Gjermani/ Kujtime për Boletinët nga rrëfimet e një prej nipave

E martë, 30 Prill, 2024

Republika e Renanisë Veriore -Vestfalisë, ndryshe Landi i NRW me 17,9 milionë banorë është ndër Landet më të fuqishme të Gjermanisë. Ai arriti në vitin 2019 një prodhim të brendshëm bruto prej 711 miliardë Euro dhe zë vendin nr.1 të investimeve gjermane. Landi është një nga tregjet më të mëdha evropiane dhe mbahet edhe si vendi nr.1 i panaireve tregtare në mbarë botën. Pikërisht në kryeqytetin e këtij Landi, në Dyseldorf ka selinë e saj, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, e cila hapi dyert për herë të parë në nëtor të vitit 2019. Kjo Konsullatë përveç shërbimeve të ndryshme diplomatike-administrative për bashkëatdhetarët nga Kosova në Gjermani, po realizon një sërë aktivitetetsh në kuadër të diplomacisë ekonomike dhe kulturore. Ajo pret e përcjell çdo ditë përfaqësues të ndryshëm të politikës dhe ekonomisë gjermane si dhe të Diasporës shqiptare në këtë vend. Falë një punë mjaft profesionale dhe korrekte të stafit të kësaj konsullate më në kyre Konsullin e Përgjithshëm, zotin Arjan Koshtunjeva, kjo seli e diplomacisë kosovare po kthehet në një pikëtakimi edhe për shqiptarët e të gjitha trojeve nga të gjtha fushat.

Një rast i tillë ishte gjatë kësaj jave, ku Konsulli Kashtanjeva priti në ambjentet e tij një nga nipat e Tafil Boletinit, zotin Mërkur Telqiu bashkë me të shoqen, Luljeta Telqiu.Takimi u bë edhe më interesant kur nipi i Boletinëve tregoi shumë histori për gjyshin e tij, i cili iu kishte rrëfyer nipave në Tiranë shumë episode nga jeta dhe veprimtaria e xhaxhait të tij, Heroit legjendar të kombit shqiptar, Isa Boletini. Tafil Boletini kishte qenë gjithë kohën një bashkëudhëtar i Isës deri në vrasjen e tij në një pritë në Mal të zi dhe shumë zhvillime apo hipoteza të ngritura për Heroin ishin zbardhur falë rrëfimeve të gjyshit të zotit Mërkur Telqiu, të cilat tashmë janë publikuar edhe në librin „Kujtime – Pranë Isa Boletin dhe përballë sfidave të kohës“. Tafil Boletini ishte diplomuar në Turqi për jurist e avokat. Ai e ka shoqëruar Isa Boletinin në të gjitha betejat, luftërat e takimet e tij me politikanët e kohës, shqiptarë e të huaj. Ka qenë prezent me Isën në udhëtimin „kalorsiak“ nga Mitrovica deri në Vlorë për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nga kujtimet që rrëfeu zoti Telqiu ishte edhe historia e gjyshit të tij, Tafil Boletinit lidhur me shpëtimin e hebrejve në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Në Elbasanin e vitit 1943, ku ishte kryetar bashkie Tafil Boletini u ka ofruar shpëtim të sigurtë 10 mijë hebrenjve, të cilët kishin ardhur nga Bullgaria, meqë atje nuk u kishin ofruar shpëtim dhe siguri. Ai më 1943, ua ndërroi dokumentacionin dhe datat e lindjes hebrenjëve dhe u vendosi profesionin ndryshe si dëshmi për t’i shpëtuar ata nga vrasja naziste. Nga ana e tij Konsulli e falenderoi zotin Telqiu për këtë vizitë në Konsullatë dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e familjes së Boletinëve në historinë e kombit shqiptar. Ai së bashku me zevëndskonsullen, Arta Selimaj i informuan mysafirët për punën e konsullatës dhe aktivitetet e shumta që janë bërë me qëllim që kjo seli të ndihmojë në afrimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Zoti Kashtanjeva u ndal në zhvillimet e disa aktiviteteve të fundit në Konsullatë si dhe në takimin e disa ditëve më parë në Parlamentin e Landit NRW, ku ai vetë u prit nga Presidenti i këtij Parlamenti, André Kuper. Pas një takimi mjaft miqësor dhe një bisede mjaft konstruktive me synimin për një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy Parlamenteve, Dyseldorf-Prishtinë, Presidenti Kuper i kishte dhuruar Konsullit kosovar “Medaljen e Nderit” të Parlamentit të NRW-së.

Interesi i investitorëve gjermanë për të investuar në Kosovë dhe i investitorëve shqiptarë për të bashkëpunuar me kompani gjermane ka ardhur ndërkohë duke u rritur shumë, pasi Landi gjerman NRW, mbahet si një nga zonat kyçe të industrisë dhe një nga qendrat kryesore ekonomike të Gjermanisë“, theksoi ndër të tjera zoti Kashtanjeva në bisedë me nipin e Tafil Boletinit. Më pas Konsulli i tregoi mysafirëve ambjentet e Konsullatës, duke u ndalur tek ideja për të realizuar një biblotekë të pasur me libra në gjuhën shqipe. Ai foli edhe për promovimin e piktorëve shqiptarë me veprat e tyre në ambjentet e Konsullatës siç ishin aktualisht pikturat e ekspozuara nga piktori Samedin Asllan. Duke ecur në gjurmët e të parëve tanë, Konsulli Kashtanjeva dhe nipi i Boletinëve me të shoqen, që jetojnë prej gati 30 vjetësh në Gjermani, u shprehën mjaft të kënaqur nga ky takim me shpresë se nuk do të jetë i fundit. Mysafirët falenderuan konsullin për pritjen mjaft të ngrohtë dhe mjaft interesante.