182 vite nga lindja e Abdyl Frashërit, ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

E enjte, 2 Maj, 2024

Më 1 qershor të vitit 1839 lindi Abdyl Frashëri, ideolog i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atdhetar, ushtarak, deputet shqiptar në parlamentin osman. Vëlla i dy prej personaliteteve më të njohura shqiptare të kohës, Naim dhe Sami Frashëri, Abdyli u shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo Kriza Lindore rrezikonte trojet shqiptare.

Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, ai hartoi projektin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare. Në fund të vitit 1877, duke qenë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll.

Abdyl Frashëri u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës, në janar të viti 1879, i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Vdiq më 23 tetor të vitit 1892.

Abdyl Frashëri, i quajtur nga populli si Emir i Shqipërisë, hyri si protagonist politik në skenën e historisë së Shqipërisë në pranverën e vitit 1877, sapo u duk se vorbulla e Krizës Lindore po i turrej me tërë peshën e saj shkatërrimtare atdheut të vet të robëruar.

U tërhoq prej saj jashtë vullnetit të vet, në pranverën e vitit 1881, kur me shtypjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, autoritetet osmane e mbajtën të burgosur, pastaj të internuar dhe më vonë të izoluar, derisa mbylli sytë më 1892.

Nga pikëpamja kohore, kjo qe një periudhë shumë e shkurtër – 4 vjet. Por nga vlera historike, ato qenë vite të vrullshme për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, qenë vitet e Lidhjes së Prizrenit, të cilat ngritën masat popullore në aksion revolucionar më tepër se katër dekadat e mëparshme bashkërisht. Qenë vite të stuhishme, të cilat tronditën jo vetëm sundimin shekullor osman në Shqipëri, por edhe politikën e Fuqive të Mëdha në Lindje.

Emri i tij është i lidhur aq ngushtë me ngjarjet e këtyre viteve, sa kur kujtojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, na del menjëherë para syve silueta dinjitoze e Abdyl Frashërit. Hulumtimet arkivore dhe bibliotekare që u ndërmorën në pragun e jubileut të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nxorën në dritë një tufë të konsiderueshme materialesh dokumentare, arkivore, bibliografike dhe publicistike, të panjohura ose të pashfrytëzuara më parë, të cilat ndriçojnë veprimtarinë e pasur të Abdyl Frashërit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.