Kursi i Gjuhës Shqipe në qytetin e Katerinit në Greqi bëri mbylljen përfundimtare për këtë vit shkollor. Për të kremtuar mbylljen e një viti të vështirë për shkak të pandemisë mësuesja Majlinda Lipi organizoi një festë dy ditore përgjatë fundjavës.
“Një vit sa i vështirë, aq edhe i bukur. I vështirë për kushtet në të cilat u zhvillua mësimi i gjuhës shqipe, por i bukur sepse zogjtë e shqipes e bënë edhe më të bukur këngën e tyre. Ditën e parë fëmijët festuan mbarimin e Abetares. Menduam ta organizojmë pak ndryshe festën. I kënduam çdo shkronje që mësuam ashtu si ne menduam se do ishte më e bukur, më argëtuese në kushtet që ndodheshim. I dhamë formën e një teatri të vogël për fëmijë dhe i kushtuam gjithashtu rëndësi edhe kulturës sonë shqiptare. Të gjitha i realizuam online ashtu siç punuam gjatë gjithë vitit”, shkruhet në faqen faebook të mësuese Majlinda Lipit.
Në ditën e dytë fëmijët festuan mbylljen e vitit shkollor në natyrë, duke improvizuar pjesë nga teatri dhe lexime të tjera.
Ndarja e certifikatave për fëmijët të dërguara nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, do të shënonte edhe mbylljen përfundimtare për këtë vit shkollor.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.