Mundësi konkrete për përdorimin e remitancave dhe kursimeve të Diasporës

E premte, 26 Prill, 2024

Projekti “Greenback 2” i Bankës Botërore dhe organizata “Germin” organizuan sot takimin e radhës online, këtë herë me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Zvicër, ku u diskutua mbi rëndësinë e remitancave të Diasporës dhe rrugëve për t’i përdorur ato dhe kursimet e përfaqësuesve të Diasporës në mënyrën më efektive për ta dhe ekonominë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Eksperti i njohur i çështjeve të Diasporës, Dr. Ilir Gëdeshi theksoi se tashmë drejtimet e emigracionit janë për në shtete me potencial të madh ekonomik, si Gjermania, Britania e Madhe, etj. dhe remitancat janë në rritje si në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai vlerësoi forcën ekonomike të Diasporës, duke u shprehur se nivelit të remitancave, dërgesave të saj në Shqipëri, i cili përgjatë viteve të fundit është mjaft konsistent, mbi 600-700 milionë euro në vit, duhet t’i shtojmë një shumëzues me 5.5, kur flitet për kursimet e Diasporës në vendet ku ajo qëndron.

Përfaqësuesit e Projektit të Bankës Botërore dhe Germin theksuan dobinë e bisedave të kësaj natyre, për të mundësuar ide dhe projekte për përdorimin e remitancave në ndihmë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Eksperti i Çështjeve Ekonomike Fatos Çoçoli, prezantoi qasjen e strukturave të Diasporës të ngritura nga Qeveria shqiptare, sidomos të “Fondit të Zhvillimit të Diasporës” dhe “Dhomës së Biznesit të Diasporës”, në lidhje me dërgesat e parave dhe shërbimet financiare, të përqëndruara në identifikimin e praktikave më të mira për të kanalizuar remitancat përmes rrugëve formale, zgjerimin e mundësive për të dërguar dhe marrë remitanca me kosto më të ulët, si dhe integrimin më mirë të dërgesave në mundësi për investime për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Çoçoli mbështeti idenë e Dr. Gedeshit për potencialin e jashtëzakonshëm të përdorimit në ekonominë e Shqipërisë të kursimeve të Diasporës, në formën e një banke zhvillimi apo investimi, fondeve të investimit, apo bonove të dedikuara për Diasporën, sikurse kanë vepruar më parë vende si izraeli, Irlanda, India, etj.

Pjesëmarrësit e Diasporës në Zvicër theksuan sigurinë q֝ shtetet amë, Kosova dhe Shqipëria duhet të ofrojnë, në mënyrë që Diaspora t’u besojë kursimet e saj. Ata vunë theksin në përpjekjet e përbashkëta të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë për të tërhequr remitancat dhe kursimet e Diasporës në ekonomitë e tyre.

Takimi ofroi një mori idesh për të konkretizuar investimet nga Diaspora në Shqipëri dhe Kosovë,  nëpërmjet eksplorimit të mundësive aktuale të bashkëpunimit, për kanalizimin e kursimeve të Diasporës në Zvicër, të cilat janë të konsiderueshme, në investime strategjike në Shqipëri dhe Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.