Një Këshill Koordinues i Sportit në Diasporë, nënshkruhet marrëveshja

E diel, 19 Maj, 2024

“Agjencia Kombëtare e Diasporës”  dhe “Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar” kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në vlerësim të qëllimeve të përbashkëta për të nxitur promovimin e sportit shqiptar në vendet pritëse të komuniteteve shqiptare në Diasporë.

Arritjet e sportit shqiptar janë pjesë e identitetit kombëtar shqiptar duke përfaqësuar vendin tonë në aktivitete sportive ndërkombëtare.

“Për ne si Agjenci është shumë e rëndësishme që sportistët të takohen dhe të kenë interaktivitet me njëri-tjetrin, ndaj ne synojmë që në të ardhmen të realizojmë këtë marrëveshje të cilën prezantuam sot”, u shpreh Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporën, Sonila Hysi.

“Sot po firmosim një marrëveshje bashkëpunimi për promovimin dhe nxitjen e aktiviteteve sportive të sportistëve shqiptarë në Diasporë. Kjo marrëveshje do të nxis shumë aktivitete që ne do të kemi mundësi për të zhvilluar me sportistët tanë në Diasporë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me një rregullore që shumë shpejt do tí kemi gati dhe të gjithë aktet nënligjore që duhen për zbatimin e këtij projekti”, shprehet Kryetari i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje, është krijimi i modelit të bashkëpunimit, midis “Agjencisë Kombëtare të Diasporës” dhe “Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar”, me qëllim promovimin, nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive të pjesëtarëve të Diasporës, ruajtjen e traditave sportive kombëtare kulturore, si dhe promovimin e shtrirjes së tyre.

Ngritja e “Këshillit Koordinues të Sportit në Diasporë” është një ndër pikat e kësaj marrëveshjeje ku anëtarët e tij do të jenë sportistë të cilët gjatë karrierës së tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në promovimin dhe zhvillimin e disiplinave të ndryshme të sportit shqiptar.

Sipas kësaj marrëveshjeje AKD dhe KOKSH do të mbështesin dhe do të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e Diasporës brenda mandateve të tyre përkatës dhe në varësi të burimeve në dispozicion, duke zhvilluar konsultime për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Gjithashtu mes dy institucioneve do të ketë koordinim të aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe realizimin e interesave të përbashkëta, sa i takon promovimit të aktivitetëve të sportistëve shqiptarë të diasporës.

Të dy institucionet do të hartojnë nisma të përbashkëta të projekteve sportive si dhe do të bashkëpunojnë në evidentimin dhe përgatitjen e sportistëve shqiptare të diasporës dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në lojrat olimpike dhe të gjitha lojrat rajonale, kontinentale, ndërkontinentale, nën kujdesin e KOKSH-it.

AKD dhe KOKSH angazhohen të zhvillojnë aktivitet vjetor mbi vlerat e sportit shqiptar në diasporë, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e disiplinave te ndryshme të sportit shqiptar në diasporë, mbi bazën e programeve vjetore të miratuara prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 