Çfarë do të ndodhë me Diasporën?

E shtunë, 27 Prill, 2024
E shtunë, 27 Prill, 2024

Çfarë do të ndodhë me Diasporën?

Më 2 shtator 2021 Kryeministri i sapo zgjedhur për herë të tretë Edi Rama prezantoi qeverinë e re, pjesë e së cilës nuk do të ishte për një mandat të dytë Ministri i Shtetit për Diasporën, institucioni përgjegjës për shqiptarët jashtë vendit e aq më pak ministri Pandeli Majko.

Që prej asaj dite institucionet dhe agjencitë në varësi kanë vazhduar në rënie të lirë punën e tyre. Teksa viti kalendarik është duke u mbyllur (bashkë me të edhe buxhetet përkatëse të institucioneve), pyetja që ngrihet është: Çfarë do të ndodh me Diasporën?
Si do të jetë (nëse do të ketë) vijueshmëria e institucioneve dhe mbi të gjitha çfarë do të ndodh me zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021-2025 miratuar në Parlament më 27 korrik 2020.

Lexo edhe: Miratohet Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025

Për këto çështje Këshilli Koordinues i Diasporës ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryetarin e Nën-Komisionit për Diasporën Lavdrim Krashi.
Anëtarët e KKD-së i shprehën shqetësimin për vakumin që është krijuar me shkrirjen e institucionit të Ministrit të Diasporës si dhe shqetësimin për vazhdimësinë e Agjencive të ngritura nga ky institucion si Agjencia Kombëtare e Diasporës, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Dhoma e Biznesit të Diasporës, Qendra e Botimeve për Diasporën si dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshet. Të gjitha institucione me produkte konkrete për Diasporën.
Duke qenë se të gjitha këto agjenci janë të ngritura me ligj, KKD ka kërkuar sigurinë për vazhdimësinë institucionale të tyre, e për rrjedhojë edhe punën e nisur me Diasporën. Pasi këto janë institucione të cilat kanë pasur rezultate, kane krijuar një bazë dhe njohje në Diasporë. Kujtojmë këtu “Takimet vjetore të Mjekëve”, “Takimet vjetore të Juristëve”, “Seminaret e Gjuhës dhe Kulturës shqipe në Ukrainë”, Krijimin e regjistrit të të dhënave për studentës shqiptarë në botë, aktivitete të realizuara nga Agjencia Kombëtare e Diapsorës. Marrëveshja historike mes Shqipërisë dhe Kosovës për krijimin një kurikule të përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë, realizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, institucion i cili mundëson edhe pajisjen e klasave të gjuhës shqipe me tekstet mësimit të gjuhës shqipe. Krijimin e platformës së Rrjetit të Profesionistëve, data bazë e përgjithshme e profesionistëve shqiptarë në mbare boten, realizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës etj, etj etj.
KKD ka kërkuar specifikisht që projektet e nisura të kenë vijueshmërinë si të statusit që e ka me ligj por edhe financiare.

Lexo edhe: Historike/ Shqipëria dhe Kosova miratojnë tekstin e përbashkët për gjuhën shqipe

Nga ana e tij deputeti Krashi, siguroi se do të bëjë përpjekje që të sigurohet vijueshmëria e institucioneve të Diasporës.

Krashi tregoi angazhimin tij të plotë për Diasporën në nën komision por edhe si deputet ne komision si dhe shprehu dëshirën për takime të rregullta me KKD për të qene në kontakt të rregullt.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 