Së shpejti premiera e dokumentarit “Australia my home: An Albanian Migration”

E hënë, 29 Prill, 2024

Së shpejti do të shfaqet në Australi filmi i ri dokumentar “Australia my Home: An Albanian Migration” me producent Reg Qemal dhe skenar e regji të regjisorit, skenaristit dhe aktorit shqiptar Dritan Arbana. Producenti Rexhep “Reg” Qemal është njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës shqiptare të Sheppartonit., ku prej vitesh luan një rol të madh në menaxhimin e festivalit të përvitshëm të organizuar nga komuniteti shqiptaro-australian në Shepparton, i njohur si “Shepparton Albanian Harvest Festival”.

Në një intervistë për seksionin shqip të radios australiane SBS Qemali tregon detaje mbi realizimin e dokumentarit.

“Në dokumentar sigurisht jemi përpjekur të sjellim histori të ndryshme të komunitetit shqiptar, janë histori individuale, të ndryshme me background të ndryshëm  por që gjithësesi japin panoramën e plotë të asaj çfarë është komunitetit shqiptar në Australi. Janë histori të shqiptarëve që kanë emigruar në kohë të ndryshme këtu, pasi ka pasur disa vale emigrimi nga Shqipëria” shpjegon ai.

Qemali ka rrëfyer se ideja për realizimin e dokumentarit lindi në komunitet. “Unë jam një emigrant i brezit të parë jam rritur në komunitetin shqiptar në Shepparton, kam qenë pjesë e shumë aktiviteteve. Kjo ishte një ide që unë e kam pasur me pasion prej shumë kohësh. Duke jetuar në Shepparton, duke u rritur në komunitet dhe duke qenë i përfshirë në komunitet me Harvest Festival këtu në Shepparton, ka pasur shumë ngjarje gjatë viteve që më kanë frymëzuar. Sigurisht që këto janë ndërthurur me këndvështrimin e regjisorit Dritanit, të cilin e kam njohur 20 vite më parë ai sapo kishte ardhur në Australi për të studiuar film dhe aktrim. U bëmë miq ai qëndroi në Sidnei për disa kohë ku u mor me filma dhe pastaj u kthye në Shqipëri, ne e mbajtëm komunikimin. Në bashkëpunim me qendrën e filmit në Australi dhe atë në Shqipëri realizuam filmin “Bloodline”. Kur pashë filmin mendova Uau kjo është e mrekullueshme. Dhe brenda një kohe të shkurtër shkova në Shqipëri u takova me Dritanin dhe i tregova idenë time. Por Dritani ishte në Shqipëri kështu që nuk bëmë dot gjë në atë kohë, ishte një ide që dhe ai e kishte pasur kur ishte në Australi por që nuk pati mundësi ta realizonte. Ishte viti 2017 . Në atë kohë unë u ndesha me një libër të titulluar “Kurbet”, që fliste për emigrimin e shqiptarëve në Viktoria, dhe ishte ky libër që më frymëzoi dhe me dha një vizion të qartë se si do të ishte dokumentari. Sigurisht unë kisha pasur disa ide.  E mora librin me vetë në Shqipëri u ulëm dhe diskutuam me Dritanin, na pëlqeu të dyve dhe thamë Ok le ta realizojmë. Dhe pjesa tjetër është histori dokumentari tashmë është gati”.

Më herët në një intervistë për Diaspora Shqiptare Arbana i njohur me emrin e artit Dee Allamani, ka rrëfyer se dokumentari ka shtatë personazhe kryesore (shqiptaro-australiane), por edhe tre australianë, njëri prej të cilëve është një profesor universiteti në Melbourne dhe autoritet në lidhje me çështjen shqiptare.

Lexo edhe:  Intervista/Australia my home, dokumentari për shqiptarët në kontinentin e largët

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 