Se sa e integruar dhe e suksesshme është mërgata shqiptare në Gjermani e tregon fakti i para pak kohe u bë zyrtarisht përurimi i ndërtesës 11 katëshe, me 86 njësi banimi dhe 3 ordinanca në Siegen të Gjermanisë, pronarë të të cilit janë Bajrush dhe Naser Dervishi nga komuna e Gjakovës dhe Kenan Dema nga komuna e Kaçanikut.
Në përurimin e këtij investimi ishte i ftuar edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Dyseldorf, Arjan Kashtanjeva, Kryetari i Unionit të Bizneseve, Nazmi Viqa, i shoqëruar nga Nënkryetari i këtij Unioni, Zenun Krasniqi, Drejtorit ekzekutiv i Unionit, Bekim Bytyçi si dhe nga anëtarët e kryesisë: Vllaznim Kelmendi dhe Remo Rashica.
Konsulli i Përgjithshëm përgëzoi shqiptarë për këtë investim të guximshëm si dhe përfaqësuesit e kompanisë “Fati” të udhëhequr nga Bali Baliu për punën e përfunduar me sukses. Konsulli Kashtanjeva ndër të tjera theksoi se ky sukses është shembull i bashkëpunimit të mirë mes komunitetit shqiptar në Gjermani, ku i gjithë projekti është realizuar nga kompani të udhëhequra nga mërgata jonë dhe se kjo nuk është vetëm një ndërtesë, por një simbol i suksesit dhe bashkëpunimit të mirë mes shqiptarëve.
Kryetari i Uninonit të Bizneseve, Nazmi Viqa përgëzoi investitorët e këtij projekti, duke e quajtur projektin një krenari për të gjithë. Ai vuri në pah edhe rolin që ka luajtur dhe po luan Unioni i Bizneseve në Gjermani për krijimin e bashkëpunimit në mes të kompanive shqiptare.
Konsulli Kashtanjeva dhe kryetari i Unionit të Bizneseve shfrytëzuan rastin për të diskutuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit edhe më tej mes kompanive shqiptare në Gjermani në realizimin e projekteve të tyre. Veçanërisht ata u ndalën edhe në investimet e kompanive shqiptare në Kosovë, me qëllim të hapjes së vendeve të punës dhe krijimin e perspektivës për gjeneratat e reja atje. Një shembull i mirë në këtë drejtim është edhe investimi që ka nisur për një fabrikë në Kosovë për prodhimin e dyerve të sigurisë nga zjarret që po bën Bali Baliu së bashku me partnerët e vet, ku priten të hapen shumë vende pune.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.