Historia e këngëtares nga Durrësi, sot fizioterapiste në Egjipt

E premte, 3 Maj, 2024

Mimoza Musai prej vitesh jeton në Egjipt. Dikur këngëtare në Durrës, sot vazhdon jetën e saj në Aleksandri, ku punon si fizioterapiste. Ishte dashuria ajo që ndryshoi jetën e saj dhe e shtyu të marr vendimin për të jetuar në Egjipt.

“Vendimi për të ardhur në Egjipt ishte shumë momental, nuk ishte një vendim i menduar. Mendoj se jeta këtu ka qenë i shkruar në fatin tim dhe jam e lumtur për këtë zgjedhje”, tregon Mimoza Musai.

Ajo tregon se si nisi karriera e saj muzikore gjatë kohës që ishte nxënëse në shkollën e Sukthit: “Në koncertet që zhvillonte shkolla e Sukthit, aty spikati talenti im dhe në klasën e shtatë nisën të më kërkonin. Në fund të shkollës 8-vjeccare mamaja më tha përderisa ti i këndon shumë bukur këngët e Ema Qazimit pse nuk aplikon për kanto, dhe kështu bëra nisa shkollën e muzikës. Aty më pas nisën aktivitetet e mia muzikore. Kanë qenë kohë shumë të bukura.”

Bashkëshorti i ndjerë i Mimoza Musai ishte egjiptian dhe asokohe punonte në portin e Durrësit, qyteti edhe ku u njohën bashkë: “Me bashkëshortin tim egjyptian u njoha nëpërmjet një mikeshës sime. Bashkëshorti dinte pak gjuhën shqipe. Në 10 janar të vitit 1991, im shoq merr një document në Ambasadë që unë të udhëtoja bashkë me të. Kur erdha këtu sigurisht kishte vështirësi, por çdo vështirësi ka dhe lehtësi. Rrugëtimi në tokë të huaj ishte një sprovë e jetës sime dhe do të provonte nëse unë do e përballoja. Ishte një kulturë tjetër, por ngrohtësia që gjeta këtu më pëlqeu dhe u ndjeva shumë mirë”.

Mimoza Musai tregon për “Vizioni i Pasdites” se si nisi të mësonte gjuhën arabe: “Dikur kishim parë filmi “Fatma” dhe i thash bashkëshortit të më gjej filmat e vjetër, derisa gjeta aktoren time të preferuar. Pashë shumë filma dhe aty nisa të mësoj gjuhën arabë.”

Pas aksidentit të të shoqit vështirësitë ishin të mëdha, por përkrahja e mjekes egjiptiane e ndihmoj të ecte përpara: “Kur im shoq pësoi një aksident shumë të rëndë dhe për shumë vite mu desh të merrja një barrë të rëndë mbi vete. Ishin disa momente të vështira, por ato ditë një mjeke mu gjend pranë dhe më ofroi punë si fizioterapiste në klinikën e saj, punë që vazhdoj të bëj edhe sot me kënaqësi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 