Identiteti i rëndësishëm i vetdijes etnike ë ata morën më vete prej vendit të origjinës nuk u shua por u përshtat në drejtim të kauzave të mëdha që kishin luajtur rol në jetën tyre si aleancat e krishtera për të dëbuar osmanët nga Evropa apo përkushtimi ndaj besimit katolik si mjet shpëtimi shpirtëror për të duruar tallazet dhe vështirësitë e jetës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.