Intervista/Australia my home, dokumentari për shqiptarët në kontinentin e largët

E premte, 29 Mars, 2024

“Australia my home” një dokumentar që rrëfen historitë e emigrantëve shqiptarë në kontinentin e largët. I realizuar nga regjisori shqiptarë Dritan Arbana (Dee Allamani) dokumentari rrëfen historitë e shtatë shqiptarëve, të lindur në Australi apo të emigruar rishtazi. Filmi dokumentar është xhiruar në Shqipëri dhe në Australi, duke u rikthyer në vendin e lindjes së personazheve dhe te familjarët e atyre që emigruan më shumë se një shekull më parë, duke treguar bukuritë unikë të dy vendeve por mbi të gjitha duke analizuar temën e kahershme të ndarjes dhe emigracionit.

Premiera e parashikuar për në fund të muajit maj, si shumë aktivitete të tjera është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë. Në pritje të datës së shfaqjes regjisori Dritan Arbana ka treguar për “Diaspora Shqiptare” për realizmin e këtij dokumentari dhe jetën në komunitetin shqiptar në Australi.

Si lindi ideja për këtë dokumentar?

Idenë unë e kam pasur prej shume kohësh, por miku im Reg Qemal që është lindur në Australi e me origjine nga Korça ishte nismëtari i vërtetë i këtij projekti. Gjithësesi komuniteti shqiptaro-australian ka kohë që shprehet se duhet të bëhej një dokumentar i tillë, pra ideja nuk ishte krejtësisht origjinale, por mënyra sesi u realizua ky projekt besoj se është, duke përfshirë këtu edhe aspektin artistik.

Reg erdhi në Tiranë para dy vjetësh dhe propozoi që ta fillonim këtë projekt sa më shpejt. Çdo gjë rrodhi shpejt më pas dhe pas disa muajsh (në shkurt 2019) unë isha në Australi dhe filluam xhirimet me stafin qe e kisha përzgjedhur paraprakisht nga Tirana, kolegë të mi me të cilët kisha punuar më parë.

Dritan Arbana

Sa histori keni përfshirë në dokumentar?

Dokumentari ka shtatë personazhe kryesore (shqiptaro-australiane), por edhe tre australianë, njëri prej të cilëve është një profesor universiteti në Melbourne dhe autoritet në lidhje me çështjen shqiptare, asistenti im që ishte i mrekullueshëm dhe më ndihmoi shume gjatë udhëtimit përmes kontinentit që ishte tepër i vështirë, si edhe një fotograf e figurë e njohur në një qytezë mes shkretëtirës të quajtur Ëinton e që zë një vend të veçantë në kulturën australiane falë historisë që ka.

Cilat janë historitë që të kanë tërhequr më shumë vëmendjen?

Për mua të gjitha janë shumë interesante dhe personazhet që gjetëm janë të ndryshëm me njëri-tjetrin. Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit ta shikojnë dhe gjykojnë vetë dokumentarin dhe personazhet e tij. E vetmja gjë që doja të thoja në lidhje me këtë është që ne kërkuam qëllimisht që ata të ishin të profesioneve të ndryshme dhe të jetonin të shpërndarë nëpër kontinent.

Sa i integruar është komuniteti shqiptar në Australi?

Komuniteti shqiptaro-australian është shumë i integruar në jetën atje. Mbase kjo ka të bëjë me vetë natyrën tonë si shqiptarë, por unë mendoj që izolimi që i shkaktoi Shqipërisë sistemi komunist është gjithashtu përgjegjës për këtë. Ndryshe nga komuniteti grek apo italian që mbajtën kontakte me atdheun e tyre, shqiptarët vërtetë krijuan një komunitet të fortë, sidomos në qytezat e Shepparton e Mareeba, por ky ishte gjithsesi komunitet shumë i vogël në krahasim me të tjerët dhe integrimi i shpejtë në çdo aspekt të jetës australiane ishte i rëndësishëm. Si tregohet edhe në dokumentar, shumë prej tyre kishin humbur shpresat se do të vizitonin Shqipërinë ndonjëherë dhe në mënyrën e tyre u përpoqën të ndërtonin një model të vogël të Shqipërisë që ata imagjinonin falë tregimeve të paraardhësve të tyre.

Ndonjëherë integrimi i fortë çon në asimilim të plotë dhe unë e di që kjo gjë ka ndodhur me shumë shqiptarë. Ekziston një pjesë e komunitetit shqiptar atje, pjesa më e madhe në fakt, që i ruan shumë traditat. Në fund të fundit, Diaspora shqiptare ka qenë mbështetësi më i fortë i çështjes kombëtare në momente kyçe të historisë.

Por ka gjithashtu shumë raste ku shqiptarët janë të detyruar të humbin çfarëdo lloj kontakti me vendin e kulturën e tyre. Kjo ndodh sidomos kur dikush nuk ka më të afërm në trojet shqiptare dhe krijon lidhje familjare me të tjerë (jo shqiptarë). Nuk besoj që ka shqiptar (apo njeri në këtë botë, pavarësisht nga etnia që ka) që kërkon qëllimisht të humbasë lidhje me vendin e kulturën e vet, por Australia është një rast shumë specifik prej distancës marramendëse dhe hendekut që ai krijon me njerëzit që dikush lë pas.

Si është qasja e brezit të fëmijëve të lindur aty ndaj kulturës shqiptare?

E njëjta gjë që përmenda më parë në lidhje me shqiptarët në përgjithësi vlen edhe për fëmijët e tyre. Kam njohur para disa vitesh një djalë me origjinë shqiptare që më bëri përshtypje për faktin se pavarësisht se prindërit i kishte të lindur në Prishtinë, shprehej qartë se nuk kishte kurrfarë dëshirë apo kurioziteti të vizitonte Shqipërinë apo Kosovën. Normalisht që ky është rast tepër unik, por ka edhe të tillë. Me sa di unë, shumica e shqiptarëve janë insistues në mbrojtjen e traditave të tyre dhe transmetimin e vlerave shqiptare tek fëmijët e tyre.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 