Austriakët mahniten pas futbollistit shqiptar

E premte, 3 Maj, 2024

Xhakomo Vrioni e nisi aventurën me Tirol në mënyrën më të mirë teksa realizoi 4 gola në 2 miqësoret e para. Kjo ka entuziazmuar së tepërmi drejtuesit e klubit austriak që mund të mbushen me shpresë për sezonin e ardhshëm. Një yll i larguar pasi u mor huazim nga Juventusi, për t’u mbushur me një tjetër lojtar që paraqitet si tillë dhe i ardhur po nga Juventusi.

Kjo ishte lëvizja e bërë nga e Tirol, pasi talenti që shkëlqeu në sezonin e shkuar ishte Baden Frederiksen me 18 gola. Danezi përfundoi huazimin e tij për të shkuar sërish te bardhezinjtë, ndërsa Xhakomo Vrioni erdhi për të marrë vendin e lënë bosh.

“Frederiksen ishte rasti fitore-fitore për të gjithë. U zhvillua shumë dhe vlera e tij po rritet. Kishte oferta nga gjysma e Europës. Kjo është arsyeja se përse Juventusi na ka dërguar një tjetër lojtar që mund të vlerësohet edhe më lartë në cilësi. Pret diçka të ngjashme. Vrioni është lojtar i gjashtë që na vjen nga Juventusi. Padyshim është element që të mbush me shpresë dhe ishte dëshira e Juventusit që të vinte te ne”, tha trajneri i Tirol, Silberberger për “Laola1”.

Nga ana tjetër kapiteni i ekipit, portieri Ferdinan Osëald kishte vlerësime edhe më të larta për Vrionin: “Është lojtar me të vërtet i mirë. Ai vjen nga Juventusi dhe ne jemi një vend shumë i vogël në hartën e futbollit në Europë. Por ka ardhur me përkushtimin e duhur dhe mendoj se kemi për të shijuar spektaklin e tij. Në thelb është lojtar i plotë dhe mendoj se ka më shumë vullnet dhe jetën e një profesionisti sesa Frederiksen”, u shpreh kapiteni./CNA.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 