Miratohet Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025

E shtunë, 20 Prill, 2024

Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare dhe Planin e Veprimit 2021 – 2025. Dokumenti i miratuar nxit zhvillimin e politikave shtetërore për përfshirjen dhe kontributin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit dhe për të forcuar marrëdhëniet e Shqipërisë me diasporën shqiptare.

Kjo është Strategjia e dytë që qeveria shqiptare ka miratuar. Dy vite më parë, ajo miratoi Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024 i cili ishte i pari dokument në llojin e vet. Zhvillimet dinamike sollën një aplikim më të shpejtë çka solli në nevojën për rishikimin dhe përditësimin e këtij dokumenti të rëndësishme për marrëdhënien e shtetit shqiptar me Diasporën.

Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025 është vazhdimi i aplikimit të strategjisë së mëparshme, mbi bazën e së cilës u miratua një legjislacion i ri dhe institucione të reja të specializuara shtetërore.

Ngritja e strukturave të reja shtetërore për Diasporën shqiptare kërkoi në vazhdim aplikime praktike dhe të përshtatura me ndryshimet e legjislacionit. Kjo solli diskutimin e ndryshimeve përmirësuese të realizuara me Strategjinë e Re Kombëtare të Diasporës Shqiptare.

Diaspora është një term i njohur më shumë se 2500 vite më parë. Sot kjo fjalë mund të përcaktohet si “bashkësi migrantësh, që ruajnë lidhjet materiale apo sentimentale me atdheun, duke u adoptuar në mjedisin dhe institucionet e shoqërisë mikpritëse”. Ajo përbëhet nga komunitete ku identiteti dhe cilësitë e të cilëve ndryshojnë me kalimin e kohës. Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia (Lugina) janë hapësira, të cilat përfshijnë shtetet dërguese të shqiptarëve për migrim.

Diaspora shqiptare është një mundësi e madhe për zhvillimin e vendlindjes, ndaj dhe  Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025 synon të mbështesë organizimin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit, në mënyrë që të përmirësohet kapaciteti i angazhues në vendlindje. Qëllimi është që diaspora shqiptare të mund të luajë rolin e një partneri të rëndësishëm strategjik për të ardhmen kombëtare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021. Deri në këtë datë do të zbatohet vendimi Nr.259, datë 9.5.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018-2024 dhe të planit të veprimit”.

Dokumentin e plotë të Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare mund ta lexoni këtu:

Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025