SHBA/Shkrimtari Luan Kalana: S’zhduket fara e shqiptarizmit nga zogjtë e shqipes

E shtunë, 27 Prill, 2024

Historia na ka treguar se shqiptarët jashtë vendit janë gjithmonë me sy e zemër në Atdhe, duke kontribuar me luftë e me penë në të mirën e shqiptarisë. Edhe sot, mjaft shqiptarë të shpërndarë nëpër botë përpiqen të mbajnë gjallë traditat dhe gjuhën shqipe, për të treguar, siç thotë dhe shkrimtari Luan Kalana në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” se nuk zhduket fara e shqiptarizmit nga zogjtë e shqipes nëpër botë.

Z. Kalana ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin e mbrapshtë ’97 dhe e quan emigrimin si një përvojë jetese të akumuluar për trashëgiminë shqiptare. Në këtë intervistë shkrimtari i njohur në SHBA flet për krijimtarinë e tij, pikën e tij të dobët, Devollin dhe komunitetin e madh e të konsoliduar shqiptar në Florida. “Atelie e shpirtit” është krijimi i tij i fundit që do e sjellë në Shqipëri ndoshta në vjeshtë, në vendlindjen e tij të begatë, por i “trazuar” politikisht në atë kohë, për tu larguar në tokën amerikane të bekuar, me shpresë për një jetë më të mirë ekonomikisht dhe për avenirin e fëmijëve.

– Z.Kalana prej tre dekadash jetoni familjarisht në SHBA. Një shkrimtar pak i njohur në Shqipëri dhe nje publicist i afrimuar shqiptaro-amerikan  ne mediat amerikane. Në fakt, si fillim do të doja të kthehesha pas në kohë, në vitin 1997. Keni thënë se jeta është luftë e shkollë, për mbijetesë. Cila ishte arsyeja juaj e emigrimit?

– E thjeshtë, e njohur, e detyruar nga kushtet, dhe fat, me lotarinë Amerikane, të inicuar nga ish Presidenti i SHBA z.Bill Clinton dhe shteti Amerikan, miku i madh historikisht i kombit dhe i popullit shqiptar, për të cilën i jemi mirënjohës përjetë.

Jeta jonë në emigrim ka qenë dhe është vërtetë një mbijetesë dhe me shpresë për të ardhmen e fëmijëve tanë, e shoqëruar me sakrifica të shumta, si dallgët e oqeaneve që na rrethojnë në kontinentin Amerikan, një përvojë jetese e akumuluar për trashëgiminë tonë shqiptare, në dhe të huaj e mbushur me kujtime e mbresa, gjurmë historike -letrare, me një jetë gjysëm shekullore në Shqipëri, dhe më pas këtu në mërgim, ne dy kontinente, dhe në dy sisteme të kundërt por denigrues për të vobektit.  Luftë e punë dhe shkollë shprese, ky është motivi ynë i jetës.

-Latë në Shqipëri një jetë mjaft aktive, mësues dhe një shkrimtar me penë të admirueshme për të nisur nga fillimi “luftën” e jetës. Sa e vështirë ka qenë për ju përshtatja në një tjetër botë le të themi, në një kohë kur Shqipëria kishte pak vite në pluralizëm dhe ’97 pati pasojat e veta?

 U larguam me fytyrë drejt ëndrrës amerikane, me kokë mënjanë, siç thotë populli, duke lënë gjithçka në Atdhe, morëm këmbët për në arrati dhe kokën e lamë në Shqipëri. Pra, ikëm nga vendi i begatë, por i “trazuar” politikisht në tokën amerikane të bekuar, me shpresë për një jetë më të mirë ekonomikisht dhe për avenirin e fëmijëve tanë.

Sa për përshtatjen dhe vështirësitë janë të shumta, materialisht dhe shpirtërisht, i kemi rënë “murit me kokë”, erdhëm vetëm me lugë në brez, në kulmin e fukarallëkut dhe “memecë” për të komunikuar. Por shqiptari është qenie që jo vetëm përshtatet, por çan përpara, jemi specie punëtore dhe e mençur, dallohemi mes popujve e kombeve të tjerë, dhe s’ka për t’u zhdukur fara e shqiptarizmit nga zogjtë e shqipes  të shpërndarë nëpër botë.

-Me largimin nga vendi morët me vete sigurisht dhe shpirtin e shkrimtarit e në mërgim kemi parë veprat tuaja që mbajnë brenda dhe peshën e mallit e të mërgimtarit për vendlindjen. Në fakt ju cilësojnë si “shkronjësi modest”. Pse ky cilësim dhe sa ndikoi emigrimi në krijimtarinë tuaj?

Pyetja juaj është dhe vijimi i përgjigjes. Në parantezë do shtoj…Kur isha shkollar i vogël kureshtar në Shqipëri, kam pyetur mësuesit tim: -Kur i djeg kaq malli për Shqipërinë Rilindasit (si Naimi ,Cajupi ,Mjeda etej), pse nuk vijnë në Shqipëri ?! Përgjigjen e plotë e mora tani që po jetoj vetë në mërgim. Pra, largesia, kushtet, gjysmë e trupit, e familjes këtu dhe atje(gjysëm shëkulli jetë në Shqipëri), kushtet si traditat, miqtë, shokët, kolegët,edhe për nxënësit tim që i lashë në orën e mësimit, pa mbaruar viti shkollor. Siç thonë, por është e vërtetë, duhet të jetosh ta provosh, të zë malli dhe për gurët, natën fle dhe ngrihesh me ëndrra në vendlindje. Ja  gjitha  këto, përbëjnë atë përmbajtje me mbresa e kujtime për vendin tënd, si një lajtmotiv i krijimtarisë letrare, me gjurmë të pashlyeshme.

Sa për të qenit “shkronjes modest” ashtu është, nuk jam as pretendoj shkrimtar e as poet, as anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Shqipëri. Fal pasiont tim krijues, jo aq shumë talent, por më shumë përvojës profesionale letrare si mësues apo si më thërrasin profesor Letërsie, krijimtaria ime e shumtë ka lënë vetëm gjurmë, rrugëve të botimeve të gazetave, revistave…

Dhe për një arsye tjetër, unë kam lëvruar e postuar krijimtarinë time modeste në rrjetet sociale, në internet, në website, portale dhe në Facebook dhe shumë pak kam botuar në raport me krijimtarinë, disa libra, antologji dhe novela. Edhe këto botime,nuk i kam shitur nëpër libraritë, (jo se jam i pasur, përkundrazi edhe botimet mi kanë bërë sponsorizim miqtë e shokët) por i kam dhuruar, nëpër shkollat, bibliotekat, shoqatat në Shqipëri e në Amerikë. Siç mund të përmend një privilegj dhe nder, jo personal po për letërsinë tonë Kombëtare, ato janë në inventarin e Biblotekën më të madhe, të Kongresit Amerikan dhe Washington DC, apo dhe në Palm Harbor Florida, gjatë promovimit të përbashkët të librave tona, me mikun tim,me politikanin dhe shkrimtarin e famshëm, ish Senator dhe guvernator prof.z.Bob Graham, nga Miami.

Me Bob Graham

-Në krijimtarinë tuaj letrare shquhen  ngjyrat spektrit  të vendlindjes, të Devollit, Korçës, cilat janë motivet?

Vendlindja zë vend kryesor në krijimtarinë time modese është e pandarë shpirtërisht, për këtë flet e shkruar botimi i triologjise, tre Librat për Devollin, si “Devoll-Albani,sprovë-1.”/”Devoll-Shqipëri,përjetime-2”/dhe “Prelud Krenarie,mozaik letrar”,duke përfshirë këtu dhe botime të posaçme si novela për fëmijë “ÇAPKËNIA” si dhe cikli me bejte popullore “Amantetet e Dritëroit për Devollin”, apo dhe të tjera, si mikro-komedia “Teto Ollga në Amerikë”, duke përfshirë dhe dy libra përkthime nga anglishtja “Albania-land of eagle” dhe “Mother Teresa”.

Më dhemb, prandaj do e plotësoj pa e zgjatur, se siç thotë populli ku dhemb dhembi vete gjuha. Kemi bërë dhe një studim Folkorik-Gjuhësor, mbi Devollin e sipërm, të rreth 30 fshatrave shqiptarë të mbeturra në territorin e shtetit grek gjatë copëtimit dhe ndarjes së kufijve nga Fuqitë e Mëdha të Europës, duke organizuar disa ekspedita gjatë pushimeve të verës, fshatrave kufitare me Greqinë në juglindje të Devollit, me studiuesin e apasionuar të folkorit, të ndjerin Fatos Mero Rapaj, ku ia dërguam Institutit të Folklorit, të shoqëruar me regjistrime disqe me shirita magnetofoni, me gojëdhëna e këngë, nga ish banorët e këtyre fshatarve, kryesisht gra, nëna të moshuara, me temë “Një Çamëri “e vogël” në Devollin e Sipërm”. Por fati i këtij studimi, me keqardhje e  them, se ende nuk dihet ku ka përfunduar.

Do të shtoja se padyshim,nuk mund të mohohen rrënjët e gjakut, origjina, pema e Familjes, e mbushur plot “me kokrra fruta”, kujtime e mbresë të shumta, siç është novela ”Bejleresha”.

Dihet dhe njohur, prandaj do e përmend me krenari në këtë kontekst, se origjina ime nga Mamaja, është nga qyteti i “sazeve” të Leskovikut , që pak e kam lëvruar, dhe nga Babai, puro devolli, bashkë nga “fshati i nuses” bashkëshorten nga Vishocica, Devoll, që ende ndjehem borxhli në pasyrimin më të thellë historiko – letrar, të shpirtit punëtor e artist të devolliut. Siç thotë dhe i madhi poeti yne devolli, i pavdekshmi Dritëro Agolli, “Dhe ky plis ngahere ish i fortë, shkoi në Evropë, brodhi në Azi, por kudo nga flokët gjer në thonjtë, mbeti Devolli”.

-Do vijoj të mbetem te  Luani shkronjës modest dhe po sjell në vëmendje poezinë tuaj “Atelie e Shpirtit”. Ashtu siç jeni shprehur, atelia juaj mbeti krijesë në shpirt, me blloçka në xhep, krijime humbur redaksive, ushtar pa grada e ofiqe. Ai libër përmbledh të gjithë “atelienë” tuaj, gjinitë letrare, evoluimin e shkrimtarit.  Sa ka ndryshuar “atelia” juaj sot dhe krijimet e radhës që presim?

Ky është libri i radhës i porsa botuar në Korçë, po i pashpërndarë, pasi na izoloi virusi Covidi-19, për të cilin janë bërë disa shkrime për pasqyrimin e përmbajtjes së tij, por le t’ia lëmë kërshërinë lexuesve.

“Muza” ime krijuese është aktive dhe e begatë, duke lëvruar krijmtarinë time letrare në të gjitha gjinitë e letërsisë, por kryesisht në prozë, me postime në rrjete sociale në internet, me postime fragmente të shkurtra, të asimilueshme, për lexuesit e sotëm që sa vijnë e rrallohen, pasi me thënë të drejtën “na i ka marrë mendjen celulari”, që në fakt unë nuk e përdor, prandaj kam kohë të lirë për të shkruar. Veç kënaqësisë që ndjej kur shkruaj, mendoj se është dhe një obligim intelektual, i qytetarit të sotëm, për t’ia lënë trashëgim gjeneratave të ardhshme.

-Jo vetëm shkrimtar por dhe studiues. Keni bërë studime dhe ekspedita të mirëfillta gjuhësore për toponimet dhe fjalët e rralla të shqipes në trevën e Devollit. Gjuha është pasuria e një vendi dhe ata që janë në mërgim e ndjejnë më shumë këtë pjesë. Në SHBA ka shumë devollinj e korçare dhe jo më kot me shaka përdoret shprehja “duhet të jesh korçare të të dalë llotaria amerikane”. Na flisni pak për këtë studim tuajin dhe sa e vështirë është të ruash gjuhën dhe traditat në një vend të huaj.

Studimet time historike-gjuhësore në Trevën e Devollit, falë profesionit tim si mësues i specializuar me profil gjuhësor dhe angazhimin total të palodhur, në evolucionin gjuhësor që u bë në vitet ‘70-’80 në shkollat tona.

Një studim më i plotë, i mbijetuar sot në dorëshkrim është ai që e kam postuar e botuar, mbi toponimet dhe toponiminë e gjuhës shqipe të Trevës së Devollit, ku kam arritur në përfundimin, se disa nga emrat e vendeve dhe prapashtesat dialektore janë me origjinë sllave bullgare, të emëruar gjatë sundimit të perendorisë bullgare në jug të Shqipërisë, në zonën e Korçës e në Devoll.  Ndërmora edhe një studim të mirëfilltë jo teorik disa vjecar, por në terren nëpërmjet gjuhës së folur nga të moshuarit kryesisht në fshatrat kufitarë të Devollit, por këto studime mbetën rrugëve apo u zhdukën pa lënë gjurmë apo u  ‘përvetësuan” nga akademikët, nejse kjo është një histori më vete. Duke arritur në përfundime, se Fjalët e vjetra dhe shprehjet e rralla të shqipes të përdorura në Trevën e Devollit(rreth 1200), duke vërtetuar nga dëshmitarë të moshuar okularë, se ato janë fjalë e shprehje autoktone dhe me prejardhje pellazgjike -ilirike, në kundërshtim me tezën famëkeqe mohuese të akademikëve gjuhëtarë të sotëm, se ato janë fjalë të huazuara nga turqishtja.

Përkundrazi ashtu si pohon dhe Sami Frashëri, në hartimin  e fjalorit të turqishtes së re, në frëngjisht, se Turqishtja ka huazuar më shumë fjalë nga gjuha shqipe, se sa shumë pak ka marë fjale gjuha shqipe nga gjuha turke.

Në këto analiza e studime gjuhësore më ka ndihmuar dhe njohja me veprat shkencore gjuhësore, mbi gjuhën shqipe, me prejardhje nga gjuhë e vjetër pellazgjike-ilire të të ndjerit prof.Spiro Kondo, korçari, tëe ndjerit studjuesit Altin Kocaqi në Greqi, të porf,Mathiu Arif në France, të Jusuf Buxhovit në Kosovë, bashkë me historianen studiuesen prof. Elena Kocaqi gjatë qëndrimit të saj  këtu në Florida duke shkëmbyer dhe librat tona, me të cilët jemi miq virtuale dhe librat e tyre i kam në bibloteken time personale.

-Emigrimi i shqiptarëve përfshin disa etapa që nga vitet ’30 të shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme, ku arsyeja kryesore ka qenë ajo ekonomike. Por sot shohim emigrim të “trurit” (brain drain) dhe ambicie që mund të realizohen jashtë vendit. Në këndvështrimin tuaj si ka evoluar emigracioni i shqiptarëve në Amerikë dhe sa të integruar janë tashmë në shoqërinë amerikane?

-Ne, për fat të mirë ishim brezi i tretë i emigrantëve të ardhur në Amerikë, pas demokracisë, pas brezit të emigrantëve ekonomikë në vitet ‘30 ,dhe atyre politikë gjatë diktaturës komuniste, duke qenë një pjesë e rëndësishme e ”firuar”nga popullsia dhe vendi ynë. Aq shumë shqiptarë u bëmë, dhe erdhën më pas, sa në qytetin ku u vendosëm ne,  në fillim në Waterbury në shtetin e Kenerikes , sa të hidhje hapin do takoheshe, do ndesheshe me shqiptarë. Nuk ka shtet të Amerikës që të mos ketë aq shumë shqiptarë, edhe në Alaskë. Apo lagjja ku jetonim ne e thërrisnin Kodra e Bilishtit.

Kjo është ana sasiore e popullsisë shqiptaro -amerikane, ndërsa nga ana cilësore, mund të them me plot gojë dhe me fakte, se brezi i ri është integruar totalisht në jetën dhe në shtetin amerikan. Janë fëmijët e shqiptarëve të parët në shkollat amerikane dhe që po garojnë për të arritur majat e progresit dhe të shkences. Një dukuri apo risi e re është se janë më të shumtë shqiptarët që përparojnë me  bizneset e tyre private.

E megjithate e dukshme është se është rritur fryma e shqiptarizmit, të qënit krenarë, në mbajtjen lart të traditave historike -kulturore, familjare dhe të të folurit të gjuhës shqipe, nëpërmjet hapjeve të shkollave shqipe, me kontribut vullnetar, nëpërmjet sponsorizimeve të biznesmenëve patriotë shqiptarë. Këtu theksoj se shteti dhe qeveria shqiptare duhet të kontribuojne duke i afruar, me programet dhe dërgesën e librave të unifikuara.

Fryma e shqiptarizmit është rritur ndjeshëm,dhe në aktivitet e shoqatave të shumta shqiptare, për të cilën mendoj që mund të jenë më të bashkuar, në një unison  për çështjet kapitale kombëtare shqiptare, si Historia e lashtësisë, Etnikiteti kombëtar, Gjuha Shqipe dhe Bashkimin Kombëtar.

 -Sa ka ndryshuar Shqipëria që latë në ’97 me Shqipërinë sot, a e vizitoni shpesh vendin tuaj?

-Në aspektin vizual, ndryshimet janë rrënjësore e as që mund të krahasohet siç e lamë të mjeruar, shkrumb e hi nga viti ‘97, edhe në transformimin sistemor edhe në atë infrastrukturor. E veçanta është sa e shohim nga larg, se Shqipëria po ec përpara për t’u shndërruar në një vend turistik në Ballkan, me investimet e shumta që janë bërë e ato që premtojnë të bëhen.

Pra, Shqipërinë vendin tonë të shenjtë e të shtrenjtë e shohim optimiste në rrugën e paqes, të përparimit e të bashkimit kombëtar.

-Mund të na thoni një këndvështrim për Diasporën, pjesëmarrjen tuaj në komunitetin shqiptar të mërgimtarëve në Florida ku jetoni ?

Jemi të privilegjuar që jetojmë në një komunitet shqiptar e kompakt familjar të nderuar e të dëgjuar për aktivitete që zhvillon, që meriton të vlerësohet si model në Diasporë të organizuar në shoqatën “Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay”, në Clearwater Florida. Këtë e pa dhe dëgjoi vetë Ministri i Diasporës z.Pandeli Majko, gjatë vizitës dhe takimin që bëri mes nesh, ku iu bënë sugjerime dhe propozime për dëgjimin e vlerësimin e Diasporës nga shteti amë shqiptar, të mërgimtarëve si qytetarë të denjë të shtetit shqiptar. Si një shkonjës, kronist i aktiviteteve duke i pasqyruar në shkrimet e librat e mi, si model të mbajtjes lart të frymës së shqiptarizmit edhe në brezat e rinj, në dhe të huaj, do të veçoja ngritjen dhe aktivitetet e grupit të valleve ”Shqiponja” të vajzave shqiptare (pjesmarrëse si valltare është dhe mbesa ime e lindur dhe rritur në Amerikë që aq bukur e flet dhe reciton gjuhën shqipe, sot studente ekselence në Univeristetin e e Orlandos)  edhe në festivalet Folk Internacionale, në shtetin e Floridës dhe evenimetin kombëtar, Festivalin Folklorik Mbarëshqiptar Clearwater (organizimi dhe pjesëmarrja vullnetare), me grupe artistike nga SHBA dhe nga Kanadaja që vlen për t’u inkurajuare për t’u marrë shembull. Së fundi një interesim të madh ka dhe mësimi i gjuhës shqipe tek fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë, edhe në shkollën shqipe (me kontribut vullnetar)

Do të përmendja aktivitetet e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve Florida, siç janë mbrëmjet e “Nata e Poezisë Shqipe” që zhvillohet përvit, si dhe aktivitetet në javën e Shqipërisë, për Festën e Flamurit,Mbrëmja e madhe Festive me këngëtarë të ftuar nga Shqipëria, apo Krosi, “Vrapojmë për Shqipërinë” një manifestim sportiv kombëtar, e të tjera,

Duke ju falenderuar për intervistën virtuale dhe miqësore, në mbyllje për kënaqësinë e  lexuesve dhe dashamirësve të librit, do të shtoja, se kam në plan të vij nga vjeshta në Shqipëri, për të bërë promovimin dhe shpërndarjen e librit tim më të ri, botuar vjet , “ATELIE E SHPIRTIT-jeteshkrime”, që është një vepër e mirëfilltë letrare, me krijimet më të fundme të  zgjedhura nga redaktori shkrimtari Kosta Nake, të krijimtarisë time letare modeste./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.