Një tjetër sukses për Duan, fiton çmimin e rëndësishëm

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Dua Lipa është padyshim një ndër emrat më të përfolur të muajve të fundit. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka tejkaluar çdo parashikim me sukseset e saj të njëpasnjëshme falë albumit “Future Nostalgia”. Albumi u publikua gjatë periudhës së karantinës, por pavarësisht faktit se u publikua në një periudhë të vështirë, ishte një ogur i mirë për shumë arritje.

Së fundmi, Dua është vlerësuar me çmimin “Artistja e vitit” nga iHeartRadio Music Awards. Ndërkohë, kujtojmë që Dua është përballur me kritika kohët e fundit pas mbështetjes për palestinezët në konfliktin me Izraelin. Ajo reagoi ndaj organizatës Rrjeti i Vlerave Botërore pas një reklame të publikuar në New York Times.

Organizata i referohej Lipës dhe Bella e Gigi Hadid si “mega-ndikuese” të cilët kanë fyer Izraelin dhe kanë akuzuar shtetin hebre për spastrim etnik. “Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të çuar përpara fushatën e tyre të shëmtuar me gënjeshtra. Qëndroj në solidaritet me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, tha Lipa.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.