Kanada/ 36-vjeçari shqiptar ndërroi jetë, mobilizohet komuniteti shqiptar

E premte, 26 Prill, 2024

Kreshnik Cermjani, 36-vjeçar nga Kosova, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me një veturë, derisa ishte me motoçikletë me bashkëshorten e tij, Ermirën, në Calgary të Kanadasë.

Sipas të dhënave të fundit, Ermira është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht është duke u trajtuar në spital. Lajmin e ka konfirmuar në Facebook, Shoqata Shqiptaro- Kanadeze e Calgary-t. “Me keqardhje të thellë e të lënduar shpirtërisht lajmërojmë se Kreshnik Cermjani, një nga pjesëtarët më aktivë të komunitetit tonë, vëllai i anëtarit të bordit të Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze të Kalgarit (Albanian-Canadian Association of Calgary) Debatik Cermjani, është përfshirë në një aksident me motor dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tonë, Debatik, për humbjen e parakohshme të vëllait si dhe familjes së të ndjerit në emër të shoqatës dhe komunitetit tonë. Në aksident e lenduar rëndë ka mbetur edhe bashkëshortja e të ndjerit Ermira Beqa Cermjani”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Televizioni lokal kanadez “Global News” raporton se çifti po ktheheshin nga darka për në shtëpi. Çifti kishte tre fëmijë të moshave 11, 14 dhe 16-vjeçare. Vëllai i tij, Debatik Cermjani, po qëndronte me nipat dhe mbesën e tij, kur mori vesh lajmin e kobshëm, dhe thekson faktin se të dy vëllezërit kishin emigruar në Calgary të Kanadasë 15 vite më parë nga Kosova, për një jetë më të mirë.

“Kreshniku ishte një njeri energjetik dhe punëtor i madh”, citohet të ketë thënë Ilir Kuqi, kryetar i Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze të Calgary-t, anëtar i së cilës ishte edhe Kreshniku, ndërkohë që vëllai Debatiku aktualisht është anëtar bordi. “Çdokush në komunitet e donte Kreshnikun. Ai ishte një djalë i mirë. Ai u ofronte mbështetje komunitetit kur kishin nevojë, ishte çdoherë i gatshëm të ndihmonte”, deklaroi tutje Kuqi.
Komuniteti shqiptar në Calgary dhe më gjerë është mobilizuar për ta ndihmuar familjen e tij në këto ditë të vështira, duke hapur llogari në “GoFundMe”, ku për disa orë janë mbledhur mbi 50,000 dollarë. “Kreshniku ishte një anëtar aktiv i vlefshëm i komunitetit tonë dhe i dashur për të gjithë. Ai ishte një shpirt pozitiv dhe me shpirt që e donte familjen e tij dhe të gjithë rreth tij. Ne po ju kërkojmë të na ndihmoni të dhurojmë fonde në mënyrë që të ndihmojmë familjen e tij të kalojë këtë kohë shumë të vështirë”, thuhet në thirrjen e shoqatës për ndihmë.

Debatik Cermjani ka katër fëmijë të tij. Me humbjen tragjike të vëllait të tij, ai ka thënë se tani ka shtatë fëmijë. “Unë thjesht shqetësohem për ta dhe për gruan e tij. Ky do të jetë motivi për pjesën tjetër të jetës sime. Thjesht për t’i parë mirë. Thjesht për t’i parë ata se si vëllai im donte t’i shihte “citon atë “Global News”.
Duke e parë mobilizimin e shqiptarëve të këtij komuniteti të bashkuar, Debatiku falënderon të gjihtë në një formë të veçantë: “Të nderuar miq, familjarë, bashkëkombas, të afërm në Kosovë, Shqipëri, Kanada e mbarë globin, ju falënderojmë nga zemra që na u gjindët pranë në këto ditë ku dhimbja është shumë e madhe nga largimi i parakohshëm i Nikut tonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 